DUATË QË MUND TË THUHEN NË NAMAZ
Një pjesë e duave, që na janë përcjellë nga i Dërguari i Allahut (s.a.s.) dhe që mund të thuhen në pjesë të ndryshme të namazit, janë si më poshtë:
1. Duatë që mund të thuhen në ruku
“O Zot, Ti je larg çdo të mete, atributet më të përsosura vetëm Ti i ke! Të përmend Ty, o i Patëmetë! Ti nuk ke nevojë për ortakë e ndihmës, o i Pashoqi i Lartë!”
“E përmend dhe madhëroj Zotin e Lartë e Madhështor, Zotin e botëve të dukshme e të padukshme!”
“Të përmend e të madhëroj Ty, Allahu im! Ti je larg çdo të mete! Zoti ynë, Ty të takon falënderimi! Falmë mua, Allahu im!”
“Ti je i Pastër, Ti je larg të metave dhe mangësive! Ti je i Shenjtë! Ti je
Zoti i engjëjve dhe i Shpirtit!”
“Allahu im, para Teje u përkula, Ty të besova dhe Ty t’u nënshtrova! Ti je Zoti im. Veshët e mi, sytë e mi, truri im, kockat e mia, nervat e mia dhe çdo gjë që bartin këmbët e mia i janë nënshtruar Allahut, Zotit të botëve, dhe i janë bindur Atij.”
2. Duatë që mund të thuhen kur ngrihemi nga rukuja
“O Zoti ynë, lavdia dhe falënderimi janë për Ty!”
“O Zoti ynë, falënderimi të takon Ty! Falënderime e lavdërime të shumta, të dëlira dhe të bekuara qofshin për Ty!”
“Zoti ynë, lavdi Ty sa qiejt, toka dhe ç’ka mes tyre; lavdi Ty sa të gjitha gjërat që dëshiron Ti!”
“O Zoti ynë, Ti që e meriton çdo lavdërim! Fjala më e denjë që mund të thonë robërit e Tu – të gjithë ne jemi robërit e Tu – është: ‘Allahu im, askush nuk mund të bëhet pengesë për atë që e mundëson Ti dhe askush nuk mund ta mundësojë atë që e pengon Ti. Përkarshi Teje, nuk ka famë e nder që t’i sjellë dobi të zotit të tyre.”
“Allahu im! Pastromë mua me ujë të ftohtë, dëborë dhe breshër! Allahu im, pastromë mua prej mëkateve dhe gabimeve siç pastrohet një rrobë e bardhë nga papastërtitë!”
3. Duatë që mund të thuhen në sexhde
“I madhëruar qoftë Zoti im i Lartë!”
“O Allah, o Zoti ynë! Të përmend e të lavdëroj me një lavdërim të denjë për Ty! Falmë mua, o Allahu im!”
“Allahu im! Strehohem nga zemërimi Yt po te pëlqimi Yt! Strehohem nga dënimi Yt te falja Jote! Zoti im! Strehohem nga Ti te Ti (nga ashpërsia Jote te bukuria Jote, nga zemërimi Yt te mëshira Jote)! Pranoj se jam i paaftë për të të lavdëruar Ty në masën që e lavdëron Ti Veten.”
“Allahu im! Ty të bëra sexhde, Ty të besova, tek Ti u dorëzova. Edhe fytyra ime i bën sexhde Krijuesit të saj, që e ka krijuar dhe i ka dhënë formë, që i ka vënë veshë e sy. Sa i lartë je Ti, o Allah! Ti je Ai që e ka krijuar çdo gjë në trajtën e saj më të bukur! Veshët, sytë, gjaku, mishi, kockat, nervat e mia dhe çdo gjë tjetër që bartin mbi vete këmbët e mia i janë nënshtruar Allahut, Zotit të botëve, dhe i janë bindur Atij!”
