Eksperimentet e Milerit

Përkrahësit e evolucionit i përdorën eksperimentet e Milerit si argument se jeta mund të krijohet me anë të reaksioneve kimike. Mirëpo ajo çka bëri Mileri, ishte të eksperimentonte nëse mund të formohej një gjë e gjallë nga aminoacidet që zgjodhi posaçërisht nga njeriu si qenie me dije, vetëdije dhe vullnet. Në eksperimentet e tij ai pa se që të formohej gjallesë dhe ajo të mund ta vazhdonte jetën e saj, duhet t’i jepej vazhdimisht dhe në mënyrë të kontrolluar energji. Më e rëndësishmja, ishte një mekanizëm kurthi të ftohtë i përgatitur posaçërisht që i mbronte aminoacidet e zgjedhura nga copëtimi, i bashkonte bashkë dhe i grumbullonte. Nëse në aminoacidet ekziston mundësia për t’u shndërruar në gjallesë, për të përbërë truall për jetën - dhe kjo mundësi është e dhënë nga Zoti - këtë mundësi mund ta vërë në veprim njeriu si qenie me arsye, dije dhe vullnet. Kurse të pretendosh se të gjitha këto mund të ndodhin rastësisht, do të thotë të tallesh me arsyen, dijen dhe vullnetin!