NGJARJET KRYESORE NË JETËN E HATIXHES
Për lehtësi reference, kjo është një kronologji e shkurtër e ngjarjeve kryesore në jetën e Hatixhes, referuar në këtë libër:
556 – Lindja e Hatixhes
Martesa me Ebu Halan
Lindja e djalit të parë, Hindit
Lindja e djalit të dytë, Hala
Ebu Hala vdes në luftë dhe Hatixhja trashëgon pasurinë e tij
Martesa me Atik ibn Abidin
Lindja e vajzës, Hindisë
Atik ibn Abidi vdes në luftë
Hatixhja nuk mendon të martohet përsëri dhe mbyll derën e të gjitha propozimeve
Biznesmene e pasur, Hatixhja, bën tregti ndërkombëtare në Perandoritë Romake e Perse si dhe në Gasasina, Hira dhe Damask.
595- Hatixhja kërkon personel për të drejtuar karvanin e saj në Damask
Propozimi i Ebu Talibit për të marrë Muhamed Eminin për të drejtuar karvanin
Takimi i Hatixhes me Profetin
Hatixhja dërgon shërbëtorin më të mirë, Mejseren për të shoqëruar Muhamedin gjatë udhëtimit
Kushëriri i Hatixhes, Uaraka ibn Neufeli e siguron atë se Muhamedi paqja qoftë mbi Të nuk është tjetër veçse Profeti i Shumëpritur, pasi ajo i tregon për ndodhitë që Mejsere i kishte treguar gjatë udhëtimit për tregti
Shoqja e ngushtë e Hatixhes, Nefise bint Munja i tregon Muhamedit propozimin për martesë
596- Martesa me Muhamedin paqja qoftë mbi Të
Pasi e ka vëzhguar nga afër jetën e të shoqit, Hatixhja fton në dasëm mëndeshën e tij, Halimen.
598- Lindja e djalit, Kasemit
600- Vdekja e Kasemit
600- Lindja e vajzës, Zejnebes
603- Lindja e vajzës, Rukijes
605- Lindja e vajzës, Umu Kulthumit
608- Lindja e vajzës, Fatimes
609- Muhamedi paqja qoftë mbi Të tërhiqet në majën e Malit të Dritës
610- Fillimi i Shpalljes Hyjnore në shpellën Hira në muajin e Ramazanit
Falja e parë me xhemat. Profeti fal namazin për herë të parë me Hatixhen
Thirrja e parë në Islam. Profeti fton njerëzit më të afërt të fisit në besim
612- Lindja e djalit, Abdullah
Hatixhes i vjen përshëndetje nga Allahu nëpërmjet Xhebrailit
613- Thirrje e hapur ndaj njerëzve të Mekës për të përqafuar Islamin dhe vala e parë e kundërshtimit dhe persekutimeve nga Kurejshët
Djemtë e Ebu Lehebit, Utbe dhe Utejbe i dorëzohen presioneve të Kurejshëve dhe divorcojnë vajzat e Profetit, Rukijen dhe Umu Kulthumin
615- Emigrimi i parë në Islam. Vajza e Profetit Rukija largohet për në Abisini me të shoqin, Osmanin, dhe një grup besimtarësh
616- Emigrimi i dytë në Abisini
617- Sulme të ashpra dhe vitet e bojkotit nga Kurejshët
620- Ndihma e Hakim ibn Hizamit për tezen e tij vë në lëvizje ngjarje që do të anulonin bojkotin
Bojkoti përfundon
Viti i hidhërimit. Mbështetësi më i madh i Profetit, Ebu Talibi, ndërron jetë
Hatixhja nuk merr pjesë në varrim sepse është në shtratin e vdekjes
Largimi nga jeta i Hatixhes në Mekë