AISHJA DHE DIJA
Burim dijeje për çdokënd
Nuk ishin vetëm kalifët ata që vinin tek Aishja për dije dhe informacion, një numër i madh i njerëzve e vizitonin atë shpesh, duke i konsideruar këshillat e saj, si mënyrën më të sigurt për të mësuar. Aishja ishte burimi i dijes për të gjithë. Ata që nuk kishin mundësi për ta vizituar atë, ose ia dërgonin mesazhet përmes dikujt tjetër, ose i nisnin asaj një letër.
Zijad ibni Ebu Sufjani, guvernator i Basrës dhe i Kufes gjatë kalifatit të Muavijes, i shkroi një ditë një letër për ta pyetur nëse një deklaratë e Abdullah ibni Abasit ishte e vërtetë. Abdullah ibni Abasi kishte deklaruar se personi që dërgon një kafshë për kurban në Mina, pavarësisht se nuk shkon vetë në haxh, të gjitha privimet e haxhit janë të vlefshme edhe për të deri në çastin që do të flijohet kafsha.
Aishja i shkroi:
“Kjo nuk është e vërtetë. Unë i pata përgatitur litarët për kafshët e kurbanit të të Dërguarit të Allahut paqja qoftë mbi Të dhe ai i lidhi ato me duart e veta, dhe pastaj i dërgoi në Mina me babanë tim. Deri në kohën që kafshët janë therur asgjë që ia lejonte Allahu nuk ishte e ndaluar për Të Dërguarin e Zotit!”
Disa sahabë kishin menduar se hedhja e parfumit ishte e ndaluar ndërsa kryhej rituali i haxhit, pas prerjes së flokëve dhe gjatë qëndrimit në Mina. Por Aishja nuk e konsideronte parfumin si një problem që datonte nga koha e të Dërguarit të Zotit. Kur e dëgjuan këtë nga Aishja, Abdullah ibni Abasi dhe të tjerët hoqën dorë nga kërkesat e tyre dhe vepruan ashtu siç i këshilloi Aishja.
Një ditë tjetër, ibni Abasi u gabua në një interpretim rreth heqjes së petkut të pelegrinazhit, dhe kur çështja i erdhi në vesh Aishes, ajo përsëri e zbuloi të vërtetën përmes shembujve nga jeta e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.).
Shkëmbimi i njohurive mes tyre ishte një gjë aq e natyrshme, saqë Abdullah ibn Abasi, i cili pati probleme me sytë nga fundi i jetës, pyeti Aishen se ta aplikonte trajtimin që mjekët i kishin rekomanduar, dhe nuk filloi ta përdorte atë derisa ai nuk ishte më në gjendje të kryejnë abdesin dhe namazet e përditshme. Një ditë Ebu Hurejre tha:
“Nuk mund të agjërojë dikush, i cili pasi zgjohet nga gjumi në mëngjes, vëren se i duhet të marrë gusël.”
Ndoshta ai nuk ishte i informuar për gjykimin e ri, ose mbështetej mbi informacion të dobët. Kur Ebu Bekër ibni Abdurrahmani e dëgjoi këtë, ia tregoi Abdullah ibni Harithit. Dhe pikëpyetja rreth kësaj çështjeje vazhdoi, sepse njerëzit e asaj kohe nuk e konsideronin asgjë që dëgjonin si fakt të saktë, deri sa të dëgjonin konfirmimin e saj. Kjo ndjeshmëri është vërejtur sidomos në çështjet që dukej se ishin kundër njohurive të përgjithshme. Abdullah ibni Harithi i tha të atit, i cili gjithashtu e konsideroi këtë informacion të çuditshëm. Së fundmi, ata vendosën të shkonin tek Aishja që ta sqaronin njëherë e mirë këtë keqkuptim.
Umu Selemja ishte bashkë me Aishen, ndaj u pyetën të dyja. Ato iu përgjigjën:
“Në mëngjeset, kur i Dërguari i Zotit zgjohej kështu, ai i agjëronte ato ditë.”
Çështja doli në dritë. Të dy shkuan tek guvernatori i Medinës,
Meruan ibni Hakemi për t’i treguar se si qëndronte situata. Për shkak se gjithandej po qarkullonte një informacion i pasaktë e korrigjimi i tij ishte i nevojshëm, Meruani tha:
“Është detyra juaj të shkoni dhe t’ia thoni edhe Ebu Hurejres atë që më thatë mua! Jam unë ai që po jua kërkoj një gjë të tillë.”
E lanë Meruanin aty, dhe shkuan për tek Ebu Hurejre, i cili i pyeti:
“A është e vërtetë kjo?”
Ata iu përgjigjën në mënyrë pohuese. “Nënat tona e dinë më mirë këtë gjë.” Prej atëherë e tutje, ai filloi të agjërojë në këto raste sepse ai e kishte mësuar atë nga bashkëshortet e Profetit të nderuar paqja qoftë mbi
Të.
