LIDERI I PELEGRINËVE

Ishte viti i tetë i hixhretit të shenjtë. Haxhi ishte bërë sakaq një rit i detyrueshëm fetar. Profeti nuk mori pjesë në Haxhin e parë. Ai caktoi Ebu Bekrin si liderin e pelegrinëve të parë. Ata u nisën nga Medina me një grup prej 300 besimtarësh myslimanë. Ky ishte rituali i parë i Haxhit që kryhej.

Pas nisjes së tyre zbritën ajetet kuranore. Profeti Fisnik dërgoi pas tyre Aliun për t’i informuar. Sipas ajeteve të fundit të shpallura, idhujtarët dhe ateistët nuk lejoheshin të futeshin në Qabe. Gjithashtu, kësaj shtëpie adhurimi, ndërtuar vetëm për Allahun, nuk do të lejohej më t’i bëhej tavaf lakuriq. Qabeja ishte vendi i parë i adhurimit i ndërtuar për Allahun.