Marrëdhënia e njeriut me rizkun
Pyetje: Shumë shpesh dëgjojmë të thuhet se me rritjen e popullsisë globale, po pakësohet edhe ushqimi i nevojshëm për ta. Duke qenë se rizk-un e çdo fëmije të sapolindur e dërgon vetë Allahu (xhel’le xhelaluhu), cili mund të jetë shkaku i këtij pakësimi të tij?
Përgjigje: Allahu është ai që ia dërgon rizk-un çdo fëmije të sapolindur. Mirëpo rizku nuk është i atillë, si në Xhenet, që degët të varen drejt teje që t’i të marrësh ç’të duash dhe kjo është një çështje që nuk duhet keqkuptuar. Si nga Allahu, ashtu edhe nga i Dërguari i Tij, njeriut i janë mësuar shumë rrugë të nxjerrjes së rizk-ut, qoftë mbi tokë, qoftë nën të. Detyra e njeriut është që ai të përdorë siç duhet mendjen dhe vullnetin e vet që ta mendojë sigurimin e rizk-ut dhe shpërndarjen e tij në një formë sistemike. Për shembull, nëse në një vend rizk-u është i kufizuar, atëherë edhe shpërndarja e tij duhet të jetë e kufizuar.
Qëndrimi dhe botëkuptimi i sahabëve lidhur me këtë çështje ka qenë i kulluar dhe i pastër. Kur niseshin për në luftë, ata përllogaritnin njëherë mirë rrugën që do të bënin deri në fushën e betejës e mandej mendonin edhe për sasinë e ushqimit që do t’u duhej me vete. Kësisoj, nëse u takonte që të kishin me vete nga një hurmë për kokë, atëherë ata i ndanin secilit nga një hurmë në ditë. Thasët ishin plot me hurma, mirëpo ata i hanin ato një e nga një. Kështu, atyre nuk u mbaronin asnjëherë hurmat që kishin me vete. Nëse rizku përdoret kështu, në mënyrë sistematike, atëherë, në fund, do të vërehet se ai do të mjaftojë për të gjithë.
Sot kemi të bëjmë me një të vërtetë të hidhur, se në shumë vende të botës ka pllakosur mjerimi. Mirëpo shumë nga shkaqet e kësaj situate janë tashmë të ditura. 1. Mundësitë nuk përdoren në mënyrë sistemike, por, në më të shumtën e rasteve çohen dëm.
Burimet e rizk-ut në këto vende janë zaptuar dhe gjenden në duart e vetëm një grushti njerëzish, kështu që shumica e rizkut mbetet e papërdorur dhe nuk përbën dobi për askënd. Kështu që populli jeton në varfëri dhe mes nevojash nga më të ndryshme, duke jetuar një jetë të mbushur plot vuajtje.
Shumë vende kolonialiste i mbajnë burimet e këtyre vendeve në duart e tyre dhe prandaj edhe e mbajnë popullin e tyre të kolonizuar. Popullsia vendase, e mpirë dhe e sunduar nga dembelizmi, e pranon sundimin e tyre, kështu që mund të themi edhe se kemi të bëjmë me një situatë të pranuar vetë nga ata vetë. 4. Fakti që shpërdorimi dhe jeta luksoze janë shkak për mungesën e begatisë është një tjetër çështje mbi të cilën duhet ndalur me një vëmendje të veçantë. Kjo është diçka e provuar se Allahu (xh.sh.) jo rrallë herë ua ka tharë burimet e ujit shoqërive që e shpërdoronin atë që rridhte prej musllukëve të tyre. Po, shpërdorimi sjell mungesë të begatisë. Fatkeqësisht, sot, në mbarë botën, shumë gjëra të panevojshme janë shndërruar në domosdoshmëri, vetëm si pasojë e dëshirës për t’u dukur, apo nga varësia prej tyre. Kjo situatë bën që begatia dhe të mirat materiale të ikin nga duart, aq sa mund të çojë deri në rënie në mjerim të këtyre njerëzve.
Po, uria që mbizotëron sot nëpër botë – hasha – nuk vjen si pasojë e mosdhënies së rizk-ut nga ana e Allahut (xh.sh.); ajo vjen si pasojë e keqpërdorimit, mungesës së një sistemi të manaxhimit, shpërdorimit dhe e sistemeve kolonialiste. Ndaj, të gjitha fajet dhe të metat lidhur me këtë çështje i takojnë njeriut.
Krahas kësaj, njeriu, që e ka mësuar veten edhe me shumë nevoja të tjera përtej të ngrënit dhe të pirit, nëse mbetet i detyruar që të heqë dorë prej gjërave me të cilat është mësuar, mund të vdesë si pasojë e braktisjes së zakonit, ose mund t’i duhet që ta shkojë jetën në mjerim. Kur një jogi, kur e mëson veten, mund të qëndrojë edhe dyzet, tetëdhjetë ditë, madje edhe gjashtë muaj pa ngrënë asgjë. Në fakt, ajo që e vret njeriun është braktisja e zakoneve me të cilat është mësuar. Është Allahu (xhel’le xhelaluhu) që ia jep rizkun njeriut. Mirëpo, nëse njerëzit nuk shpërdorojnë, duke iu kundërvënë parimeve të Allahut, Ai nuk ka për të lënë askënd që të vdesë nga uria.
Si përfundim, njeriu duhet të besojë fort, se Allahu nuk ka për ta lënë të uritur, nëse ai do të ketë treguar gjithë përpjekjet e nevojshme që i takojnë të bëjë. Në këtë pikëpamje, gjithsekush duhet t’i bëjë vetes këto pyetje: Vallë a jemi duke derdhur gjithë mundin e nevojshëm për të pasur një rizk më të madh? A i kemi kërkuar të gjitha burimet që na janë servirur mbi apo nën tokë? A i kemi punuar të gjitha arat dhe kopshtijet tona, për t’i shndërruar ato në sipërfaqe tokash bujqësore me rendiment shumë të lartë? A i kemi pyllëzuar të gjitha sipërfaqet e zhveshura nga drurët?
Këto pyetje mund të shumohen pafundësisht. Sot ne dëgjojmë për një varg shtetesh që punojnë çdo ditë për t’i kthyer shkretëtirat në toka e kopshtije pjellore. Kanë prurë dhera pjellore nga të katër anët e botës, kanë punuar çdo pëllëmbë sipërfaqeje ranore dhe kanë filluar të mbjellin atje gjithfarë pemësh frutorë, apo jofrutorë, madje disa syresh kanë arritur edhe që t’i eksportojnë produktet e tyre. Kurse shumë vende të tjera, të cilat, për më tepër, janë fqinje me to, vazhdojnë të jetojnë mes shterpësisë së shkretëtirës.
Kështu që, edhe ne, pasi t’i kemi kryer të gjitha detyrat tona, pa dyshim që edhe Allahu ka për të na e shpërblyer me tërë mirësinë e Tij. Sepse, e vërteta është një: “Njeriut asgjë më shumë se sa mundi dhe përpjekja e tij.”
Shënimet
- 196.Hud, 11/6; Ankebut, 29/60.
- 197.Nexhm, 53/39.