Në një ditë tjetër, Imam Shurajhu e vizitoi Aishen, dhe shprehu shqetësimin e tij mbi diçka që i ishte thënë:
“O nëna e besimtarëve, kam dëgjuar se Ebu Hurejre ka transmetuar
një hadith prej të Dërguarit të Zotit, i cili, nëse është i vërtetë, do të thotë se ne do të jemi të gjithë në humbur.”
“Kushdo që ka humbur tashmë është i vdekur, por më thuaj, cila është arsyeja që ju shqetëson më shumë?” - pyeti Aishja.
I Dërguari i Zotit ka thënë: “Kushdo që dëshiron të bashkohet me Allahun dhe i pëlqen kjo ide, edhe Allahu dëshiron të ribashkohet me të, por kushdo i cili e konsideron ribashkimin me Allahun të padëshirueshëm, edhe Allahu e konsideron atë të padëshirueshëm. Por cili prej nesh nuk e ka frikë vdekjen dhe e konsideron atë si të padëshirueshme?”
Më vonë, Aishja e kuptoi arsyen e transformimit të Shurajhut dhe i kërkoi atij që të thotë fjalët e mëposhtme për t’i lehtësuar të gjithë besimtarët:
“Po, i Dërguari i Zotit e ka thënë këtë, por kjo nuk është siç mendoni ju. Zoti dhuroftë mëshirë mbi Ebu Hurejren, ai ju ka transmetuar fundin e hadithit, por jo fillimin. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur Zoti i Plotfuqishëm dëshiron të shpërblejë një prej robërve të Tij, i dërgon atij një engjëll në vitin që ai do të vdesë dhe i jep lajmin e mirë, duke e mbështetur atë për në botën tjetër. Në këtë mënyrë, kur engjëlli i vdekjes vjen tek ai, dhe i thotë, ‘O qenie e bindur, erdha të të shpie drejt mëshirës dhe kënaqësisë së Allahut,’ dhe i qëndron afër atij, ndaj personi ndjen padurim për të ikur nga kjo botë sa më shpejt që të jetë e mundur, e kjo nënkupton se Zoti dëshiron të bashkohet me atë rob të Tijin. Kur Allahu i Madhëruar dëshiron ta ndëshkojë ndonjë nga robërit e Tij, Ai i dërgon atij një djall në vitin e fundit të jetës dhe ky djall e kequdhëzon atë. Kur engjëlli i vdekjes vjen tek ai e i thotë, ‘O shpirt i komanduar nga e keqja, bëhu gati për mërinë dhe zemërimin e Allahut’, e në këtë çast, robi përpëlitet si gjethe dhe fillon të gulçojë. Ai nuk dëshiron më të takohet me Allahun, dhe as Allahu nuk dëshiron të takohet me të. Kur i vjen pranë vdekja dhe ai nuk është në gjendje të reagojë, shpirti fillon të dalë dhe lëviz nga gjoksi, gishtat paralizohen, dhe qimet e lëkurës duket sikur e shpojnë me një dhimbje të mprehtë. Cilido që dëshiron të takohet me Allahun, edhe Allahu dëshiron të takohet me të, ndërsa cilido që nuk dëshiron të takohet me Allahun, edhe Allahu nuk dëshiron të takohet me të.”
Kur një sahab i rëndësishëm, Ebu Said el Hudriu ishte në shtratin e vdekjes, ai bëri përgatitjet e tij përfundimtare për të shkuar pranë Allahut. Ai i ndërroi rrobat e tij të vjetra me të reja, duke kujtuar thënien e mëposhtme nga i Dërguarit i Zotit:
“Nuk ka dyshim se i vdekuri do të rilindë me ato rroba me të cilat ishte i veshur në momentin e fundmë të vdekjes.”
Ai mendonte se hadithi e ka fjalën për qefinin e vdekjes, veshjen e fundit të atij që ka vdekur. Por mendimet e të tjerëve, duke përfshirë edhe të Aishes, ishin të ndryshme, dhe ajo tha:
“Allahu lëshoftë mëshirën e Tij mbi Ebu Saidin.” Detyra e zbulimit të së vërtetës ra përsëri mbi shpatullat e saj.
Aishja e kishte interpretuar ndryshe hadithin, sepse ajo e kishte analizuar atë në përgjithësi dhe e kishte kombinuar atë me diçka tjetër që tashmë e dinte. Veshja e kësaj bote nuk ka ndonjë vlerë në botën tjetër, dhe ringjallja matanë është e njëjtë me ardhjen e parë të dikujt në këtë botë. Ajo shpjegoi:
“Në këtë hadith, i Dërguari i Zotit e ka fjalën për veprat e personit, deri kur ai vdes, sepse i Dërguari i Zotit gjithashtu ka thënë, ‘Në atë ditë (Ditën e Kiametit), njerëzit do të rilindin pa rroba, lakuriq, siç ishin kur lindën nga nënat e tyre.’”
