FORMIMI I NJË LIDHJEJE TË RE
Kishin kaluar dy vite që prej migrimit në Medinë dhe i Dërguari Fisnik po përgatiste terrenin për të martuar vajzën e tij të dashur Fatimen, me Aliun, me vëllanë e tij në besim, mbështetësin e afërt, dhe me nxënësin e tij të dashur. Një nga shokët e të Dërguarit Fisnik dëgjoi se një tjetër sahab kishte ndër mend të kërkonte dorën e vajzës së Tij. Pa një pa dy, ai erdhi te Aliu dhe e inkurajoi të kërkonte dorën e Fatimes, duke thënë se ai e meritonte atë vajzë më shumë se çdokush tjetër. Mirëpo, Aliu nuk kishte pasuri të mjaftueshme për t’u martuar me vajzën e dashur të Profetit.
“Si mund të martohem me të, kur unë nuk kam asgjë?”, - argumentonte ai.
Shoku i mençur, i cili mund ta parashikonte rezultatin, nguli këmbë:
“Ti vetëm shko! Ai do të ta japë pëlqimin e Tij për këtë martesë.”
Kush nuk do të dëshironte të kishte krushqi me të Dërguarin e Zotit? A mund ta hidhte ndonjëri poshtë mundësinë për të marrë për grua Fatimen, aq më tepër kur ajo ngjante me të atin në gjithçka, në mënyrën si ulej, si fliste, si ecte? Aliu u skuq me ndrojtje pasi nuk mund t’i refuzonte më këshillat e shokut. Ai vendosi ta vizitonte Profetin, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Të. Por, teksa u përball me figurën e madhërishme të Profetit, atë e mbuluan një valë djersësh të ftohta turpi.
Dukej sikur Aliut i kishte ikur gjuha. Mbreti i botëve mori situatën në kontroll pasi kuptoi diçka nga zëri i Aliut: “Pse je këtu? Të nevojitet gjësendi?”, - pyeti Ai.
Aliu nuk ishte në gjendje ta shfrytëzonte këtë mundësi të artë që iu dha. Edhe një herë tjetër, ai uli kokën me druajtje. Parapëlqeu të qëndronte i heshtur, teksa i Dërguari Fisnik kuptoi që duhej të ishte më i hapur.
“Kam një parandjenjë se ke ardhur të kërkosh dorën e Fatimes për martesë, o Ali”, - tha Ai me ton të butë.
Aliu u turpërua edhe më, sa nuk mundi të thoshte asgjë. Megjithatë, ai dëshironte të martohej me Fatimen, dhe nuk kishte se si të qëndronte aty pa i kthyer përgjigje pyetjes së Profetit. Krejt turp, ai ngriti kokën për as një minutë të plotë dhe butësisht tha:
“Po!”.
Profeti Fisnik nuk donte ta bënte më me turp Aliun dhe e pyeti:
“Ke ndonjë gjë për të dhënë si mehër?”
Kush mund të arrijë një lumturi të tillë në jetë? Ishte e qartë që Profeti kishte dhënë pëlqimin e tij për kërkesën. Por kërkesës për mehër, Aliu iu përgjigj: “Jo”. Kjo ishte plotësisht e vërtetë. Ai kurrë nuk ishte përpjekur të grumbullonte pasuri për këtë botë. Ai kishte një objektiv në jetë: të përçonte mesazhin e Profetit Fisnik në çdo shpirt e në çdo zemër. Ai ia kishte dedikuar jetën misionit të personit që për të ishte më i afërt se një prind. Edhe i Dërguari i Zotit ishte në dijeni të gjendjes financiare të Aliut, por mehri ishte një obligim fetar.
Zgjidhja po ashtu do të vinte nga i Dërguari Fisnik teksa pyeti:
“Çfarë ke bërë me parzmoren që të kam dhënë?”
Natyrisht, Aliu e kishte ende në zotërim parzmoren. Pa më të voglin dyshim, i Dërguari Fisnik donte që kjo martesë të kryhej, dhe ai do ta kryente vetë ceremoninë. Kjo kontratë martese do të vendoste themelet e një shtëpie, e cila siguroi vazhdimësinë e brezit të tij fisnik. I Dërguari i fundit i Zotit dha kështu për martesë dorën e vajzës së tij të dashur, Fatime, për një mehër si parzmorja.
Kjo ishte një martesë që zgjati për tetë vjet, deri në vdekjen e Fatimes. Pas Hatixhes, Fatimja ishte gruaja më e bekuar në tokë. Dikush mund të thotë madje se kjo ishte një martesë e kryer nga duart e Profetit Fisnik dhe shenjtëruar nga qiejt e ç’ka përtej tyre. Nga kjo martesë e bekuar erdhën në jetë tre djem të quajtur Hasan, Hysen dhe Muhsin (i cili vdiq gjatë lindjes), dhe dy vajza të quajtura Zejneb dhe Umu Kulthum. I Dërguari i Zotit, Aliu dhe Fatimja ishin tre njerëz që ia kishin dedikuar jetët e tyre Zotit. Nuk është e vështirë të parashikohet jeta familjare e këtyre tre individëve shembullorë! Kjo familje padyshim përbën një model për të gjitha familjet besimtare!
Ata jetuan në kushte të njëjta me shumicën e sahabëve të Profetit, dhe i duruan vështirësitë nëpërmjet harmonisë që mbizotëronte në besimin e zemrave të tyre. Vajza e dashur e Profetit i bënte e vetme të gjitha punët e shtëpisë, dhe nga rrotullimi i mullirit me duart e saj, ato i ishin mbushur me kallo. Aliu ishte vërtet i shqetësuar për të, pasi ajo kryente të gjitha punët e përditshme, por as ai nuk ishte në situatë të ndryshme, pasi punonte fort për të fituar jetesën; Ai caktonte datat dhe nxirrte ujë nga pusi. Shpesh, ai do të vinte në shtëpi me plagë e të çara gjithandej në duar.
Një ditë, Aliu dëgjoi se robërit e luftës ishin sjellë në Medinë. Shkoi tek i Dërguari i Zotit dhe i kërkoi një shërbëtor që të ndihmonte Fatimen në shtëpi. I Dërguari Fisnik nuk ishte i kënaqur me kërkesën e Aliut, pasi pjesëtarët e grupit udhëheqës supozohej se ishin liderë edhe në durimin e mjerimit dhe të vështirësive. Ata nuk duhej t’i dorëzoheshin rehatisë tërheqëse të kësaj bote kalimtare. Kjo nënkuptonte bërjen e një jete të vështirë, por të qetë nëpërmjet përkujtimit të Zotit, dhe pa dyshim që kjo ishte më e mirë se kërkimi i shërbëtorëve. Prandaj, i Dërguari Fisnik u sugjeron të dyve:
“Me të hyrë në shtrat, thoni “Subhanallah” 33 herë, “Elhamdulil’lah” 33 herë dhe “Allahu Ekber” 34 herë. Kjo është më e mirë për ju se një shërbëtor”
Shënimet
- 24.Mehri është shuma e parave apo pasurisë që duhet t’i paguhet nuses, kusht i detyrueshëm për martesën në Islam. Ndryshe nga prika, të cilën e sjell nusja në martesë, mehri i jepet nuses nga ana e dhëndrit.
- 25.Ibn Hanbel, Musned, 1/80 (603)
- 26.Buhari, 3/1133 (2945).