Format iluzive të kalimit nga majmuni në njeri

Në librat shkollorë vendosen pranë e pranë figura qeniesh pak a shumë të ngjashme kinse për të ilustruar etapat kalimtare të evolucionit: një majmun, një gjysmë majmun dhe gjysmë njeri, një qenie më afër njeriut se majmunit dhe, më në fund, një tip mashkulli evropian me moshë mesatare. Ç’mashtrim i madh! Pse jo të gjithë majmunët, por vetëm një lloj prej tyre ka pësuar një evoluim të tillë? Pastaj, pse na tregohet një mashkull në moshë të mesme e jo një femër? Si është zhvilluar evoluimi i femrës? Sa copë majmunë së bashku kanë hyrë në rrugën e evolucionit, një apo disa? Po qe se, siç pretendohet, rasti i ka bashkuar shumë majmunë në një ishull ku ata kanë evoluar në njeri, ç’e ka penguar që e njëjta rastësi të mos ndodhte paralelisht në një vend tjetër ose të mos përsëritej e njëjta gjë edhe më vonë në mënyrë të përsëritur? Mbushja e të gjitha boshllëqeve të këtij pretendimi me hipoteza dhe rastësi, me ç’kritere dhe seriozitet shkencor mund të shpjegohet? Po qe se do të tregohej i njëjti zell për argumentimin e krijimit hyjnor, a nuk do të ishte më e lehtë dhe më shkencore të bëhej një sistematizim i botës së gjallë duke u mbështetur në dijen, vullnetin dhe fuqinë hyjnore?