Është gjithashtu e vërtetë se nga dija e gjerë e Aishes nuk kanë përfituar vetëm ata që kanë jetuar gjatë kohës së saj, por trashëgimia e saj vazhdoi të ndriçojë edhe pas vdekjes, e padyshim që ka për të vazhduar deri në Ditën e Gjykimit. Ajo kërkohej nga ata që e njihnin vlerën e dijes së saktë. Omer ibn Abdulazizi nganjëherë i dërgonte letra Muhamed ibn Amr ibn Hazminit, dhe në këto letra i shkruante:
“Kërko mirë gjithandej. Nëse gjen ndonjë hadith të të Dërguarit të
Zotit, apo ndonjë Sunet që ka mbetur pas tij, apo ndonjë thënie që i përket Amrës, më lajmëro menjëherë në lidhje me të. Në kohën kur njerëzit e dijes janë duke na lënë një nga një, unë kam frikë se disa njohuri mund edhe të humbasin.”
Amra ishte një nxënëse e veçantë e Aishes, dhe halla e guvernatorit të Medinës, Ebu Bekr ibni Muhamedit.
Aishja dhe transmetimi i dijes
Nuk ka asnjë dyshim se Aishja ishte një prijëse në fushën e dijes në mesin e sahabëve. Që në fillim, ajo analizoi çdo gjë që ka ndodhur, asimiloi informacionin e ri, sqaroi çështje të errëta nëpërmjet pyetjeve që i bënin, dhe rrëfeu detaje intime që të tjerët nuk mund t’i dinin, duke e pyetur drejtpërdrejt të Dërguarin e Zotit paqja qoftë mbi Të. I Dërguari i Zotit ishte në qendër të jetës së saj, dhe ajo ia kishte dedikuar vetveten kauzës së Tij. Rrethanat e favorshme e mbështetën punën e saj, sepse ajo ndau të njëjtën dhomë me Profetin. Ditën dhe natën, Aishja shkonte tek pusi e Tij dhe e mbushte kovën e saj me ujë të freskët deri sa ajo mbushej plot. Ajo e pyeste Atë për çdo gjë, madje edhe për gjërat intime të cilat njerëzit e tjerë nuk mund t’i pyesnin për shkak të modestisë, dhe merrte menjëherë përgjigje nga Krenaria e Njerëzimit. Ajo përdori gjithnjë përparësinë e të pasurit një dhomë e cila ishte ngjitur me Xhaminë e Profetit, dhe gjithashtu ndoqi të gjitha predikimet që mbante i Dërguari i Zotit. Sa herë që diçka e mbante të mbërthyer mendjen e saj, duke e preokupuar keqazi, ajo e zgjidhte atë duke i kërkuar shpjegim të Dërguarit të Zotit një t’u kthyer në shtëpinë e lumturisë. Ajo nuk linte gjë pa pyetur derisa të sqarohej plotësisht.
Natyra e brendshme e Aishes zotëronte virtytet e larta të kureshtjes dhe meditimit. Ajo nuk ndjehej rehat dhe kurrë nuk e besonte diçka që ajo shihte apo dëgjonte, derisa të mësonte të vërtetën që fshihej pas tyre.
Duke e përshkruar atë, Ibn Ebu Mulejke ka përdorur thënien e mëposhtme: “Kur ajo përballej me diçka që nuk e dinte, nuk duronte dot pa u thelluar që të mësonte më shumë rreth saj.”
Dijetarët e mençur, të tillë si Hakimi, kanë thënë se një e katërta e volumit të njohurive fetare është transferuar te ne përmes Aishes. Në kohën e saj, njerëzit vinin tek ajo për të zgjidhur problemet nën udhëzimet e saj, por edhe sot, ajo është ende burim i një sasie të madhe informacioni autentik.
Duke shprehur superioritetin e saj, Ebu Musa el Eshariu ka thënë:
“Si sahabë të të Dërguarit të Allahut, sa herë që hasnim në ndonjë paqartësi, ne menjëherë rendnim për tek Aishja, sepse ajo ishte aq e
ditur, sa të na jepte zgjidhje për çdo vështirësi.”
Kjo ishte aq e qartë, saqë Ata ibn Ebu Rabahu thoshte:
“Aishja ishte më e zgjuara, një njeri plot dije, si dhe kishte grumbulluar mendimet dhe opinionet më të mira mes njerëzve.”Pleqtë si Hisham ibn Urveja, rrëfenin:
“Unë nuk kam parë askënd më të përgatitur se Aishja në shkencat mjekësore, fik’h dhe në poezi.”
Ndërsa Imam Mesruku është shprehur:
“Unë kam parë sahabët më të afërt të të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) të pyesnin Aishen për detyrimet ligjore që lidhen me ndarjen e trashëgimisë.”
Një tjetër imam i shquar, Muhamed ibn Shihab Dhuhri ka thënë:
“Ajo ishte më e ditura ndër gjindje. Për këtë arsye, sahabët më të rëndësishëm të të Dërguarit të Zotit i mësonin gjërat duke pyetur atë... në qoftë se dituria e Aishes do të krahasohej me diturinë e të gjitha grave, duke përfshirë edhe gratë e tjera të të Dërguarit të Allahut, dituria e Aishes do të mbizotëronte me thellësinë e saj.” Ebu Seleme, i biri i Abdurrahman ibn Aufit, ka thënë:
“Unë nuk kam parë askënd që ta njihte Sunetin më mirë se Aishja, i cili të ishte më i thellë se ajo në njohuritë rreth fikhut dhe i cili të dinte më saktë sesa Aishja se ku dhe kur ka zbritur aksh ajet.”
