PARATHËNIE
Nuk ka dyshim, se nga dita në ditë, Bota në zhvillim dhe përparim të vazhdueshëm, po e ndien sa vjen e më tepër nevojën që njerëzimi ka për Të, si dhe për vlerat e mesazheve të atij Sigurie të Njerëzimit. Profeti ynë, Arsyeja e Krenarisë së Universit, që fton çdokënd në rrethin e tij nga thellësia e zemrës; me mesazhet jetëdhënëse na thërret të gjithë ne në klimën e Tij të magjishme, që teksa ndërtojmë këtë botë, të ndërtojmë njëkohësisht edhe jetën e përtejme.
Ai (s.a.s) është zotëruesi i mesazhit universal që ngërthen çdokënd. Flamurin e ka të gjerë, saqë mund të mbledhë krejt njerëzimin nën vete; një jetë 23 vjeçare kumtimi, plot e përplot me shembuj për të hyrë në hijen e paqtë të këtij flamuri. Ato që përfaqësohen nga imami që Ai caktoi, madje duke u falur pas tij, si dhe ai djaloshi trim, të cilit i dha flamurin teksa e ndiente se po i jepte lamtumirën kësaj bote, mbartin një vlerë krejt të veçantë e të paçmueshme. Çdo zemër që i beson Atij përshpirtshëm, sot, për t’u bërë një Usame që përpiqet ta mbajë të gjallë këtë amanet; të lexosh jetën e tij të pastër dhe të kthjellët kristal, pasi ta njohësh edhe ta jetosh, dhe njëkohësisht duke e jetuar, të rigjallërohesh prej dëshirës që edhe të tjerët ta kthejnë atë jetë në praktikë të jetëve të tyre, kërkon një seriozitet të një lloji të veçantë e të paçmuar. Sa më shumë ta njohim Atë, aq më të lumtur; sa më nga afër ta njohim, aq më të qetë shpirtërisht, dhe përsëri, aq më shumë të jemi të lidhur me mënyrën e Tij (s.a.s) të të jetuarit, aq më fatlumë fillojmë dhe e ndiejmë veten.
Andaj, sot, ne; kemi nevojë për libra që të na tregojnë misionin e Profetit tonë, Muhamedit (a.s.), si një njeri në mesin e shoqërisë, që të na e rigjallërojnë edhe njëherë Të Dashurin tonë përpara nesh me të gjitha sjelljet e Tij, që të na e përbashkësojnë kohën e atëhershme me bashkëkohësinë, sikur të ishin të njëkohëta, si dhe që të mund të na japin një vetëdije historike me sjelljet, vendimet, veprimet, fjalët dhe rrëfimet e Tij (s.a.s) dhe Sahabëve të nderuar.
Ja pra, libri që tashmë keni në duar, është përfundimi material i një dëshire të këtillë, për të mund t’i mbledhur në një libër të gjitha vuajtje-dëshirat e mësipërme. Në mes radhëve të këtij libri, i cili i largohet paksa traditës së derimëtanishme të Sijerit, e cila karakterizohet nga vendosja e theksit më së tepërmi mbi luftërat e zhvilluara, do të gjeni jetën aq domethënëse të Krenarisë së Njerëzimit, që mundohet t’i mbështjellë të gjithë në ngrohtësinë që fal dhembshuria e Tij. Do të jeni edhe njëherë dëshmitarë se si Ai nuk u soll dhunshëm as me ata që i thurën kurthe për ta vrarë. Do të lexoni, se megjithëse 15 vitet e para të kumtimit i kaloi në mes të trysnive dhe torturave, Ai kurrë nuk devijoi nga rruga e tolerancës dhe e mirëkuptimit. Që tregonte kujdes të imët edhe për Ebu Lehebin, teksa nuk kishte vdekur ende, si edhe për Ebu Xhehlin që shëtiste ngado; do të shihni se si detyra sublime i thërriste Ebu Bekrin, Omerin, Osmanin, Aliun, dhe gjithë të tjerët që vinin zinxhir, nga pas, në rrugën e tyre.
Në këtë vepër është përdorur një gjuhë e gjallë, stil i rrjedhshëm dhe një rrëfim realist; Kjo vepër është një përmbledhje e dy vëllimeve të gjera, të botuara më parë nga shtëpia botuese “IŞIK” me të njëjtin titull, “Mbret i pashoq i fronit të zemrave: Profeti ynë, Muhamedi (s.a.s)”, e cila i paraqitet lexuesit për lehtësi përfitimi prej saj. Falënderojmë dhe lusim Zotin (xh.xh.) që kjo vepër, e cila është ngjizur ndër ndjenja që mundohen të mbyllin hapësirat dhe largësitë me “kohën e lumturisë”, të bëhet ndihmëse që ne, dhe të gjithë të përfitojmë prej ndërmjetësimit të Të Parit Mbret të Fundit të krijuar për të gjithë ne në ditën e Gjykimit.