“Ti je i Pastër, Ti je larg të metave dhe mangësive! Ti je i Shenjtë! Ti je Zoti i engjëjve dhe i Shpirtit!”
“Allahu im! M’i fal të gjitha mëkatet, të vegjël e të mëdhenj, të vjetër e të rinj, të fshehtë e të hapur! E përmend dhe madhëroj Zotin e Lartë e Madhështor, Zotin e botëve të dukshme e të padukshme!”
4. Duatë që mund të thuhen mes dy sexhdeve
“Allahu im! Falmë mua, mëshiromë, më jep shëndet, më udhëzo në rrugë të drejtë, më ushqe, m’i plotëso mangësitë që kam dhe lartësomë!”
“Zoti im, më mundëso mua jo një zemër të pafat dhe mosmirënjohëse, po një zemër të pastruar prej shirkut, të dëlirë dhe të mbushur me ndjenjën e devotshmërisë!”
“Zoti im, më fal, më mëshiro, mos m’i vë re gabimet dhe mëkatet, falmi ato! Pa dyshim, Ti je i Gjithëpushtetshmi, i Nderuari dhe Bujari!”
5. Duatë që mund të thuhen në teshehud
“Allahu im! Unë i kam bërë shumë padrejtësi vetes sime; askush tjetër përveç Teje nuk mund t’i falë mëkatet. Falmë mua me një falje prej Lartësisë Tënde dhe mëshiromë! Pa dyshim, Ti je Falësi, Mëshiruesi!”
“Allahu im! Falmi të gjitha mëkatet që kam kryer, mëkatet e kohës së shkuar dhe ato të së ardhmes, ato që i kam kryer haptas dhe ato që i kam kryer tinëz, falmi edhe ato mëkate të miat që Ti i di shumë më mirë se unë! Ti je Ai që të çon para, Ti je Ai që të lë pas. Nuk ka zot tjetër përveç Teje!”
“Allahu im! Strehohem tek Ti nga vuajtja e varrit! Allahu im! Strehohem tek Ti nga fitneja e Dexhalit! Allahu im! Strehohem tek Ti nga fitneja e jetës dhe vdekjes!”
“Allahu im! Strehohem tek Ti nga vuajtja e Xhehenemit, vuajtja e varrit, fitneja e Dexhalit dhe nga fitneja e jetës dhe vdekjes! Allahu im!
Strehohem tek Ti nga borxhi dhe mëkati!”
6. Ajetet që mund të thuhen si dua në çdo pjesë të namazit
Duaja e Ademit (a.s.): “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.”
Duaja e Junusit (a.s.): “S’ka zot tjetër përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”
Duaja e Ejubit (a.s.): “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
Duaja e Musait (a.s.): “O Zoti im! Njëmend, unë i kam bërë keq vetes, andaj më fal!”
Duaja e atyre që luftojnë në rrugën e Allahut: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”
Duaja e të devotshmëve: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”
Duaja e shokëve të shpellës (As’hábi Kehf) : “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!”
Duaja për ruajtjen e drejtimit të zemrës: “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta) pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!”
7. Nga duatë e tjera të Profetit tonë (s.a.s.)
“O i Gjallë, i Përjetshëm dhe Mbajtës i gjithçkaje! Duke i besuar gjerësisë së mëshirës Tënde, kërkoj të më mëshirosh! M’i përmirëso të gjitha gjendjet e mia dhe mos më lër vetëm për vetëm me nefsin tim as sa hap e mbyll sytë!”
“Allahu im! Na e bëj të dashur imanin dhe na i zbukuro zemrat me të! Na i bëj të shëmtuar kufrin, mëkatet dhe rebelimin ndaj Teje! Na bëj ne nga robërit e Tu të drejtë!”
“Allahu im! Na mundëso arritjen e një përfundimi të bukur në të gjitha punët! Na ruaj nga poshtërsitë e dynjasë dhe vuajtjet e botës tjetër!”
