LUANI I BEDRIT
Armiqësia hakmarrëse e idhujtarëve dukej se nuk do të mbaronte kurrë. Ata bënin plane fuqimisht për të shkatërruar myslimanët, të cilët i kishin lënë t’u shkasin nga duart gjatë kohës së migrimit në vitin 622. Më në fund, rrugët e tyre u kryqëzuan në Bedër. Deri në atë ditë, i Plotfuqishmi nuk kishte dhënë asnjëherë leje për të luftuar; myslimanët ishin detyruar të vetëpërmbaheshin. Të paktën tani kishin leje për të luftuar dhe ditët në të cilat vetëm mund të mbroheshin kishin marrë fund. Megjithëse, teknikisht ata ende do të ishin duke mbrojtur veten, këtë herë, sidoqoftë, mbrojtja do të kryhej në fushën e betejës.
Dy ushtritë u ndeshën afër puseve të Bedrit. Aliu Zoti qoftë i kënaqur me të ishte mes atyre pak burrave që u futën në dyluftim të parët. Aliu veproi me shpejtësi të pabesueshme dhe Uelidi, armiku i Zotit, ra përdhe. Triumfi i Aliut e rriti tejmase moralin dhe e entuziazmoi krejt ushtrinë që ishte fortifikuar me bekimin hyjnor.
I Dërguari i Zotit e donte aq shumë Aliun, saqë edhe kur e nisi në beteja larg vendit, ai e kujtonte kushëririn e tij dhe i lutej Zotit të gjithëmëshirshëm:
“O Allah! Mos ma merr shpirtin pa e parë Aliun përsëri!”
Një ditë, teksa Profeti u ul duke u mbështetur në muret e Medinës, iu tha se personi që do të vinte pas Ebu Bekrit dhe Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me ta, do të përgëzohet me Xhenet. Papritur ai dëgjoi disa hapa, dhe duke kuptuar që dikush po afrohej, u lut:
“O Allah! Qoftë vullneti Yt, që ai të jetë Aliu!”
Profeti dëshiroi parajsën për Aliun, dhe në të vërtetë, personi që po vinte ishte Aliu, djali i Ebu Talibit.
Shënimet
- 20.Ibn Ebi Shejbe, Musannaf, 6/351 (31952).