Rijaja e rëndë dhe e madhe
Kur robi i bën ibadet Allahut, në vend që ta bëjë këtë për hir të Allahut, e bën për të fituar admirimin dhe lëvdatat e njerëzve, kemi të bëjmë me rija të rëndë ose të madhe. Kështu, Profeti Muhamed
(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Në bindjen ndaj Allahut mos dëshiro njerëzit!” Gjendja e tre njerëzve të përmendur më sipër përbën një shembull për këtë. Edhe ata, në vend që të dëshironin admirimin e Allahut, dëshironin admirimin e njerëzve. E pra kjo, në sytë e Allahut, është diçka shumë e keqe. Në një tjetër hadith, Profeti ynë i dashur ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, atij që ka bërë rija i bëzahet në sy të të gjitha krijesave: O mëkatar! O njeri mashtrues! Ibadetet e tua shkuan kot, sevapet t’u fshinë! Shko e kërkoje sevapin tek ata për të cilët ke bërë ibadet!” Sipas hadithit të përmendur më sipër për tre njerëzit, Profeti ynë i dashur, duke prekur mbi gju Ebu Hurejren, i thotë: “O Eba Hurejre! Në Ditën e Kiametit, këta janë njerëzit e parë me të cilët Allahu do të ndezë zjarrin e Xhehenemit.” Në vështrimin e Allahut, kjo është rijaja më e madhe.
Në një hadith të transmetuar nga Sheddat bin Eusi, Profeti ynë (paqja qoftë mbi të!) thotë: “Më e frikshmja e gjërave për të cilat trembem për umetin tim është rijaja.” Sërish Sheddat bin Eusi rrëfen: “Një ditë, e pashë Profetin duke qarë. Kur e pyeta për arsyen, më dha këtë përgjigje: ‘Kam frikë për umetin tim për një vepër: shirkun... Por umeti im nuk do t’u falet idhujve, diellit, hënës, gurit etj... Mirëpo do të fusin rija në veprat e tyre. E pra kjo është më e frikshmja e gjërave që u trembem.”43
Shënimet
- 32.Buhari, Tefsiru sure, 3; Ebu Davud, Vesaja, 3; Nesai, Vesaja, 3.
- 33.Ibn Ebi Dunjai, në veprën me titull “Es-Sunnetu ue’l-Ihlas”, e trasnmeton këtë pa e dhënë emrin e sahabit. Për variante të ndryshme shih: el-Iraki, el-Mugni, III, 294.
- 34.Tirmidhi, Zuhd, 48.
- 35.Tirmidhi, Hudud, 24, Fiten, 59; Ibn Maxhe, Hudud, 12; Musned, I, 22 43 Musned, IV, 24, 126.