I DËRGUARI I ALLAHUT E SHPALL ALIUN VËLLA
Me të mbërritur në Medinë, i Dërguari i Zotit vendosi të shpallte çdo migrues nga Meka, të quajtur muhaxhir, vëlla të një myslimani nga Medinës, të cilët ishin quajtur Ensar. Secili ishte vëllazëruar me një, mirëpo nuk kishte ngelur asnjë që të bëhej vëlla me Aliun. Ai ndjehej aq i trishtuar, saqë shkoi fill e iu hap Profetit Fisnik paqja dhe bekimi qofshin mbi Të. Luani trim po qante me ngashërim, porsi fëmijë. Për më tepër, ai po ia shfaqte hapur zhgënjimin Profetit, teksa i tha:
“Ju i shpallët të gjithë vëllezër, kurse unë ende nuk kam një të tillë”.
E ku ta dinte ai se do të ishte më fatlumi nga të gjithë. Vëllai i tij do të shpallej më i besuari i të gjitha qenieve njerëzore, i Dërguari i Zotit paqja e Allahut qoftë mbi Të. Pikë së pari i Dërguari Fisnik e ngushëlloi; i vendosi dorën mbi supe dhe e përqafoi. Më tej, në sy të të gjithëve tha:
“O Ali! Unë jam vëllai yt në këtë botën dhe në botën pas kësaj.”
Trishtimi i Aliut u zhduk atypëraty; tashmë ai ishte një njeri i lakmuar nga të gjithë. E si mund të mos e kishin zili? Përveç shumë virtyteve që zotëronte, tashmë ai ishte shpallur vëlla i Profetit.
Shënimet
- 19.Ibn Sa’d, Tabakatu’l Kubra, 3/21.