“O Zoti im, nuk ka zot tjetër përveç Teje, Ti je larg çdo të mete! Allahu im! Kërkoj të më falësh mëkatin, kërkoj mëshirën Tënde. Allahu im! Shtoma dijen dhe mos lejo që, pasi të më kesh udhëzuar në rrugën e drejtë, zemra ime të rrëshqasë përsëri; më mëshiro me mëshirën Tënde; pa dyshim Ti je Dhuruesi shumë mirëbërës.”
Shënimet
- 344.Muslim, salátul musáfirín 203; Tirmidhí, salát 194; Nesáí, iftitáh 77, 78, tatbík 9, 26, 77, 86; Ibn Máxhe, ikáme 20, 179.
- 345.Ebú Dáúd, salát 147; Nesáí, tatbík 12.
- 346.Buhárí, edhán 123, 139, megází 51; tefsíru súre (110) 1; Muslim, salát 217.
- 347.Muslim, salát 223; Ebú Dáúd, salát 147; Nesáí, tatbík 11.
- 348.Nesáí, iftitah 104; Ahmed ibn Hanbel, el Musned 2/268.
- 349.Buhárí, edhán 51; Muslim, salát 28.
- 350.Buhárí, edhán 126; Muslim, mesáxhid 149.
- 351.Muslim, salátul musáfirín 201; Tirmidhí, de’auát 32; Ebú Dáúd, salát 118.
- 352.Muslim, salát 205; Ebú Dáúd, taháret 143.
- 353.Buhárí, de’auát 44; Muslim, mesáxhid 129.
- 354.Muslim, salátul musáfirín 203; Tirmidhí salát 79; Ebú Dáúd, salát 150, 153.
- 355.Buhárí, edhán 123, 139, tefsíru súre (1) 2; Muslim, salát 217.
- 356.Muslim, salát 222; Tirmidhí, de’auát 76, 113; Ebú Dáúd, salát 340.
- 357.Muslim, salát 216; Ebú Dáúd, salát 147.
- 358.Muslim, salát 223; Ebú Dáúd, salát 147; Nesáí, tatbík 11.
- 359.Muslim, salátul musáfirín 201; Ebú Dáúd, salát 118; Tirmidhí, de’auát 32.
- 360.Tirmidhí, salát 211; Ibn Máxhe, ikáme 23.
- 361.Bejhakí, Fedáilul eukát fq. 27.
- 362.Ibn Ebí Shejbe, el Musan’nef 3/420.
- 363.Buhárí, edhán 149, teuhíd 9, de’auát 16; Muslim, dhikr 47, 48.
- 364.Muslim, salátul musáfirín 201, dhikr 70; Tirmidhí, de’auát 32; Ebú Dáúd, salát 121, fedáil 358.
- 365.Buhárí, xhenáiz 86; Muslim, mesáxhid 129.
- 366.Buhárí, edhán 149; Muslim, mesáxhid 129, 134.
- 367.Surja A’ráf, ajeti 23.
- 368.Surja Enbijá’, ajeti 87.
- 369.Surja Enbijá’, ajeti 83.
- 370.Surja Kasas, ajeti 16.
- 371.Surja Ál Imrán, ajeti 147.
- 372.Surja Ál Imrán, ajeti 16.
- 373.Surja Kehf, ajeti 10.
- 374.Surja Ál Imrán, ajeti 8.
- 375.Nesáí, es’Sunenul kubrá 6/147; Bezzár, el Musned 13/49.
- 376.Ahmed ibn Hanbel, el Musned 3/424; Nesáí, es’Sunenul kubrá 6/156.
- 377.Ahmed ibn Hanbel, el Musned 4/181; Taberání, el Mu’xhemul kebír 2/33.
- 378.Ebú Dáúd, edeb 99; Nesáí, es’Sunenul kubrá 6/216; el Hákim, el Mustedrek 1/724.