MËKËMBËSIT DHE PERIUDHA E ZGJERIMIT
Tanimë, për Medinën po fillonte një periudhë shumë më ndryshe. Ishin zënë në gojë edhe rreziqet e mundshme që mund të vinin prej Mekës, megjithëse kishin bërë një marrëveshje, duke gjetur saora një mundësi për t’u treguar diçka për Islamin edhe atyre që nuk kishin asnjëfarë dijenie për të. Zaten ishin mekasit ata që i kishin filluar të gjitha betejat gjer më sot, gjë kjo që i bënte ata përherë shkaktarët e çdo ngatërrese. Asnjëherë më parë nuk kishin gjetur ndonjë mundësi më të volitshme për ta përhapur fjalën hyjnore, e cila ishte po aq e nevojshme për ta sa ç’janë uji dhe ajri. Ata nuk e kishin pasur asnjëherë një mundësi kaq të mirë. Mirëpo qëllimi parësor i çdo besimtari duhet të ishte ngopja e çdo zemre të etur për emrin e Allahut, duke u mësuar atyre sa më shumë gjëra për ta.
Me Hudejbijen po niste edhe periudha e ngadhënjimit të Mekës. Sepse, kësodore, njerëzit do të kishin më tepër mundësi për ta njohur më nga afër Islamin. Kjo lehtësi u vinte pikërisht prej të qenit në paqe. Do të gjendeshin rrugë të reja mes Medinës dhe Mekës, dhe rrugë të reja mes Mekës dhe Medinës, ndërmjet të cilave do të bëheshin udhëtime të njëpasnjëshme.
Profeti ynë do ta përdorte më së miri këtë mundësi për të ndihmuar zemrat të etura për besim. Edhe sahabët do t’i këshillonte pikërisht në këtë drejtim. Tashmë ishte koha për ngadhënjim të zemrave, qoftë nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. Ai nuk ishte profet vetëm për një grup të caktuar njerëzish, por për mbarë njerëzimin. E Ai po ua jepte atyre këtë mundësi vetëm në saje të marrëveshjes së Hudejbijes.
Kishin kaluar plot gjashtë vjet prej migrimit. Edhe pak dhe do të hynin në të shtatin. Resulullahu i mblodhi një ditë sahabët rreth vetes, dhe pasi e lavdëroi dhe përshëndeti Allahun (xh.sh.), u tha:
O njerëz! Nuk ka dyshim që Allahu më nisi mua si mëshirë për mbarë njerëzimin. Allahu veproftë edhe me ju me mëshirë, që ta kryeni siç duhet atë që Ai kërkon prej jush! Unë do t’i nis disa prej jush si mëkëmbës për te sovranët e disa vendeve. Mos veproni siç bënë apostujt e Isait të nderura, duke më mohuar!
Edhe sahabët ishin të habitur. Si ishte e mundur që apostujt të kishin mohuar profetin e tyre?
Unë dua prej jush, pasi edhe ai i pati ftuar ata që të bënin atë që u kërkonte ai nën dritën e revelacionit hyjnor. Mirëpo ata që ishin caktuar për në vende të largëta nuk kishin pranuar, duke bërë siç iu kërkua vetëm ata që ishin caktuar nëpër vendet e afërta. Ndërkaq Isai (a.s.) pati hapur duart, dhe pati filluar të lutej:
O Zoti im! Unë ia transmetova apostujve të mi ato që më urdhërove Ti, mirëpo ata dolën kundër fjalës sime.
Këtyre fjalëve, Allahu iu përgjigj:
Me ta do të merrem Unë, – ia reveloi Ai. Ditën tjetër, secili prej tyre u ngrit duke ditur të fliste gjuhën e vendit përkatës ku do të shkonte. Kur shkuan për tek Isai (a.s.), ai u tha:
Ja, siç e shihni kjo është një çështje e caktuar nga Allahu. Andaj ecni pa humbur aspak kohë.
I Dërguari i Allahut për diç po i përgatiste sahabët e Tij me këto fjalë. Sepse kauza e Tij nuk ishte si ajo e Isait që përfshinte vetëm një gjeografi të caktuar, por i përfshinte të gjithë. Andaj, sahabët e Tij duhet të përpiqeshin më tepër se apostujt, duke mos treguar asnjë mangësi në respektin karshi të Dërguarit të Allahut paqja qoftë mbi Të. Dhe zaten ashtu do të ndodhte. Sahabët, pasi i dëgjuan fjalët e Tij, thanë:
O i Dërguari i Allahut! Ne i betohemi Allahut se Ty nuk të kundërshtojmë kurrë! Dërgona atje ku të duash! Ne do ta bëjmë atë që na urdhëron Ti pa u lëkundur fare!
