MODESTI DHE SINQERITET
Një ditë, i Dërguari i Allahut, ndërsa po mbante një predikim, papritur ndali dhe pyeti:
“A ka ndonjë midis jush që agjëron sot?”
Pas një çasti heshtjeje, Ebu Bekri u përgjigj me zë të ulët duke thënë se ai po agjëronte. I Dërguari i Allahut pyeti përsëri:
“A ka ndonjë që ka dhënë sadaka?”
Edhe kësaj here mbizotëroi heshtja e ndjekur nga zëri i turpshëm i Ebu Bekrit:
“Unë kam dhënë o i Dërguari i Allahut.” Pyetjet vazhduan:
“A ka ndonjë që ka falur një namaz xhenazeje sot?
Dukej sikur Profeti po bisedonte me një person të vetëm. Ebu Bekri përsëri u përgjigj: “Unë kam falur.” Profeti fisnik vazhdoi:
“A ka ushqyer ndonjë nga ju një njeri të uritur sot?”
Asgjë nuk ndryshoi nga më parë. Tani ishte e qartë se i Dërguari i Allahut po u bënte të njohur xhematit se kush ishte shoku i tij i dashur, Ebu Bekri. Ai e dinte se Ebu Bekri kurrë nuk do t’i përmendte këto virtyte po t’i lihej atij në dorë. Edhe një herë ai u përgjigj:
“Unë o i Dërguari i Allahut.”
Ishte momenti i fundit ku Profeti do të bënte pohimin përfundimtar. Ai u kërkoi të gjithëve të ishin dëshmitar për këto fjalë:
“Kushdo që bën të gjitha këto vepra të mira në një ditë të vetme, do të jetë i falur nga mëkatet, dhe kësodore do të meritojë Parajsën.”
Shënimet
- 70.Muslim, Sahih, 2/713.