NJË LLOGARI NGA E KALUARA
Në mes të myslimanëve vërehej një ndryshim aq rrënjësor mes dje dhe sot, sa ç’është largësia mes Lindjes dhe Perëndimit. Xhebraili (a.s.) zbriti edhe njëherë për të bërë qartësimin e çështjes, duke rrëfyer edhe njëherë një histori të së shkuarës:
- Kur ndonjërit prej tyre u thuhet: “U bëre me vajzë.”, fytyra i nxihet e turfullon. Duke u turpëruar prej këtij lajmi të keq, fillojnë të fshihen prej të afërmve dhe fqinjëve të tyre. Kur mbi krye ia beh një fatkeqësi e tillë, ata mendojnë se, po tani ç’do të bëjnë? Ta lënë të jetojë si një krijesë e përçmuar, e që do të shtyhet mënjanë prej çdokujt, apo ta varrosnin në tokë ashtu siç ishte. Shihni me kujdes, sa keq që gjykonin, dhe çfarë vendimesh të shëmtuara që merrnin.
Në ç’gjendje që e katandiste injoranca njeriun! Kjo çështje qëndronte ende e freskët në mendjen e të gjithëve. Ekzistonte ende në mendjen e disa njerëzve që nuk ia kishin arritur dot që të dilnin prej moçalit të injorancës. Disa prej pamundësisë ekonomike, disa të tjerë se do të parapëlqenin më tepër një djalë, sesa një vajzë, i shpallte luftë kësaj të fundit, derisa kishte raste që kjo përmbyllej me vrasjen makabre të foshnjës. Sa vendime të shëmtuara, dhe sa të këqija.
Shiheni se në ç’skuta që e fut injoranca njeriun. Çështja ishte ende kaq e pastër për mendjen e të gjithë atyre njerëzve. Madje po të merreshin disa njerëz që nuk ishin shpëtuar ende prej injorancës, këto veprime vepronin ende. Disa i vrisnin prej frikës se mos nuk i ushqenin dot, disa të tjerë se nuk ua pranonte krenaria, e shumë arsye të tjera që i shtynin deri në kanibalizmat më të egra.
Ajeti e quante atë veç pjesë të historisë së shkuar, duke ua bërë të ditur gjithë botës se sa i egër mund të bëhet një njeri që humb ekuilibrin e nevojshëm.
Pa kaluar shumë kohë, njëri prej atyre që kishin pirë prej sherbetit të besimit u afrua pranë të Dërguarit të Allahut. Dukej që se ç’kishte një mërzi që e shqetësonte përbrenda. Donte të thoshte diçka. Por ç’e do se nuk po e mblidhte dot gjithë trimërinë e nevojshme, derisa një çast kapi një shikim të përshtatshëm prej Resulullahut (s.a.s.):
O i Dërguari i Allahut!
Ndërkohë që i Dërguari i Allahut ishte bërë gati që ta dëgjonte.
Ne jemi ata njerëzit e epokës së injorancës. Ne jemi nga ata njerëz që kemi vrarë edhe fëmijët tanë, duke adhuruar shumë zota të kotë.
Dukej qartë se ato që do të thoshte do të linin një ndikim të thellë. Fjalët i thoshte të përgjysmuara.
Edhe unë kisha një vajzë. Një ditë, pasi nuk po i duroja dot trysnitë që më ushtronte injoranca, e thirra vajzën. Erdhi duke vrapuar. U gëzua aq shumë. Nuk isha interesuar asnjëherë për të. E mora dhe e çova pranë një pusi që e dija ku ndodhej. Teksa po luante ashtu me dheun, pranë grykës së pusit, i dhashë një të shtyrë. Teksa po binte, u dëgjua të klithte: “Babush! Babush!”. E gjithë kënaqësia m’u kthye në pikëllim. I Dërguari i Allahut filloi të qante. Qante aq shumë saqë filloi t’i lagej krejt mjekra prej lotëve. Një tjetër sahab që e pa se sa u pikëllua i Dërguari i Allahut, u çua që ta ndalonte të vazhdonte më tej:
Çfarë po bën more?! E mbyte në pikëllim Resulullahun!
Resulullahu nuk ishte i të njëjtit mendim. Diçka po thoshte me shenja.
Lëre të qetë! Sepse ai po gjykon një gabim të madh që ka bërë në të shkuarën, - e mandej u kthye nga ai burrë.
A m’i tregon edhe njëherë të gjitha ato që na rrëfeve deri më tani?
Ai filloi të rrëfente edhe njëherë. Trishtimi sa vinte e shtohej më tepër. Të Dërguarit të të dërguarve nuk i kishin ngelur më lot për të qarë. I ishin tharë ata përrenj të syve.
Mos të keni as dyshimin më të vogël, se Allahu ka për t’jua falur të gjitha gabimet që keni bërë në epokën e injorancës, për aq kohë sa do të jeni robërit e Tij të devotshëm.
Ai njeri kishte zbrazur një gabim tijin, e sakaq kishte marrë një përgjigje qetësuese nga një gjuhë e veçantë. Po jepte fjalën se nuk do të kryente më vepra të atilla, aq të shëmtuara. Ja, pikërisht këtu ndërhyri edhe njëherë i Dërguari i Allahut, dhe i tha: - Eja tani, nise gjithçka prej fillimit.
Shënimet
- 106.Nahl, 16/58-9
- 107.En’am, 6/101; Isra, 17/31
- 108.Alusi, Ruhu’l-Meani, 14/169; Darimi, Sunen, 1/14