Vetëdija e ihsanit dhe serioziteti

Në hadithet e ndryshme shpjegohen shkallët e përparuara të besimit (imanit). Në një hadith, kjo shkallë e përparuar shpjegohet me shprehjen “ihsan”. Ngritja e njeriut në këtë ndërgjegje është e mundur vetëm duke braktisur karagjozllëkun. Serioziteti është shenjë e përsosjes së besimit të robit.

Në hadithin e Xhebrailit, shkalla e ihsanit tregohet si shkalla më e lartë e përfundimtare. Xhebraili erdhi pranë të Dërguarit të Allahut dhe e pyeti për imanin e më pas për Islamin. Pasi konfirmoi përgjigjet e të Dërguari të Allahut për to, pyeti më tej: “Ç’është ihsani?” Profeti i dha Atij këtë përgjigje: “Ihsan do të thotë që ta adhurosh Allahun njëlloj sikur të mund ta shihje atë. Sado që ti nuk e sheh dot atë, Ai të sheh Ty.” Por arritja e kësaj shkalle mund të realizohet vetëm me përkushtim të madh, zuhd e velajet. Së pari, njeriu duhet ta bëjë ideal të vetin arritjen e asaj pike. Më pas, duhet të provojë një nga një rrugët që të çojnë tek ajo.

“Malajani”, do të thotë që njeriu të angazhohet në gjëra që s’i interesojnë atij në asnjë rast e që nuk i sjellin kurrfarë dobie as për të sotmen, as për të nesërmen e vet. Me të tilla gjëra ai nuk i sjell dot dobi vetes, as familjes dhe as kombit të vet. E pra, ai që i arrin bukuritë e Islamit, në të njëjtën kohë është larguar prej karagjozllëkut. Njeriu gjithmonë duhet të angazhohet në çështje të larta e të mëdha. Çdo çështje me të cilën merret duhet të jetë e dobishme si për të, ashtu edhe për familjen dhe për shoqërinë e tij. Në një këndvështrim, përshkrimi i të qenit njeri serioz është ky.

Shënimet

  1. 84.102 Buhari, Iman, 37; Muslim, Iman, 1.