Nipi i saj dhe nxënësi i veçantë, Kasim ibn Muhamedi, nënvizonte thellësinë e njohurive të saj në elokuencën dhe teologjinë islamike:
“Unë nuk e kam hasur në mesin e burrave apo grave, si para ashtu dhe pas saj, asnjë njeri aq elokuent sa ç’ishte Aishja, apo dikë i cili ta ketë njohur teologjinë islame ashtu si ajo.”
Njohuritë e saj unike nuk tërhiqnin vetëm vëmendjen e dijetarëve.
Pothuajse të gjithë binin dakord për meritat e saj. Një ditë, kalifi Muavije e thirri Zijadin, një emër i rëndësishëm i epokës, në praninë e tij dhe e pyeti:
“Kush është më i dituri në mesin e njerëzve?”
“Sigurisht ti, o udhëheqësi i besimtarëve.”
Por Muavija, i vetëdijshëm se kjo përgjigje reflektonte më shumë lajka sesa të vërtetën, këmbënguli:
“Për hir të Allahut, më thuaj të vërtetën.”
“Për hir Allahut që më e ditura është Aishja.”
Superioriteti i saj në dituri ishte aq i qartë sa në vitet e mëvonshme, do të kishte vepra të tëra të posaçme, të shkruara vetëm për atë aspekt të personalitetit të saj. Kureshtja e saj intelektuale ishte e pakrahasueshme; ajo asnjëherë nuk e ndiente veten të qetë derisa të merrte dituri nga kushdo që e zotëronte atë. Kur i Dërguari i Zotit i tha Fatimes një sekret para vdekjes së Tij, Aishja ishte e vetmja që e mësoi atë sekret menjëherë pas vdekjes të Tij. Nëse ajo nuk do të këmbëngulte për ta marrë vesh atë sekret, askush nuk do ta kishte mësuar asnjëherë.
Personaliteti i saj kureshtar nuk ndryshoi që prej ditës kur ajo hyri në shtëpinë e lumturisë; ajo e dinte qysh më herët se dera e dijes do të hapej vetëm duke bërë sa më shumë pyetje, dhe kësodore, ajo e pyeste të Dërguarin e Zotit në lidhje me çdo gjë që i ndodhte. Kjo ishte një karakteristikë dalluese e saj. Ajo gjykonte vetëm mbi atë që kishte dëgjuar ose parë, dhe ishte skrupuloze në shtimin e njohurive të saj. Ajo e krahasonte informacionin e ri me ato që dinte, dhe e pyeste të Dërguarin e Zotit në lidhje me ndonjë mospërputhje.
Si një dëshmitare e gjallë e shpalljes, Aishja e kishte rregulluar kopjen e saj të Kuranit, duke i vënë kapitujt dhe vargjet sipas recitimit të Xhebrailit (a.s.) si tërësi. Kjo kopje do të shndërrohej në standard në kohët që do të pasonin dhe njerëz nga pjesë të largëta të kufijve të zgjeruara të Islamit kërkonin ta mësonin medoemos renditjen e saj të Kuranit.
Interpretimi (Tefsiri)
Interpretuesi më i madh i Kuranit ishte i Dërguari i Zotit paqja qoftë mbi Të. Ai ishte i vetmi që e dinte qëllimin hyjnor dhe e dinte se kur i duhej dhënë njerëzve ky informacion. Aishja i ndiqte me rigorozitet shpjegimet e të Dërguarit të Allahut në lidhje me Kuranin dhe i mësonte pikat e paqarta në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo fitoi aftësinë për të kuptuar qëllimin e Kuranit, dhe për të interpretuar parimet e përgjithshme brenda kuadrit të Islamit. Ajo nuk ishte vetëm një transmetuese që përcillte ato që kishte dëgjuar dhe parë, por edhe një interpretuese e përmbajtjes së pasur të tyre. Rrëfimet që kanë të bëjnë me kuptimin e Kuranit, përgjithësisht vijnë nga dy burime: Abdullah ibni Abasi dhe Aishja, gjë që flet për rëndësinë e madhe të Aishes si interpretuese.
Një ditë, nipi i Aishes, Urveja, shkoi dhe e pyeti atë për një ajet:
“Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj jetimëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky
(përkufizim) është më afër që të mos gaboni.”Ajo iu përgjigj:
“O nipi im! Jetimet e përmendura në këtë ajet janë ato nën kujdesin e kujdestarit të tyre dhe pas njëfarë kohe, kur ato rriten dhe tërheqin vëmendjen për shkak të bukurisë së tyre, kujdestarët mund të fillojë t’i lakmojnë ato dhe duan t’i mbajnë ato si gra, por pa i dhënë ndonjë shumë të përshtatshme martesore, ose duke i dhënë një shumë të vogël. Në këtë ajet, kujdestarëve u ndalohej sjellja e tyre e mëparshme, dhe porositen të martohen me femra të tjera.”
