VETEKZISTENCA

Teoricienët evolucionistë, meqë nuk e shpjegojnë dot kalimin në jetë, mbahen pas rastësisë dhe vetëkrijimit qysh në krye të herës. Sipas pretendimeve të tyre, në atmosferën tonë të parë kishte shumë amoniak, metan, avuj uji dhe hidrogjen. Këta, në sajë të zbrazjeve energjetike spontane me anë të rrufeve dhe shpërthimeve vullkanike, hynë në reaksione me njëri-tjetrin dhe formuan aminoacidet. Me kohë, duke iu nënshtruar një procesi purifikimi, aminoacidet u shndërruan në proteina të cilat ranë në ujëra dhe, kështu, u shfaqën qeniet e para në formë krimbash dhe shushunjash.