Respekti për prindërit

Prindërit janë dy qenie të shenjta që njeriu duke t’u shprehë më shumë respekt se cilësdo krijesë tjetër. Ai që tregohet i mangët në respektin ndaj tyre, i është kundërvënë Zotit. Ata që keqtrajtojnë

prindërit do të përballen edhe vetë me keqtrajtim. Që nga çasti kur njeriu nisi ekzistencën si një qenie e gjallë më e vogël, ai është zhvilluar gjatë gjithë kohës si një barrë në krahët të prindërve. Në këto kushte, as që është e mundur të shprehet me fjalë as dhembshuria e dashuria e nënës dhe e babait për fëmijët, as kufiri i shqetësimeve e i vuajtjeve të tyre për ta.

Ata që e njohin vlerën e prindërve dhe i konsiderojnë ata si mjet për të arritur mëshirën hyjnore, janë fatlumë edhe në këtë botë, edhe në jetën e përjetshme. Ata që e konsiderojnë ekzistencën e prindërve si barrë, që mërziten e bezdisen prej tyre, s’janë veçse disa fatzinj që i pret ndëshkim i rëndë.

Njeriu, në përpjesëtim të drejtë me atë që tregohet respektues ndaj prindërve, vlerësohet si respektues edhe ndaj Krijuesit të vet. Kush nuk i vlerëson prindërit, nuk ka respekt as për Allahun. Mirëpo në ditët e sotme vërehet një dukuri e çuditshme, që jo vetëm ata që nuk e respektojnë Allahun, por edhe ata që mëtojnë se e duan Atë, nuk mbeten prapa në kryelartësinë ndaj prindërve të tyre.

Veçanërisht nënat, në këtë botë janë qenie me orientim nga ahireti. Me rolin dhe vuajtjet që u takojnë në krijimin e Allahut, kundrejt vështirësive e shqetësimeve me të cilat përballen, ato janë shprehja më e qartë e kësaj të vërtete. Për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë që të hulumtohet gjerësisht e hollësisht. Mjafton të shihet se ç’heqin ato gjatë gjithë jetës së tyre.

Islami u ka kushtuar rëndësi të veçantë familjes dhe prindërve, që janë shtyllë e saj. Duke pohuar se një shoqëri do të jetë e shëndoshë vetëm nëse përbëhet prej familjesh të shëndosha, në lidhje me çështjen në fjalë janë parashtruar një numër parimesh të rëndësishme. Krahas përmendjes së hakut të prindërve menjëherë pas hakut të Allahut, edhe Xheneti është vlerësuar se shtrihet nën këmbët e nënave.

Allahu i Madhëruar urdhëron e thotë kështu: “Thuaj: “Ejani, t’u lexoj se çfarë ju ka ndaluar Zoti juaj. Mos i shoqëroni Atij ortakë, tregohuni të mirësishëm ndaj prindërve.” (Enam, 151) “Ne i urdhëruam njeriut që të tregojë mirësi ndaj prindërve. Nëna e tij e mbarti atë me vështirësi dhe e lindi me vështirësi. Mbartja e ndërprerja e qumështit zgjatën së basku tridhjetë tridhjetë muaj.” (Ahkaf, 15) “Të më falënderosh Mua dhe t’u jesh mirënjohës prindërve. Rikthimi është tek Unë.” (Lukman, 14)

Më të afërtit e njeriut janë prindërit. Sikurse në çdo të mirë, edhe në duatë tona duhet t’u njohim përparësi atyre. Kjo gjen shprehje kështu në Kuranin e Shenjtë: “O Zoti im! Në ditën që do të jepet llogari për veprat, më fal mua, prindërit dhe besimtarët!” (Ibrahim, 41) Kjo do të thotë se pas vetvetes, njeriu ka prindërit. Në të vërtetë, kjo çështje është shprehje e të qenit njeri, e të qenit një qenie që ushqen ndjenja njerëzore. E në fakt, një njeri që është vërtet njeri u qan hallet dhe merr pjesë në gëzimet e njerëzve nga rrethi më i afërt deri te më të largëtit. Një tjetër çështje është edhe kjo: sikurse lutja për falje e fëmijëve në lidhje me prindërit gjen pranim, ashtu edhe falënderimi e mirënjohja e tij për të mirat që i sjellin prindërit është e vlefshme. Pra, nëse një njeri nuk ka qenë në gjendje të jetë një bir a bijë e mirë për prindërit, ajo që i mbetet të bëjë është kjo: ta përdorë gjuhën e tij në të mirë të tyre e të lutet: “O Allahu im! Nga mirënjohja, përkujtimi e pendesa ime ndaj Teje përfitofshin ata!” Kështu, Sulejmani (a.s.) e ka bërë këtë duke shprehur këto fjalë: “O Zoti im, më mundëso që të falënderoj për të mirat që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe më mundëso, gjithashtu, që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen!” (Neml, 19)