Pas shpjegimit të ajetit të mësipërm, njerëzit kërkuan sqarim të mëtejshëm nga i Dërguari i Allahut (s.a.s.). Pastaj erdhi një tjetër ajet:
“Kërkojnë prej teje (Muhamed) përgjigje për (çështjen) gratë. Thuaju:’Allahu ju sqaron për to dhe kjo që po lexohet nga Libri (Kurani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni, e nuk u jepni atë që është caktuar (nikah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve! Dhe çfarëdo të mire të bëni, Allahu i di shumë mirë.’”
Në ato kohë, një vajzë jetime do të ishte e lakmuar në qoftë se ajo ishte e bukur dhe e pasur. Ajo fejohej në përputhje më shpërblimin e duhur martesor dhe gjenealogjinë. Por kjo nuk ndodhte nëse ajo kishte mangësi në bukuri apo pasuri. Në rrethana të tilla, mashkulli nuk kishte fare të bënte me jetimen dhe martohej me gra të tjera. Prandaj u urdhërua që vajzës jetime t’i jepej shuma e përshtatshme e kurorës, të cilën ajo e meritonte, pavarësisht nëse ajo ishte e lakmuar apo e braktisur.
Njohuritë kuranore të Aishes shkonin përtej të kuptuarit të sahabëve të tjerë, edhe pse ata ishin të parët në dije. Abdullah ibn Abasi pati thënë se ajeti: “Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë së jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi.”, u abrogua me shpalljen e ajetit: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre me zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehenemit.”
Në përgjigje të këtij pretendimi, Aishja tregoi se kushdo që keqpërdor pasurinë e jetimëve do të dënohet, përveç atyre kujdestarëve të varfër që kishin nevojë për pasurinë e jetimëve, në mënyrë që të kujdeseshin për ta. Ajo tha se nuk kishte asnjë kontradiktë mes dy ajeteve. Dënimi është i rezervuar për shkelësit që marrin pasurinë e jetimëve pavarësisht se nuk u takon.
Veçantia e Aishes në interpretimin e Kuranit qëndronte tek afërsia që ajo kishte me të Dërguarin e Zotit. Disa sahabë patën arritur në përfundimin se namazi i mesëm i shprehur në ajetin: “Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj Allahut të jeni respektues (në namaze)”, ishte namazi i sabahut, ndërsa sahabë të tjerë, si Zejd ibn Thabiti dhe Usameja, pretendonin se fjala bëhej fjalë për namazin e drekës. Por Aishja tha se ishte fjala për namazin e ikindisë, duke u bazuar në atë çfarë vetë i Dërguari i Allahut i kishte thënë. Ajo gjithashtu e vuri në dukje opinionin e saj mbi kopjen e Kuranit që ajo mbante, pranë ajetit të lartpërmendur, si namazin e ikindisë.319
Qëndrimi i saj pasqyronte shumicën e opinionit të sahabëve, e kryesisht atë të Aliut, Abdullah ibn Mesudit dhe Semure ibn Xhundubit.
Diçka e ngjashme ka ndodhur në lidhje me ajetin:
“...për atë që keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët të fshehtë, Allahu ka për t’ju bërë përgjegjës...”
Imamët kryesorë, si Abdullah ibni Omeri, Abdullah ibni Abasi dhe Aliu, pretendonin se ky ajet u shfuqizua nga ajeti: “Allahu nuk e ngarkon asnjë njeri përtej mundësive të tij.” , i cili u shpall menjëherë pas tij. Por Aishja tha se diçka e këtillë nuk mund të ishte e vërtetë:
“Askush nuk më ka pyetur ndonjëherë në lidhje me ajetin në fjalë për të cilin kam pyetur të Dërguarin e Zotit. Ai tha: ‘Kjo është për ata që kanë temperaturë të lartë ose sëmundje, ose çdo lloj fatkeqësie ose pasurie, që kanë frikë mos e humbasin pasi e posedojnë atë, pasuri e cila u është dhënë në administrim nga Allahu. Për shkak të këtyre gjërave, një rob mund të pastrohet nga mëkatet e tij si ari që është pastruar nga pluhuri dhe ndryshku.”
Hadithi
Sigurisht, shtëpia e lumturisë ku jetonte Aishja, ishte shkolla burimore e njohurive mbi hadithin. Një radhë e gjerë njerëzish, mjeshtra dhe studentë, fëmijë dhe gra, të rinj dhe të moshuar, arabë dhe joarabë, e vizituan shpesh këtë shkollë. Dhe Aishja ishte mësuesja së cilës ata i drejtoheshin më së shpeshti. Dhoma e saj ishte ngjitur me xhaminë e Profetit Muhamed paqja qoftë mbi Të, kështu që ajo e dinte se çfarë ishte folur në xhami, edhe kur ajo ishte në dhomën e saj. Ajo shpesh shkonte në xhami dhe ndiqte rregullisht namazet e përbashkëta të Profetit, dhe nuk i humbiste kurrë predikimet e Tij. Ajo i ka ndjekur të gjitha parimet fetare dhe shpalljet e sapozbritura. Para pothuajse kujtdo tjetër, Aishja e kishte të përditësuar informacionin mbi Islamin.
