JETA E SAHABËVE
A
liu i nderuar është personi i parë që të vjen ndërmend në mes të sahabëve të Profetit tonë të dashur (s.a.s.) kur përmendet trimëria. Mirëpo, të thuash se ishte veç shembull i guximit dhe trimërisë është t’ia pakësosh vlerat në shumë pakogjë. Me artikulimin e emrit të tij artikulohet njëherazi dhe çdo përmbajtje e thellësive në botën shpirtërore të një njeriu.
Ky nxënës i Vulës së Profetëve, i cili ishte gjithashtu një anëtar i njënjëshëm dhe hallka e parë në zinxhirin e familjes së të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), ishte në fakt aq i afërm me Profetin, saqë i Dërguari Fisnik, njëherë i pat thënë: “Ti je prej meje, e poashtu unë jam prej teje”. Shprehja kaq qartazi e kësaj afërsie, përveç kuptimit të saj të fjalëpërfjalshëm, i ngarkonte atij një detyrë të përballjes me sprova të vazhdueshme, përgjegjësi e llogaridhënie nga më të vështirat. Ndonëse ishte sprovuar me tragjeditë më të vështira dhe brengat më të mëdha në jetë, ai e dëshmoi këtë thellësi dhe pjekuri të paepur në besim duke e jetuar çdo grimëçast të jetës së tij në majat më të larta të përshpirtshmërisë. Vetë nevoja e përhershme që mbart metafizika e çdo njeriu për të lexuar, hulumtuar, madje rendur pas yllnajës së njerëzve më të rrallë e të pashembullzueshëm për së dyti, e bëri të domosdoshëm botimin, ashtu si tani leximin prej lexuesit që kërkon të njihet me një tjetër yll të asaj yllnaje sahabësh.