PËRFUNDIM
Kjo ishte jeta e pashembullt e Hatixhes. Vendi i saj tek Allahu dhe Profeti është mëse i qartë. Por, siç e pamë, këtë vend ajo e fitoi, nuk iu dhurua. Pa dyshim se askush nuk mund të arrijë fitore të tilla pa kaluar pengesa dhe çfarëdo sprove që mund të sjellë fati.
Njerëzit fitojnë merita përmes sakrificave që bëjnë. Ata gjithashtu tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta në përballjen me fatkeqësitë, në kurajën dhe vendosmërinë për të vazhduar pa u lëkundur. Çdo kohë e vështirë gjatë historisë ka prodhuar heronjtë e vet. Hatixhja ishte një nga heronjtë e ditëve të para të Islamit. Ajo jetoi një jetë të pashoqe dhe kjo është treguar nga vetë Allahu dhe shërbëtori i tij më i dashur, Profeti Muhamed paqja qoftë mbi Të.
E si mund të ndodhte ndryshe? Ajo ishte ndihmësja dhe mbështetësja e parë, ku Profeti i Fundit do të vraponte sa herë kishte nevojë. Ajo nuk ishte vetëm në vijën e parë të frontit kur vinte puna për devotshmëri dhe sakrificë, por arriti majat e virtytit dhe fisnikërisë së shpirtit. Askush nuk mund të krahasohej me të në bujari dhe bamirësi. Sa njerëz të pasur janë gati sot të japin çdo gjë të tyren në rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij deri në pikën ku të vuajnë vetë për bukën e gojës? Është e lehtë për ta pretenduar një gjë të tillë, por kur vjen çasti i së vërtetës, heronjtë e vërtetë që mund të përballojnë kushte të tilla, të cilët do të sakrifikojnë gjithçka, janë të pakët dhe larg saj.
Pa dyshim, duke marrë parasysh atë çfarë kemi parë nga jeta
e saj, ne mund të pyesim: “A ka qëndruar dikush ndonjëherë më lart se Hatixhja? A ka parë bota një të ngjashme me të?” Historia tregon se përgjigja është në mënyrë të pamohueshme jo.
Kështu, ata që e admirojnë atë, duhet të përpiqen të bëjnë një jetë si të sajën. Në të vërtetë, nuk ka rrugë më të mirë për të fituar bekimin e Allahut dhe të Dërguarit të tij dhe për tu mbajtur mend pasi të kemi shkuar në botën e përtejme.