EPISODE TË DALJES NGA FEJA
Një grup njerëzish, besimi i të cilëve ishte i dobët, e shfrytëzuan këtë rast për t’u mbledhur në një vend në periferi të Medinës, të quajtur Dhu’l Kissa. Mes tyre ishin edhe ata të cilët shkaktonin shpesh situata të tilla. Ebu Bekrit i kishin mbërritur fjalë se këta njerëz po planifikonin të shpallnin luftë në Medinë.
Ebu Bekri nuk humbi kohë, mori shpatën dhe u nis drejt atij vendi. Ai ishte aq i shqetësuar, saqë nuk i vinte re njerëzit që ndeshte rrugës. Aliu e kishte kuptuar se kjo nuk ishte një shenjë e mirë. Menjëherë iu vu pas Ebu Bekrit derisa e arriti atë. E mbërtheu kalin e Ebu Bekrit nga frerët dhe bërtiti i zemëruar:
“Ku po shkon, o Kalif i Profetit të Allahut! Më lejo të të kujtoj fjalët që Profeti të tha në ditën e Uhudit: ‘Mos na hidhëro ne duke vënë veten tënde në rrezik!’ Betohem për Allahun, se nëse të ndodh gjë sot, nuk do të ketë më rregull dhe harmoni në emër të Islamit!
Shënimet
- 101.Po aty, 2/46.