Detyra parësore: Rigjelbërimi, rigjallërimi
Duhet, që zemrat e ngurtësuara dhe sytë e tharë prej kësaj fatkeqësie, t’i ujitim me “lotët, që janë pikimi pikë-pikë i mëshirës hyjnore në sytë e njeriut”.
“Lotët janë gjaku i dëshmorit, shpirtin e të cilit e mbështjellin ndenjat më fisnike, të cilat e bëjnë njeriun të preket prej madhështisë, frikës, respektit dhe dashurisë, që e lajnë enën e zemrës dhe i pastrojnë të gjitha dëshirat e mjerueshme që mund të gjenden aty.” Ata që e nënvlerësojnë të qarit dhe mallëngjimin e të tjerëve dhe – mjerë ata! – që e urrejnë atë, të mos e pandehin këtë për një thirrje të mëshirës së sëmurë.
“Lotët janë dëshmitarët e delikatesës së shpirtit. Njeriu delikat është ai njeri që e lan fytyrën me lot. Ata që nuk qajnë në shpirt, me qerpikët që nuk u njomen kurrë, nuk janë veçse disa të çudhëzuar fatkëqinj. Kjo delikatesë nuk se është ndonjë delikatesë si ajo e apostujve. Aty ku përmendet trimëria dhe guximi, ai ngurtësohet, kthehet në tunxh a hekur; merr një trajtë të pakapërcyeshme, të papërkulshme. Ja ku është ai burri i shtetit më i madh në rrethin e ngushtë të të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi Të), Omeri (radijallahu anh); i cili, tok me ashpërsinë, inatin dhe mllefin, kur gjendet pranë një njeriu me zemër të thyer zë të qajë edhe vetë si të ishte një fëmijë, i mbërthyer nga ngashërimet, duke i bërë të qajnë me gulçima edhe të tjerët që gjenden përreth.”
“Tani, o ju që e harruat të qarën e një historie të tërë! O ju të mjerë, që nuk keni asnjë vuajtje, asnjë shqetësim; ju jeni për t’ju qarë, por qeshni me veten! Ejani, të qajmë bashkë, edhe njëherë, për këtë gjendje njëshekullore të të qëndruarit pa zgjidhje në krye të këtij qorrsokaku pa anë e fund. Të qajmë për injorancën tonë. Të qajmë se nuk e kemi kuptuar se çfarë kemi humbur. Të qajmë për gjendjen tonë, që është shndërruar në një statujë të mangëssië, apo se ndjenjat tona vdiqën dhe zemra na e ka humbur rrugën. Të qajmë se do të vdesim në këtë gjendje, robër në pranga dhe nën kularin e këtij provimi të përmasave të jashtëzakonshme dhe se do të ringjallemi kështu siç do të vdesim dhe nuk do të gjejmë dot hapësirë përkrah heronjve të lavdishëm të së shkuarës, të cilët do të kalojnë në grumbuj në atë ceremoni madhështore, që do të jetë më e madhja.”