Resulullahu, kur i pa sahabët që ishin përgatitur kaq mirë, duke marrë një përgjigje të prerë, zgjodhi disa prej tyre dhe filloi t’i dërgonte pranë të parëve të fiseve, prijësve të vendeve të caktuara dhe mbretërve. I shkruante një kartë, dhe me të niste edhe nga një prej sahabëve të Tij. Për sahabët ky ishte një tjetër shkak për t’u gëzuar. Kur dëgjuan se do të niste letra tashmë vetëm për Bizantin, Persinë dhe Etiopinë, u shqetësuan paksa në fillim, por edhe këtë shqetësim nuk duruan dot pa e ndarë me Të:
O i Dërguari i Allahut! Ata nuk i lexojnë letrat që u nisen nëse ato nuk kanë vulë sipër.
Kishin të drejtë. Nga ky aspekt ishte shumë i rëndësishëm njohja
e bashkëbiseduesit, andaj që të mos përballeshe menjëherë me një përgjigje të papëlqyeshme, duheshin plotësuar disa kushte të tyret, kështu që Profeti ynë i dashur porositi t’i përgatisnin një unazë argjendi. Në pjesën e sipërme të hapur të unazës shkroi në tri rreshta: Muhamed... Resul... Allah. Këndej e tutje, në të gjitha letrat që do të niseshin, do të ishte edhe kjo shenjë e ngjitur.
I Dërguari i Allahut thirri gjashtë sahabë gjatë asaj dite, dhe secilin prej tyre e nisi në nga një vend të ndryshëm. Me këtë detyrë do të shkonin, Amr ibni Umeje për te Nexhashiu në Etiopi, Dihjetul Kelbi për te Herakliu i Bizantit, dhe Hatëb ibni Ebi Beltean për te perandori i Egjiptit dhe Mesdheut, Mukaukisi; Abdullah ibni Hudhafetu Sehmi u nis për te perandori i Persisë, Kisra; Selit ibni Amri u nis për te sundimtari i Jemames, Heuze ibni Aliu; Shuxha ibni Uehbi për te sundimtari i tokave të Dimeshkut, Harith ibni Ebi Shemiri.
Tashmë ishte kapur mundësia më e mirë për të bërë paqe. Resulullahu paqja qoftë mbi Të po niste mëkëmbës në të katër anët e Tij për të kumtuar të vërtetën e Islamit, e për ta zgjeruar gjeografinë akoma edhe më shumë. Vepronte me aq kujdes, saqë dukej sikur donte të thoshte se edhe sekonda po të humbiste, do të ishte e dëmshme. Donte t’i zhdukte të gjitha pengesat që ekzistonin që gjithë njerëzit të mund të bëheshin robër të Allahut (xh.xh.). Zaten, si detyrë e profetit që do të vinte në Ahirzaman, Ai po e kryente detyrën e Tij më së miri.
Edhe mëkëmbësit e të Dërguarit të Allahut përbënin po aq rëndësi sa edhe letrat e nisura për nga ana e kumtimit. U përgjigjeshin pyetjeve që u pyeteshin, dhe duke ua kuptuar botën e tyre të mendimit dhe atë shpirtërore, u flisnin me një gjuhë që të mund t’i kuptonin, duke i ndarë edhe me ta të vërtetat që kishin mësuar gjer më sot. Tashmë koha ishte koha e hapjes së dritës së ardhur në Hira edhe nëpër vende të largëta gjeografikisht.
Patjetër që jo të gjithë ata që u ishte dërguar letër erdhën të pranonin Islamin. Ndërsa disa prej tyre pranonin Islamin pasi merrnin letrën e të Dërguarit të Allahut, disa të tjerë këmbëngulnin në mohimin e tyre, rrinin në vend-numëro, duke humbur kësisoj mundësinë për të hipur në anijen ku kapiten ishte i Dërguari i Allahut. Vetëm se me një ndryshim. Me ndryshimin se të vërtetën po e shihnin edhe ata që nuk e pranonin se Ai që i shkonte më së tepërmi fjala në Mekë ishte
Resulullahu. Edhe në lëvizjen më të vogël, kishte filluar të llogaritej edhe i Dërguari i Allahut, duke u kthyer në një strategji më se të përdorur, që të merrej në fillim parasysh edhe ajo që kishte menduar i Dërguari i Allahut. Duke u dëgjuar me vëmendje prej të gjithë besimtarëve, Muhamedi ishte kthyer në një prej autoriteteve më të rëndësishme të rruzullit.
Shënimet
- 263.Salihi, Subulu’l Huda uer-Reshad, 11/344, 372