Krijimi në hadithet profetike
Buhariu dhe Muslimi përcjellin njëzëri prej Ebu Hurejres se në një pjesë të një hadithi të gjatë ku tregonte për krijimin e gruas, Profeti ka thënë: “Këshillojini gratë për të mirë dhe silluni mirë me to. Ato janë krijuar prej një brinje!”
Siç duket hapur nga hadithi, Profeti nuk e lidh krijimin e gruas me evolucionin.
Në një hadith tjetër të quajtur autentik nga Ibn Ebi Hatimi dhe të përcjellë nga Ibni Asakiri me pak ndryshime, Profeti thotë kështu: “Ati juaj, Ademi, e kishte shtatin si një dru hurmaje, 60 pash të gjatë.”
I Dërguari i Allahut e paraqet Ademin si atin e parë të njerëzimit në një mënyrë aq të qartë e të prerë, sa s’lë vend për interpretim.
Ahmed b. Hanbel, Ebu Davud dhe Tirmidhi përcjellin këtë hadith prej Ebu Musa el-Esh’ariut: “Allahu mori prej gjithë faqes së tokës një grusht dhé dhe e krijoi Ademin.”
Edhe nga ky hadith kuptohet se baza e Ademit është një koncentrat i tërë dherave të tokës. Allahu e ka krijuar atë nga sinteza e këtij koncentrati.
Në një hadith tjetër të përcjellë nga Ahmed b. Hanbel prej Enesit thuhet: “Pasi e krijoi Ademin, Allahu e la për një farë kohe aq sa deshi. Iblisi e shihte Ademin dhe filloi të thurë iluzione rreth tij. Dhe kur e pa bosh, e kuptoi se nuk do të bëhej një krijesë zotëruese e vetvetes.”
Ibn Hibban dhe Bezzari, autori i një Musnedi, përcjellin këtë hadith nga Enesi: “Kur Allahu i fryu Ademit nga fryma e tij, Ademi teshtiu dhe tha pas teshtitjes, “Elhamdulil’lahi Rabbilalemin!”, “Lavdi Allahut, Zotit të botëve!” Kurse Allahu ia ktheu: “Jerhamukellah”, “Allahu të dhëntë shëndet!”
Te Buhariu lexojmë këtë rivajet: “Allahu i Lartë e krijoi Ademin sipas fytyrës së Tij (si qendër të shfaqjes së të gjithë emrave të Tij) dhe me shtat 60 pash...”
Ahmed b. Hanbel përcjell këtë hadith prej Ebu Hurejres: “Njerëzit do të hyjnë në Xhenet në gjendjen e Ademit kur u krijua. Ai ishte lakuriq, pa qime, i ri, lëkurëbardhë, me sy të shkruar, me shtatin 60 pash dhe gjerësinë e shpatullave 7 pash.”
Shënimet
- 3.Buhari, Enbija, 1; Muslim, Rada, 61-62; Darimi, Nikah, 35; Musned, 5/88.
- 4.Për kuptimin e krijimit të Hz. Havasë prej brinjës së Hz. Ademit, shih F.Gylen, Lëkundjet që solli shekulli, përkthimi shqip.
- 5.Ibni Asakir, Tarihi Dimeshk, 7/404-405. Veçanërisht shih Buhari, Istizam, 1. Në një periudhë kur sipërfaqja e tokës ishte e mbuluar me pyje dhe kur nuk ishte formuar ende popullsia njerëzore, është normale që shtati i njeriut të ketë qenë i tillë. Në gjatësinë e shtatit të njeriut ndikojnë si klima dhe kushtet e sipërfaqes, ashtu dhe dendësia e popullsisë, e cila shkakton shkurtimin e shtatit. Ndërkaq, për ta mbajtur të gjerë kuadrin e kuptimit të çështjes, është mirë të mbahet parasysh edhe interpretimi i Ibni Haldunit, i cili thotë se Ademi mund të ketë pasur këtë shtat kur ka qenë në xhennet. Allahu e di se ç’është më e drejtë! 2. Njësia e gjatësisë së pashit merret sa gjatësia e parakrahut (rreth 40 cm.).
- 6.Tirmidhi, Tefsiru sure, 1-2; Ebu Davud, Sunnet, 16; Musned, 4/400-406.
- 7.Musned, 3/152.
- 8.Hejsemi, Mevaridu’z-Zem’an, I/508; Ibn Hibban, Sahih, 14/37, 41.
- 9.Buhari, Isti’zan, 1; Enbija, 1; Muslim, Xhennet, 28; Tirmidhi, Tefsiru’l-Kuran, 94; Mustedrek, 1/132.
- 10.Musned, 2/295, 343, 415.