PARATHËNIE
Njeriu është përgjegjës për detyrat që Allahu i Plotfuqishëm dhe i Dërguari i Tij i ngarkojnë, pavarësisht nga pozita që ai ka në shoqëri. Së bashku me namazet ditore, agjërimin, zekatin dhe kryerjen e Haxhit, vepra të tilla si, të ndash bukuritë e besimit me të tjerët, t’i paralajmërosh ata për rrugët e gabuara, t’i udhëzosh ata në rrugën e lumturisë së përjetshme dhe të përpiqesh të ndërtosh një jetë sociale në të cilën fryjnë puhizat e Parajsës përmes një atmosfere hyjnore, mund të konsiderohen gjithashtu si obligime fetare. Kjo do të thotë se të ftuarit e njerëzve në rrugën e drejtë është detyrë e çdo myslimani, pavarësisht nga gjinia, pozita, apo dhuntitë personale të karakterit.
Në lidhje me këtë, Ebu Bekri radijallahu anhu, mund të merret shembull si njeriu që arriti majat midis Sahabëve. Që nga çasti kur u takua me Profetin Fisnik paqja qoftë mbi Të!, Ebu Bekri u bë një model për njerëzimin. Historia magjepsëse e jetës së tij fillon në tregun e qytetit. Një jetë në përpjekje të pandërprerë e cila do ta ngrinte atë në rangun e Kalifit. Këmbëngulja, qëndrueshmëria dhe lavdia e Ebu Bekrit shërben si burim frymëzimi për të gjithë myslimanët e sotëm.
Të japësh të gjithë pasurinë në rrugën e Allahut në kohë të vështira, tregon një sakrificë të paimitueshme. Për më tepër, ta dorëzosh jetën tënde të çmuar në emër të Atij që jep jetë, është një virtyt që të nderon me përjetësinë. Ata të cilët arrijnë nivele të tilla të virtytit do të jenë të mbrojtur nga gërryerja shpirtërore e kohës. Gjithashtu, ata do të lundrojnë drejt hapësirave magjepsëse të
10 EBU BEKRI
dhuruara nga Zotëruesi i Vërtetë i kohës dhe i hapësirës. Si mund të fitohet një nder i tillë? Në këtë libër do të lexoni një jetë që shërben si shembull. Le të përfitojmë të gjithë nga jeta e Ebu Bekrit, simbolit të besnikërisë!