Autotrof, heterotrof
Evolucionistët pretendojnë se gjallesat e shfaqura vetvetiu apo rastësisht, mund ta sigurojnë energjinë e nevojshme për jetën nga dielli ose reaksionet kimike. Veçanërisht pretendojnë se mund të ushqehen si ameba ose t’i formojnë vetë lëndët ushqyese që u duhen. Ata përpiqen t’i mbështesin pretendimet e tyre me tezat e ushqyerjes autotrofe (vetëushqyerje) dhe heterotrofe (ushqyerje nga jashtë). Ushqyerja autotrofe sot nuk pranohet. Reaksionet kimike që formojnë ushqim, si fotosinteza, janë dukuri shumë të komplikuara. Kur i mendojmë reaksionet e komplikuara në bimët e blerta që mund të bëjnë fotosintezë dhe enzimat që marrin pjesë në ato reaksione, shohim se veçori të tilla si vartësia mes elementëve vepron në mënyrë të përsosur.
Evolucionistët janë zënë ngushtë nga fakti që një sistem i tillë i përsosur është formuar menjëherë në kushtet e para tokësore, sepse bie në kundërshtim me pretendimet e tyre evolucioniste. Reaksione të tilla komplekse mund të përftohen vetëm në mekanizma komplekse që duhet të jenë shfaqur menjëherë, së bashku me gjallesat në mënyrë që ato të mund të prodhonin ushqimin e duhur. Mirëpo kjo është e kundërt në themel me darvinizmin, sepse sipas darvinizmit është krejt e pamundur që një mekanizëm kompleks të shfaqet menjëherë. Mendimi evolucionist e kërkon që të gjitha këto të formohen gradualisht, dalëngadalë dhe një nga një.
Kurse sipas tezës së ushqyerjes heterotrofe, për gjallesën nuk ka ushqim të gatshëm, gjallesa nuk mund ta bëjë atë vetë, prandaj duhet ta marrë prej jashtë. Por edhe kjo e bën të domosdoshme ekzistencën e mekanizmave që do të bënin të mundur zhvillimin e reaksioneve shumë të komplikuara. Ushqimi që duhet të marrë një gjallesë duhet të jetë një lëndë organike e prodhuar gjithashtu nga një gjallesë. Për rrjedhojë, çdo gjallesë ose gjallesa e parë e shfaqur do të jetë nevojtare për ekzistencën e një gjallese tjetër para saj, gjë që shkon mbrapsht në mënyrë zinxhir duke i bërë edhe gjallesat eternale, pa fillim, gjë që është absurde dhe e pamundur!