Krijimi në Librin e Shenjtë
Le të flasim dy fjalë edhe për kapitullin mbi gjenezën te Dhiata e Vjetër. “Zoti e krijoi Ademin prej baltës së tokës, i fryu në hundë dhe ai u bë njeri i gjallë.” Kurse krijimi i Havasë përshkruhet kështu: “Dhe Zoti i dha Ademit një gjumë të thellë, pastaj i mori një brinjë dhe ia mbushi vendin me mish. Pastaj prej asaj brinje bëri një grua dhe ia solli Ademit!”
Si Kurani, edhe Libri i Shenjtë dhe të gjithë librat e tjerë hyjnorë bëjnë të ditur se njeriu i parë është krijuar nga Zoti prej elementëve të dheut dhe kështu besojnë të gjithë anëtarët e feve. Pra, s’është ashtu siç thonë Darvini dhe evolucionistët. Njeriu nuk e ka marrë formën e sotme duke evoluar.
Shënimet
- 11.Gjeneza, 2:7.
- 12.Gjeneza, 2:18, 21-22.