Në një tjetër ajet gjenden këto shprehje: ““Zoti yt urdhëruar prerazi që të mos adhuroni tjetër veç Tij, që të silleni me mirësi ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose të dy bashkë, i ka zënë pleqëria nën kujdesin tënd, atëherë mos u thuaj atyre as: “uf!” e “oh!”, as mos u trego i vrazhdë me ta, por atyre thuaju fjalë të ëmbla. Dhe në shenjë bamirësie, shtrije përulësisht e me respekt dorën ndaj tyre dhe thuaj: “O Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur unë isha i vogël!” (Isra, 23-24)

Këto ajete, Said Nursi i komenton kështu:

“O i pakujdesshëm që të ka rënë të kesh në familje një nënë plakë a një baba në moshë të thyer, ndonjë sakat a invalid prej farefisnisë e vëllezërve në besim apo ndonjë të sëmurë! Shikoje e vëreje me kujdes këtë ajet fisnik; shiko se si në një ajet të vetëm përmenden

veç e veç pesë shtresa të dhembshurisë së prindërve të tu. Po, po! E vërteta më e lartë në këtë botë është dhembshuria e dashuria e etërve dhe e nënave ndaj fëmijëve të tyre. E në qoftë kështu, çdo bir që s’ka pushuar së qeni njeri e që s’është kthyer ne një përbindësh, atyre miqve të nderuar, besnikë e të sakrificës u dhuron dashuri dhe u ngazëllen zemrat. Xhaxhai dhe halla janë në hukmin e babës; tezja dhe daja në hukmin e nënës.

E pra, ta dish e ta kuptosh se ç’pashpirtësi është që të bezdisesh prej trupave të bekuar të atyre të moshuarve dhe t’ u dëshirosh atyre vdekjen! Po, po! Të dëshirosh humbjen e jetës së atyre që jetën e tyre ia flijuan jetës tënde, sa mizori e shëmtuar e sa e pashpirt që është, kuptoje!

O njeri i zënë veç me shqetësimin e sigurimit të jetesës! Ta dish se shtylla e begatisë, mjeti i mëshirës dhe mburoja prej fatkeqësisë në familjen tënde janë ata pleq që të duken si barrë apo ata të afërm të verbër a sakatë. Kurrsesi mos thuaj: “Jam ngushtë me të ardhurat, nuk ia dal dot.” Sepse po të mos ishte bereqeti i ardhur prej tyre, pa dyshim që ngushtësia e të ardhurave të tua do të ishte edhe më e madhe. Besoma mua këtë të vërtetë! Di plot argumente të padiskutueshme këtë dhe mund të të bind edhe ty. Por duke qenë se nuk dua ta zgjas shumë, po ta pres shkurt. Mjaftohu me kaq sa po të them. Bëj be se kjo e vërtet është aq e padiskutueshme, saqë edhe egoja dhe shejtani im janë dorëzuar para saj. Një e vërtete që ia del të thyejë egon time dhe t’i mbyllë gojën shejtanit tim, ti duhet t’i zësh besë. Po, pra! Me dëshminë e gjithësisë, Krijuesi i Gjithëfuqishëm e Bujar, që është skajshmërisht Bamirës, Mëshirues, i Dhembshur e i Gjithëhirshëm, sikurse kur nis të vegjlit për në këtë jetë, u dërgon fort hijshëm nga pas edhe mjetet e jetesës e ua bën që t’u rrjedhin në gojë prej çezmës së gjinjve bujarë, edhe më të vjetërve, që janë më të denjë e më në nevojë për mëshirë e dhembshuri sesa foshnjat, ua dërgon rrizkun në formën e bereqetit. Të ushqyerit e tyre nuk ua ngarkon njerëzve grykës e koprracë. “Pa dyshim, dhuruesi i mjeteve të jetesës është vetëm Allahu, i Gjithëfuqishmi.” (Dharijat, 58) “Sa e sa gjallesa ka që nuk janë në gjendje ta sigurojnë vetë jetesën. Edhe atyre, edhe juve jua dhuron mjetet e jetesës Allahu.” (Ankebut, 60) Sikurse shprehen këto ajete, ashtu edhe të gjitha llojet e qenieve të gjalla, me gjuhën e gjendjes së tyre, e shqiptojnë këtë të vërtetë të bekuar. Madje jo vetëm të afërmit e moshuar, por edhe disa krijesa të tjera, si për shembull macet, që u janë dhuruar njerëzve si miq e që e sjellin rrizkun e tyre brenda rrizkut të njerëzve, na mbërrijnë me këtë rrizk të tyre në formën e bereqetit. Ja një histori që e përforcon këtë mendim dhe që kam pasur rastin ta dëshmoj me sytë e mi: miqtë e mi të afërt e dinë se dy-tri vite më parë çdo ditë kisha një racion të caktuar prej një gjysmë buke çdo ditë. Në atë fshat buka qe e vogël, ndaj dhe shpesh ai racion mua nuk më mjaftonte. Pastaj më erdhën si mysafire katër mace. Po ai racion na dilte edhe mua, edhe atyre. Madje shpeshherë edhe tepronte. E pra kur kjo gjendje u bë e vazhdueshme, më bindi se unë po përfitoja prej bereqetit të maceve. Me një mënyrë të prerë, po e pohoj: ata nuk i kisha barrë; madje jo ato prej meje, por unë përfitoja prej mirësisë që sillnin ato.