Në shkencën e hadithit, disa sahabë si Ebu Hurejre, Abdullah ibni Omeri, dhe Enes ibni Maliku, kanë transmetuar aq shumë hadithe nga i Dërguari i Allahut, saqë ata janë quajtur “Mukthirun”. Edhe këtu, pozicioni i Aishes në mesin e Mukthirunëve ishte i rrallë, sepse në shumicën e atyre që ajo ka transmetuar, ajo ishte burimi i vetëm i informacionit. Kjo ishte si rezultat i natyrshëm i të qenit të saj me të Dërguarin e Zotit në vende krejt të pamundura për të tjerët. Të tilla hadithe që ajo ka transmetuar janë quajtur ferd (individuale) ose munferid (individualisht). Dhe nuk ishte vetëm intimiteti i saj që ia falte këtë përparësi. Aishja është burimi kryesor i informacionit rreth jetës familjare të të Dërguarit të Allahut paqja qoftë mbi Të në sensin privat, për sa i përket namazeve të natës, dhe se si e ka shpenzuar ai kohën e lirë. Nga ky këndvështrim, mund të thuhet se nëse Aishja nuk do të kishte qenë aty, shumë gjëra rreth jetës private të të Dërguarit të Allahut do të kishin humbur dhe umeti do të ishte privuar nga një thesar i tillë kaq i çmuar.
Nëse ajo do të kishte ndjekur të gjitha tubimet në të cilat ka qenë i pranishëm i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ashtu si të gjithë mukthirunët e tjerë, sikur të kishte marrë pjesë nëpër shumë udhëtime, dhe sikur të mos kishte shpenzuar shumicën e kohës së saj në shtëpinë e tyre të përbashkët, atëherë hadithet që Aishja do të rrëfente duke u bazuar drejtpërdrejt nga goja e të Dërguarit të Allahut do të kishin qenë më të shumta. Numri i haditheve të rrëfyera nga Aishja që vinin drejtpërdrejt nga goja e të Dërguarit të Allahut është mbi dymijë.
Kur merret një vendim i peshuar, duhet të njihet edhe arsyeja e vërtetë e tij. Aishja gjithmonë e mësonte arsyen për çfarëdolloj gjykimi duke e përjetuar menjëherë atë që ndodhte, si dhe duke pyetur direkt personin përgjegjës. I Dërguari i Allahut rekomandoi marrjen e guslit gjatë të premteve. Ndërsa sahabët e tjerë, të cilët e transmetuan këtë hadith nuk hynin në hollësira të mëtejshme, rrëfimi i Aishes, përfshin edhe detaje të cilat shpjegojnë edhe arsyen për këtë. I Dërguari i Allahut dëshironte që besimtarët të cilët ishin të mbytur në djersë nga puna që kishin bërë që në mëngjes, të hiqnin nga trupi i tyre të gjithë papastërtinë dhe të lyheshin me parfum kur të vinin të falnin namazin e përbashkët që do t’i pastronte ata edhe shpirtërisht. Rrëfimi i Aishes fillon me fjalët:
“Të premteve, persona të veçantë që vinin nga larg, ishin të mbuluar nga djersa dhe pluhuri, dhe atyre u vinte një erë e rëndë. Kur një ditë isha pranë Profetit, erdhi një njeri i tillë në xhami dhe Profeti e pyeti: ‘Përse nuk e ke pastruar veten sot?’”
Një hadith tjetër të cilin e transmeton Aishja, fillon kështu:
“Njerëzit ishin të zënë me punët e tyre dhe vinin të falnin namazin e xhumasë në të njëjtën gjendje siç kishin qenë në punë. Në atë kohë unë u thashë atyre, ‘dua që ju të vini pasi të lani krejt trupin.’”
Gjatë festës së Kurban Bajramit, i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Askush nga ju nuk duhet ta hajë mishin e kurbanit për më shumë se tri ditë.”
