Vdekja e të birit, Ibrahimit
Në një rast tjetër, kur humbi jetën Ibrahimi, biri që ai kishte me Nënën tonë, Marien, sytë e këtij heroi që ishte përballur me aq shumë ngjarje e që kishte kapërcyer gjithçka, u mbushën me lot. E mori fëmijën në kraharor, e mbajti në gji dhe e stolisi dhembjen me lotët e vet. Atyre që ishin të pranishëm dhe, të habitur prej pamjes, e panë me çudi, u tha: “Zemra është e hidhëruar, sytë qajnë. Por tjetër gjë veç asaj që ka urdhëruar e thënë Allahu, veç asaj që ka caktuar Allahu, nuk mundemi të themi.”106 Po, po! Ai ishte më i mëshirshmi e më i dhembshuri ndër njerëzit.
I Dërguari i Allahut ishte kurdoherë i butë, por për njëfarë kohe, armiqtë e Tij nuk i kishin krijuar asnjë mundësi që ta shprehte butësinë e vet. Armiqtë gjithmonë e kishin tendosur atmosferën me të, duke e detyruar që Ai t’u kundërpërgjigjej me ashpërsi. Në fakt, gjithmonë gaboheshin, sepse ai nuk kishte aspak për qëllim ashpërsinë.