NJË PROFESION NË ZË

Meka ishte një qytet i njohur për tregtinë dhe tregtarët e zotë. Kurejshët në veçanti bënin tregti me karvanë gjatë gjithë vitit në Jemen dhe në Damask. Në këto kushte, të rinjtë e Mekës qëndronin gjithë kohën nëpër tregje për të mësuar dhe marrë përvojë në tregti.

Ebu Bekri ishte një djalosh i ri që sapo kishte lënë lojërat e fëmijërisë dhe kishte filluar të ndiqte karvanët për në Jemen dhe Damask. Për të qenë tregtar i suksesshëm duhet të kishe aftësi të mira, cilësi këto që Ebu Bekri i zotëronte më shumë se kushdo. Ebu Bekri kishte lënë përshtypjen e një njeriu të besueshëm dhe të ndershëm tek ata njerëz që kishte takuar. Ai nuk e shihte udhëtimin për tregti si një aventurë, as nuk e përdorte pasurinë e tij për të shtypur të tjerët. Kështu ai ishte bërë një tregtar i njohur në të gjithë zonën. Në shumë pak kohë pasuria e Ebu Bekrit kishte arritur në dyzetmijë dirhemë.

Ebu Bekri ishte bërë i njohur jo vetëm për aftësitë në tregti, por edhe për edukatën dhe mirësjelljen. Ai shpalosi një tjetër maturi dhe seriozitet në krahasim me bashkëmoshatarët e tij. Ndryshe nga të rinjtë e tjerë, ai nuk adhuronte idhujt, nuk pinte alkool dhe nuk ishte përzier në imoralitet.

Pavarësisht se jetonte në një ambient injorance dhe shthurjeje, askush nuk mund të gjente gabimin më të vogël tek Ebu Bekri dhe as ta kritikonte atë për sjellje jo të mira. Ai ishte aq i pastër, saqë e vetmja gjë që idhujtarët nuk pëlqenin tek ai ishte besimi.

Shënimet

  1. 6.Ibn Ebi Shejbe, Musannef, 7/12 (33862).