Ndërsa sahabë të shquar si Abdullah ibni Omeri dhe Ebu Said Hudriu mendonin se ky ishte një rregull absolut që nënkuptonte se nuk duhej ruajtur mishi i kurbanit për më shumë se tri ditë, Aishja kishte një mendim tjetër. Ajo tha se hadithi ishte një nxitje për të mos e ruajtur mishin e një kafshe të sakrifikuar për më shumë se tri ditë, në mënyrë që t’i shpërndahej një sasi sa më e madhe prej tij njerëzve në nevojë. Ruajtja e mishit të kafshës së sakrifikuar duke e regjur atë, përbënte një praktikë të zakonshme në ato kohë. Meqenëse ruajtja e mishit për më shumë se tri ditë ishte e mundur teknikisht, kuptimi i hadithit duhej të sqarohej. Rabies e cila e pyeti:
“A është e vërtetë se i Dërguarii Allahut e ka ndaluar mishin e kafshës së kurbanit?” Aishja iu përgjigj:
“Jo. Në ato kohë, numri i njerëzve të cilët bënin kurban ishte mjaft i vogël dhe atyre u kërkohej që një pjesë të atij mishi t’ua jepnin për bamirësi atyre të cilët nuk ishin në gjendje të thernin një kafshë për kurban. Ne e patëm ngrënë këmbën e përparme të një qengji edhe pas dhjetë ditësh nga festa e Kurban Bajramit.”324
Ndërkohë që disa njerëz mendonin se i Dërguari i Allahut paqja qoftë mbi Të pëlqente mishin e shpatullave të qengjit, Aishja na tërheq vëmendjen për sa i përket këtij detaji:
“Mishi i shpatullës së qengjit nuk ishte ajo pjesë të cilën i Dërguari i Allahut e pëlqente më së shumti. Në ato kohë, mishi ishte kaq i pakët sa ata të cilët e kishin atë, menjëherë do të rendnin t’ia sillnin të Dërguarit të Allahut. Mishi i shpatullës ishte ajo pjesë e cila mund të gatuhej më lehtë dhe më shpejt.”
Çdo vit, i Dërguari i Allahut dërgonte një nëpunësit për të mbledhur zekatin në Hajber. Transmetimet tregojnë se një nëpunës, ishte në gjendje të llogariste sasinë e frutave të prodhuara atje, por pa e shpjeguar përsenë e kësaj. Por rrëfimi i Aishes ofron një shpjegim për këtë:
“I Dërguari i Zotit e urdhëroi nëpunësin përgjegjës për mbledhjen e lëmoshës për të vlerësuar sasinë e mundshme të lëmoshës bazuar në sasinë e frutave që disa syresh mund të kishin ngrënë.”
Plotësinë e transmetimeve të Aishes e shpjegojnë faktorë të tillë si të përjetuarit shumë herë të incidenteve, të pyeturit në lidhje me çështjet që ajo nuk kishte qenë dëshmitare, apo në lidhje me ato gjëra që binin në kundërshtim me njohuritë e saj të mëparshme. Në këtë mënyrë, Aishja ishte shumë e ndjeshme dhe gjithmonë kërkuese.
Ajo e ndiqte deri në fund çdo informacion që kishte dëgjuar, duke u përpjekur për të marrë konfirmimin nga burimi i saj origjinal. Një ditë, dy vizitorë i thanë asaj një hadith:
“Fati i keq ndodhet tek tre gjëra: gruaja, ngjitja në kalë dhe tek shtëpia” Dhe ata e pyetën,” Çfarë mendoni se është domethënia e saj?” Këto fjalët e zemëruan mjaft Aishen, dhe zemërimi i saj ishte i dukshëm në sjelljen e saj. Duke shikuar përreth, ajo tha:
“Betohem në Atë i Cili ia shpalli Kuranin Ebu Kasimit, se kjo çështje nuk qëndron ashtu siç thotë Ebu Hurejre. Njëherë, ndërsa i Dërguari i Allahut ishte duke folur, hyri Ebu Hurejre. Në atë moment, i Dërguari i Allahut ishte duke thënë:
“Gjatë Periudhës së Injorancës, njerëzit thoshin: ‘Fati i keq ndodhet tek tre gjëra: gruaja, ngjitja në kalë dhe tek shtëpia!”
Ebu Hurejre kishte dëgjuar fundin e hadithit, por jo fillimin. Pasi e shpjegoi atë, Aishja recitoi ajetin e njëzetedytë të sures Hadid që thotë: “Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në Visarin e Ruajtur, para se të ngjasë ajo, e kjo për Allahun është lehtë.”
Me këtë ajet, Aishja shpjegoi se nuk mund të ketë keqkuptime të tilla në prani të Vullnetit Absolut dhe tërhoqi vëmendjen për fushën e vullnetit të njeriut.
Gjatë Epokës së Injorancës, struktura e familjes kishte ndryshuar dhe shumë modele të ndryshme të martesës ishin shfaqur në shoqëri.
Praktika e Mu’tas-martesës së përkohshme, ishte shumë e zakonshme.
Vendimi përfundimtar i Islamit rreth Muta-s është shpallur në vitin e shtatë të hixhretit, gjatë pushtimit të Hajberit. I Dërguari i Allahut u tha me vendosmëri njerëzve të tij se Mu’ta ishte e ndaluar. Megjithatë, kishte edhe nga ata të cilët nuk e kishin dëgjuar ende këtë dhe e përkrahnin. Kur disa njerëz e dëshmuan këtë dhe i thanë Aishes, ajo kërceu përpjetë nga zemërimi:
“dhe ata që e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar.”Njëherë, Aishja dëgjoi një rregull që gratë duhet të prishnin gërshetat e flokëve, kur ata merrnin gusël. Abdullah ibni Amr ibni Asi e pohoi këtë, dhe ajo menjëherë tha:
“Unë jam i befasuar me deklaratën e Abdullah ibn Amr ibn Asit. Ai i urdhëron gratë që të prishin gërshetat e flokëve, ndërsa ata lajnë trupin plotësisht! Pse nuk i urdhëron ato që të rruajnë edhe kokat e tyre? Megjithatë, i Dërguari i Zotit dhe unë kemi marrë gusël në të njëjtin vend, dhe unë vetëm sa kam derdhur ujë mbi kokën time tri herë.”
