Ekzistenca çift
Le supozojmë se u formua me anë të evolucionit një shushunjë. Mirëpo ne shohim se jo vetëm në botën e gjallë, por edhe në botën jo të gjallë, gjërat ekzistojnë me të kundërtat e tyre. Ç’është kjo shushunjë dhe ku e ka çiftin e saj? Ata që vizatojnë tipa të sajuar për të përshkruar evoluimin e majmunit në njeri, e tregojnë njeriun me një tip perëndimor në moshë të mesme, por harrojnë të përshkruajnë edhe evoluimin e femrës. Në përgjithësi, evolucionistët nuk tregojnë se si u formua qenia e kundërt në seks (femra) e gjallesës së parë dhe ku u formua, krahas dhe pranë mashkullit, apo diku tjetër. Si e gjetën këta njëri-tjetrin dhe nga e morën “instinktin” e bashkimit seksual. Rastësi do t’u themi të gjitha këtyre? Veçanërisht, a është menduar se sa vjet do të duheshin që qindra mijëra lloje kafshësh të ndërronin lloj e të përhapeshin në shumë vende të botës?