PAQE DHE QETËSI

Brenda një kohe të shkurtër, të gjithë ata që ishin hedhur në kryengritje dhe luftonin me njëri tjetrin, ishin ndalur. Në një farë mënyre ishte vendosur rregulli. Që nga ky moment, Ebu Bekri nisi planet për të arritur një sërë objektivash afatshkurtra dhe afatgjata. Këto objektiva ishin pika të treguara nga i Dërguari i Allahut. Ebu Bekri i mblodhi të gjitha energjitë e tij për këtë qëllim dhe iu përkushtua punës natë e ditë.

Pa dyshim se mbështetësi i tij kryesor ishte Omer ibn Hatabi. Ebu Bekri caktoi Omerin për çështjet e drejtësisë. Konfliktet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet qytetarëve të Medinës silleshin përpara Omerit. Drejtësia ishte puna e Omerit dhe ai jetonte me drejtësi. Ndjeshmëria e Omerit për drejtësinë i kishte dhënë atij titullin “Faruk”, që do të thoshte “diferencuesi i drejtësisë nga padrejtësia.”

Kishte kaluar një vit dhe Omeri shkon tek Kalifi dhe kërkon të dorëzojë detyrën. Natyrisht e kishte një arsye, andaj Ebu Bekri e pyeti për arsyen. Përgjigjja e Omerit ishte shumë interesante. Ai u ankua se që nga caktimi i tij në detyrën e gjykatësit para një viti, askush nuk kishte ardhur për të kërkuar zgjidhej për ndonjë çështje.

Dëshmia e Omerit tregoi gjithashtu se njerëzit e përkushtuar sinqerisht në shërbimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij nuk shfaqnin probleme në shoqëri. Arsyeja për këtë ishte se ata kishin jetuar në epokën më të bekuar dhe po bëheshin gati të hynin në epokën tjetër më të bekuar. I Dërguari Fisnik i Allahut një herë kishte thënë:

“Njerëzit më të bekuar të të gjitha kohërave janë ata që jetuan epokën time, të ndjekur nga një tjetër dhe një tjetër.”

Shënimet

  1. 107.Muhamed Thabit, Ebu Bekr Siddik, fq.96.
  2. 108.Muslim, Sahih, 4/1962.