Të këshilluarit e të Dërguarit të Allahut me bashkëshortet

I Dërguari i Allahut, përveçse me sahabët, ulej e bisedonte edhe me bashkëshortet. Ai, si një shok i mirë, diskutonte me to për çështjet më serioze. Profeti, në të vërtetë, nuk kishte nevojë të këshillohej me askënd, sepse Ai mbështetej prej zbulesës hyjnore. Mirëpo Ai dëshironte t’i mësonte diçka umetit të vet. Me këtë mënyrë të të vepruarit prej tij, gratë do të njihnin një pozitë të lartë, krejt të kundërt me gjendjen në të cilin kishin qenë gjer në atë kohë. I Dërguari i Allahut, edhe në këtë rast, e niste praktikën në familjen e vet.