KUNDËRSHTIM I PAVLERË

Sigurisht, disa vendosën të notonin në ujëra të turbullt. Të pakënaqur me zgjedhjen e Ebu Bekrit si Kalif, ca individë kishin filluar tashmë të mendonin për një zgjidhje tjetër. Një grup i vogël shkoi tek Aliu dhe i thanë:

“Si mund ta lemë këtë punë në duart e individëve më të dobët të kurejshëve?”

Ata po kërkonin një mbështetje për të justifikuar kundërshtimin e tyre. Një personalitet si Aliu mund të shërbente si një sfidë edhe për Kalifin Ebu Bekr. Ata po përpiqeshin me dëshpërim të tërhiqnin vëmendjen e Aliut. Një person provokues shkoi tek Aliu dhe i tha:

“Vetëm prano të bëhesh ti Kalif dhe unë do të vij me një ushtri të madhe me kalorës dhe këmbësorë ta pushtoj Medinën. Unë do të të mbështes deri në fund.”100

Të gjitha këto tentativa kishin një qëllim të vetëm: dobësimin e Islamit nga radhët e në brendësi. Pa dyshim që kjo duhet të vihej në provë. Pasi dëgjoi të gjitha propozimet dhe sugjerimet, Aliu mori në kontroll situatën dhe tha:

“Ne kemi menduar se Ebu Bekri është personi më i aftë për këtë punë.”101

Me këtë pohim, Aliu i mbylli të gjitha dyert e përçarjeve dhe konflikteve.

Në një rast tjetër, kur Aliu ishte përballur përsëri me një propozim të tillë, ishte ndjerë aq i irrituar, saqë kishte dhënë një përgjigje të ashpër:

“I Dërguari i Allahut e urdhëroi Ebu Bekrin të drejtonte namazin! Unë nuk mungoja, por isha në mes tyre! Nuk isha i sëmurë, por i shëndetshëm! Nëse ai do të dëshironte që unë të drejtoja namazin, do të më kishte urdhëruar! Nga vështrimi hyjnor, Allahu dhe i Dërguari i Tij ishin të kënaqur me të, kështu që nga këndvështrimi jonë, ne duhet të jemi të kënaqur gjithashtu.”

Ky pohim i prerë i kishte vënë vulën të gjitha pretendimeve për ata që ishin në kundërshtim me vendimin. Pas kësaj, Aliu shkoi tek Ebu Bekri dhe i dha besën.

Shënimet

  1. 93.Taberi, Tarih, 2/237.100 Po aty.101 Po aty.
  2. 94.Ebu Xhafer Taberi, Rijadu Nadira, 2/177.