O njeri! Kur një krijesë me pamjen e një kafshe i vjen njeriut në shtëpi si mysafir dhe bëhet shkak që atij t’i zbresin begati e bereqet, atëherë kur më të nderuarat e krijesave e më të përsosurit e njerëzve, ithtarë të besimit që, për më tepër meritojnë më të madhin respekt e dhembshuri për shkak të të qenit të moshuar, të pafuqishëm, të sëmurë, e mes këtyre të moshuarve të pafuqishëm e të sëmurë të afërm e mes këtyre të afërmve e njerëzve të gjakut nëna e babai, që janë miqtë më të vërtetë e të dashurit më të besës, kalojnë pleqërinë në një familje, me misterin “Nëse nuk do të ishin të moshuarit belkërrusur, të ligat do të binin si rrebesh mbi ju”, llogarite vetë se në ç’masë ata sjellin begati e mirësi e në ç’masë bëhen shkak për dëbimin e fatkeqësive prej asaj shtëpie.

E pra, o njeri! Vëri gishtin kokës. Në mos vdeksh, edhe ti do të plakesh. “Ndëshkimi është në llojin e gabimit të bërë.” Sipas kësaj të fshehte, nëse ti nuk tregon respekt e nderim ndaj prindërve të tu, edhe fëmijët e tu nuk do të të respektojnë. Në e daç botën tjetër, ja tek e ke një thesar të çmuar; shërbeju e fito kënaqësinë e tyre. Ne e daç këtë botë, sërish bëji ata të kënaqur, në mënyrë që për shkak të tyre jeta jote të kalojë e qetë dhe të gëzosh bereqet. Përndryshe, nëse ndihesh i bezdisur prej tyre, nëse u dëshiron vdekjen dhe ua lëndon zemrën e tyre të butë e aq të ndjeshme, bëhet jotja e fshehta “edhe në këtë jetë, edhe në jetën tjetër dolën të humbur”. Në e daç mëshirën e të Gjithëmëshirshmit, atëherë trego mëshirë ndaj

porosive të të Gjithëmëshirshmit, ndaj amaneteve që Ai ka lënë në shtëpinë tënde.

Ndër vëllezërit e mi të Ahiretit ishte një njeri që ia thoshin emrin Mustafa Çaush. Edhe në çështje të Fesë, edhe në çështje të kësaj jete, vëreja se gëzonte begati e sukses. Nuk ia dija të fshehtën. Më pas mësova se arsyeja e atij suksesi ishte se ai njeri i kishte kuptuar mirë të drejtat e nënës e të babait dhe ato të drejta i kishte respektuar plotësisht. Për këtë arsye, kishte gjetur qetësi e mirësi. Dashtë Zoti që edhe në jetën tjetër të ketë gëzuar mirësi. Kush dëshiron të jetë fatlumë, duhet t’i ngjajë atij. Profeti ynë i madh, që ka thënë: “Parajsa është nën këmbët e nënave tuaja”, gëzoftë paqe e mëshirë prej Allahut!

Në lidhje me këtë çështje ka edhe shumë hadithe. Po mjaftohemi duke sjellë në kujtesë disa prej tyre.

Profeti ynë, një ditë, tha: “Turp për të, turp për të, turp për të!” Kur e pyetën: “Turp për kë?”, dha këtë përgjigje: “Për atë që megjithëse ka jetuar me të dy prindërit apo me njërin, nuk ia del të hyjë në Xhenet.” “Kënaqësia e Allahut është kënaqësia e babait. Pakënaqësia e Allahut, gjithashtu, është pakënaqësia e babait.”127 “Babai është porta qendrore e Parajsës. Në daç hiq dorë prej saj, në daç ruaje e gëzoje atë.”

Profeti ynë i radhit kështu të drejtat e mbetura të prindërve pas vdekjes së tyre: “Të lutesh për ta, t’i kërkosh Allahut faljen e tyre për mëkatet e tyre, t’ua zbatosh amanetet, të ruash e të forcosh marrëdhëniet me farefisninë që ke përmes tyre dhe t’ua respektosh miqtë.”

Shënimet

  1. 101.Veç kësaj, të shohen edhe këto ajete (sure/ajet): 2/83, 133, 233; 4/22, 23, 33, 36, 134; 6/151; 9/24113, 114; 16/78; 17/23, 24; 19/14; 26/86; 27/19; 29/8; 31/14, 15; 33/6, 53; 39/6; 46/15, 17, 18; 65/6, 7.
  2. 102.Ebu Ja’la, Musned, 11/511; Munavî; Fejdu’l-Kadir, 1/266
  3. 103.Fejdu’l-Kadir, III, 361.
  4. 104.B. S. Nursî, Mektubât, 259.
  5. 105.Muslim, Birr, 9; Tirmidhi, Daavat, 110. 127 Tirmidhi, Birr, 3.
  6. 106.Tirmidhi, Birr, 3
  7. 107.Ebu Davud, Edeb, 129; Ibn Maxhe, Edeb, 2.