Aliu0%

Parathënie

Aliu (r.a.)

Pothuajse të gjithë idealistët frymëzohen nga heronjtë e tyre dhe formësojnë identitetet e veta duke u përpjekur të imitojnë veprimet dhe sjelljet e këtyre heronjve. Natyrisht, në varësi të personit të marrë si model, imitimi mund të ketë ndikim pozitiv ose negativ. Parë nga ky këndvështrim, është e mundur të parashikosh zhvillimin e karakterit të një personi duke u nisur nga modeli i heroit që ai ka.

Aliu, heroi i shquar i shpirtit të futuvetit, shfaqet si njeri model për të gjithë heronjtë vetë-sakrifikues të shumëpritur nga bota e së nesërmes. Ky personalitet perfekt ishte kultivuar nga dora e mjeshtërit të të gjithë mjeshtërve. Ai nuk ishte vetëm një simbol i guximit dhe trimërisë, por gjithashtu një personalitet udhëheqës në thellësitë e botëve metafizike dhe shpirtërore.

Madje e dhe sot, ata që përballen me sfidat me të vështira, me fatkeqësitë që derdhen mbi ta, nuk do të kenë më nevojë për ngushëllime. Ata do t’i harrojnë problemet dhe barrët e tyre sapo të rrëmojnë në jetën e Aliut, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, për të dëshmuar atë që ai ka duruar.

Ndërtimi i themeleve të reja në emër të drejtësisë dhe në një kohë ku terreni është bërë edhe më i rrëshqitshëm mund të arrihet vetëm nga ata që zotërojnë zgjuarsinë e tij.

Këtu është historia e jetës së jashtëzakonshme të një heroi model.

Shënimet

  1. 1.Futuvet, rrjedh nga feta’ (riosh), termi futuuet është bërë simbol i rezistimit kundër djallit dhe të ligës, dhe simbol i trimërisë në përpjekjen për shërbim të sinqertë ndaj Zotit. Futuveti është një përzierje virtytesh, të tilla si dashamirësia, bujaria, modestia, dëlirësia, besueshmëria, besnikëria, butësia, dituria, nënshtrimi dhe devocioni. Për këtë arsye ajo është një luftë e patrembur kundër tiranisë, dhe mbi të gjitha është dashuri e mëshirë. Do të thotë të vendosësh të tjerët mbi veten, të qenit zemërgjerë dhe altruist; është vetësakrifikim, imunitet ndaj zhgënjimit, tolerimi i të metave të njerëzve të tjerë.