Allahu është me ne
I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), në shpellën e Theurit, gjatë hixhretit të vyer, shfaqi një prej shembujve të pashoq të guximit. Thueri është një shpellë në një majë që edhe të rinjtë mezi do të mund të ngjiteshin. Mirëpo Ai, pavarësisht se ishte pesëdhjetetre vjeç, u ngjit në majë, duke e nderuar, kështu, këtë shpellë me një vlerë mbi çdo vlerë tjetër. Ndërsa politeistët e Mekës, bridhnin mu pranë grykës së shpellës, Hz. Ebu Bekri, vetëm për shkak të shqetësimit që ndiente për Profetin, u mbush me shqetësim dhe u zverdh e u zbeh në fytyrë. Mirëpo Kreu i Profetëve, megjithëse ndante të njëjtën atmosferë me të, nuk shprehte kurrfarë ndryshimi në buzëqeshjen që ruante në buzë. Pa shprehur kurrfarë shqetësimi, e ngushëlloi dhe e siguroi Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke i thënë: “Mos u tremb! Allahu është me ne.” (Tevbe, 40) “Ç’të mendosh për ata dy njerëz, teksa i treti ishte i tyre ishte Allahu.”