DY VITE TË BEKUAR

Brenda një kohe të shkurtër prej 2 vitesh si Kalif, Ebu Bekri kishte arritur të zgjidhte çështje shumë të vështira si dhe kishte vendosur bazat ligjore të shtetit që do të zbatoheshin nga Kalifët e tjerë. Arritjet e Ebu Bekrit do të reflektonin mendjen e këtij gjeniu i cili do t’i jepte lamtumirën kësaj bote sapo të përfundonte misionin e tij. Jo vetëm kishte zgjidhur disa çështje të brendshme, por gjithashtu kishte hedhur firmën e tij në shumë nisma dhe fitore që do të mundësonin përhapjen e Islamit në të gjithë botën.

Një nga këto arritje të mëdha ishte mbledhja e Kuranit në një libër të vetëm. Shqetësimi i tij filloi të rritej më shumë kur hafizët e Kuranit, ata që e dinë Kuranin përmendësh, po martirizoheshin. Për këtë ai u këshillua me Omerin për ta mbledhur Kuranin në një libër të vetëm. Omeri ishte dakord dhe ideja e tij u finalizua.

Si rezultat i shumë betejave të zhvilluara në të gjithë rajonin, Iraku u çlirua nga myslimanët, Irani u detyrua të bëjë marrëveshje, rajoni i Damaskut ishte nën territoret myslimane dhe Perandoria Bizantine ishte tundur nga themelet. Të gjitha këto ngjarje kishin ndodhur brenda 2 viteve. Asokohe, Perandoria Bizantine dhe ajo Perse ishin superfuqitë e botës dhe askush nuk kishte guxuar të përballej me to deri në kohën kur Ebu Bekri erdhi në pushtet.