Mosteprimi në lëvdata
Mendimi pozitiv paraprak dhe dëshmia e mirë në lidhje me njerëzit ka përmasa të caktuara. Për shembull, nëse themi fjalë lëvduese për një njeri, ai mund të mos jetë i pjekur sa ç’duhet për t’i asimiluar ato, ndaj edhe mund të rrezikojë të bëhet arrogant ose të mashtrohet prej të tjerëve. Dhe kjo, sipas shprehjes së Profetit, do të thotë që ta dëmtosh rëndë atë njeri. Atëherë, ajo që kemi për detyrë është që, krahas mendimit të mirë që duhet të ushqejmë për gjithkënd, të mos i ngarkojmë të tjerët me më shumë lëvdata nga ç’u takojnë dhe të mos japim garanci të plota karshi Allahut (xh.xh.) për ta. Po, nganjëherë, duke ushqyer mendim të mirë në përmasa më të mëdha nga sa është e drejtë, japim garanci përpara Allahut (xh.xh.) për njerëzit; ndërsa nganjëherë, duke u thurur lavde të tepërta, i bëjmë arrogantë e mendjemëdhenj. Në këtë mënyrë, mendimi i mirë paraprak ndonjëherë mund të jetë i dëmshëm për individin përkatës, sidomos nëse ai nuk ka mbërritur një pjekuri të
caktuar që do ta ndihmonte ta përvetësonte siç duhet këtë mendim të mirë...
Shënimet
- 44.Buhari, Shehadât, 16, Edeb, 54; Muslim, Zuhd, 65; Ebu Davud, Edeb, 9.