FITIMI I NJË JETE TË TËRË
Një tregtar i suksesshëm si Ebu Bekri dinte t’i bënte mirë llogaritë para se të merrte vendime. Ai nuk mund të vinte në rrezik veten në fushën e tregtisë. Në ato ditë të pranoje Islamin dhe të ndihmoje Profetin do të thoshte të përballeshe me të gjithë botën duke filluar nga Meka. Megjithatë, Ebu Bekri shpalosi një besnikëri të pashembullt në krah të Profetit. Ai e dinte se megjithëse do të haste vështirësi dhe humbje të mëdha për shkak të këtij vendimi, shpërblimi në të ardhmen do të ishte i pamatshëm. Njëherazi, kur të tjerët zgjodhën rrugën e kundërt, devotshmëria e tij do ta ngrinte atë në një rang të tillë që do ta duartrokisnin banorët e qiejve.
Për më tepër, Allahu po u premtonte atyre që do të ndiqnin rrugën e Tij, lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën. A kishte një tregti më me përfitim se të fitoje kënaqësinë e Allahut dhe të përfitoje mëshirën e Tij të pafundme. Zgjedhja e bërë nga Ebu Bekri ishte një tregues i mendjes së tij të shkëlqyer në lidhje me tregtinë. Synimi i tij ishte të merrte përfitimin më të madh me rrezikun më të vogël.
Shënimet
- 23.Al Imran, 148.