Llogaridhënia e qytetërimit
Te “Tabuja e re” do të vëreni të shprehur se ku të çon adhurimi i teknologjisë, që e sorrollat njeriun bashkëkohor drejt një qorrsokaku pa fund a pa krye: “Perëndimori, që deri dje ngritjen e duarve drejt Krijuesit me njëmijë e një emocione e shihte si një zinxhir që ia lidhte njeriut duart, duke mos e lejuar që ai të përfitonte prej mirësive të kësaj bote; përkundër zinxhirit imagjinar të vjetër, si pasojë e të cilit njerëzit e shkëputën çdo lloj marrëdhënieje me zemrën, ata nisën të ndiejnë në ndërgjegjje peshën prej flake të kularit të vërtetë prej njëmijë hallkash.”
Jo vetëm kaq, por ka edhe shumë pasoja të dëmshme që një qëndrim veçanësisht reaksionar dhe pasiv ka në botën e fantazisë, janë të shpjeguara te “Hidhërimi me shkenën dhe teknologjinë”: “Ka disa njerëz, të cilët besojnë se administrimi i botës sipas shkencës ka për të shkaktuar shndërrimin e njeriut në makinë, duke e kthyer shoqërinë njerëzore në një shoqëri thneglash, dhe do të sillte shumë fatkeqësi; kjo nuk është aspak e vërtetë. Ashtu siç nuk ekziston një e shkuar pa dije dhe shkencë, po ashtu as që mund të mendohet një e ardhme pa to. Rezultati i çdo gjëje është i lidhur ngushtësisht me shkencën dhe, pa të, bota nuk mund të ketë asgjë se çfarë t’i japë njeriut.”
“Kësisoj, në vend se të ushqejmë armiqësi ndaj prurjeve të shkencës dhe teknikës, do të ishte më mirë që ato t’i organizonim asisoj që synimi i tyre të jetë lumturia e njerëzimit. Sepse, sot, kjo është çështja më e madhe që ka të bëjë me njeriun. Përndryshe do të ishte e pamundur që të kundërshtohej ky shekull i hapësirës, apo që nga mendja e njeriut të sotëm të mund të fshihej mendimi i atomit.”
Ndërsa në shkrimin e titulluar “Një komb në rendin botëror”, shohim të jenë shprehur shumë mendime të çmuara rreth pozicionit që ne kemi në botë, si edhe për përzgjedhjen që ne kemi bërë tashmë në emër të qytetërimit:
“Edhe njëherë po ndiejmë mall për atë popull që mund të bëhet edhe njëherë faktor i ekuilibrit, të cilin ne e shkatërruam vetë me duart tona, në një kohë kur nga Lindja në Perëndim po kryhen gjithfarë poshtërsish, kur viktima shihet shtrembër dhe i padrejti duartrokitet; kur supershtetet janë gati që ta dorëzojnë të gjithë rruzullin në duart e anarkisë dhe ngado mbizotërojnë veç mosmarrëveshjet dhe kryengritjet... Sepse ky popull nuk u zhduk asnjëherë tërësej. Edhe nëse ngjan i mbërthyer nga shumë probleme, atij i lipset frymuar ringjallje,
që të mund të rimëkëmbet... Në të kundërt, kjo gjendje në të cilën gjendemi, e cila më së shumti ngjan me luftërat e përgjakshme, ka gjasa që të shndërrohet në gjëra të frikshme më serioze dhe shqetësuese.”
“Prandaj edhe nismëtarët që i kanë ngarkuar vetes detyrën e ringjalljes së këtij populli dhe përgatitjen për krijimin e një bote fare të re, duhet të sigurojnë njëherë kontaktin e tij me historinë dhe rrënjët shpirtërore të veta, para se të përfshihen në kryengritje dhe ndërtime të pavetëdijshme për sa i përket së shkuarës.”
Poende, në shkrimet “Udhëtimi i marrëzisë” dhe “Ne veç kemi qarë” renditen dëmet që sjell lidhja e popullit tonë, i cili i kishte falur dhe trashëguar shumë vlera të larta njerëzimit, si bisht, pas qytetërimit perëndimor, pikërisht atëherë kur dolën në pah dhe u shfaqën hapur, si dobësia, ashtu edhe mjerimi i qytetërimit perëndimor, i cili për shumë kohë me radhë është konsideruar si etalon i shkallës së qytetërimit të një shoqërie.
Sot, kur ne, si popull, kemi nevojë më shumë se kurrë për vlerat e çmuara dhe këshillat e vyera të shprehura kaq pastërtisht në këto shkrime, lutja më e madhe që kemi ndaj Atij që është Pritësi dhe Zotëruesi i lutjeve është që ai t’i shkrijë egot dhe brezat tanë me një vetëdije të këtillë.
Prof. dr. Suat Yıldırım