Një ditë tjetër, Aishja kishte dëgjuar fetvanë e Abdullah ibn Omerit, i cili pohonte se puthja e dhënë bashkëshortes e prishte abdesin. Ai ishte duke dhënë një gjykim në bazë të parimeve të përgjithshme në një fushë në të cilën ai nuk ishte i mirinformuar. Por Aishja e ndjeu se ajo duhet ta korrigjonte deklaratën e tij. Ajo shpjegoi mënyrën se si vetë i Dërguari i Zotit kishte vepruar:
“I Dërguari i Zotit i ka puthur disa nga gratë e tij dhe ka shkuar pastaj në namaz pa marrë sërish abdes.”
Ajo gjithashtu u mësoi të tjerëve për mënyrën e të folurës së Profetit, dhe se si duhet të raportohej një hadith. Dikush kishte pyetur në lidhje me stilin e të folurës së të Dërguarit të Zotit, dhe Aishja u përgjigj:
“Ai e kishte zakon të fliste kaq ngadalë saqë pa dyshim, kushdo që dëshironte t’i numëronte fjalët e tij, mund ta bënte këtë me lehtësi.”327 Ndërsa në një rast tjetër, ndërkohë që Aishja ishte duke falur namazin, ajo dëgjoi dikë jashtë që po transmetonte një hadith. Ai i përmendi thëniet e të Dërguarit të Allahut, por fliste shumë shpejt dhe pothuajse asnjëra prej fjalëve të tij nuk kuptohej.
Aishja, natyrisht, u shqetësua nga transmetimi i hadithit në këtë mënyrë pranë dhomës së saj.
“Një njeri erdhi dhe transmetoi hadith prej të Dërguarit të Zotit para dhomës sime në një mënyrë që unë arrita ta dëgjoj, dhe pastaj u zhduk menjëherë. Unë isha e zënë me recitimin e lutjeve të mia, dhe ai përfundoi hadithin para se unë të kisha mbaruar lutjet. Po të kisha qenë në gjendje ta kapja, do t’i kisha thënë: ‘I Dërguari i Zotit kurrë nuk do ta kishte shprehur diçka ashtu siç bëre ti!’”
Fikhu
Aishja ishte një nga të paktët njerëz që arriti të shpallte vendime të reja bazuar në njohuritë e saj të mëparshme rreth Kuranit dhe sunetit. Fikhu varet nga kuptimi i arsyetimit dhe justifikimit për gjykime. E quajtur il’le (shkaku i vërtetë) në jurisprudencë, ajo shpjegon qëllimin kryesor në gjykimet fetare. Kur nuk ekziston asnjë shpallje e qartë, mund të merret një vendim duke u nisur vetëm nga arsyetimi, dhe njohuritë e Aishes në këtë fushë ishin më të përparuara në krahasim me bashkëkohësit e saj.
Siç është shpjeguar më parë, Aishja e pyeste të Dërguarin e Zotit për arsyen që qëndronte prapa shumë çështjeve kur ajo nuk ishte në gjendje të kuptonte shkakun e tyre të ligjshëm, duke e marrë përgjigjen kështu menjëherë prej Tij. Ajo i korrigjonte keqkuptimet me anë të shembujve nga jeta e vetë Profetit.
Aishja, e cila u shpreh se një grua e divorcuar ose e ve shtatzënë mund të martohej me dikë tjetër kur ajo të lindte, arriti në përfundimin se periudha e pritjes së gruas merrte fund me lindjen e foshnjës. Ajo e ka bazuar këtë vendim në një ngjarje që kishte përjetuar, kur i Dërguari i Zotit e pat lejuar Subeja Eslemijen, e cili lindi fëmijë pas vdekjes së burrit të saj, për t’u martuar me dikë tjetër.
Duke shpjeguar pse pjesa farz e namazit të akshamit është me tre rekate, Aishja tha: “Për shkak se ajo është vitri i ditës!” Ajo e dinte pse namazi i sabahut është me dy rekate, dhe e konsideroi atë se kishte lidhje me recitimin e Kuranit - duke u shprehur se thelbësore ishte cilësia, dhe jo sasia.
Aishja i paralajmëronte njerëzit që të mos mbeteshin të mbërthyer në aspektet fizike të haxhit, dhe deklaronte se veprime të tilla si rrotullimi rreth Qabes, ecja para-prapa në radhë ndërmjet Safas dhe Merues, si dhe gurëzimi i djallit ishin thjesht mjete për të kujtuar Zotin. Ajo shpjegoi gjithashtu se vizita në Luginën Muhasab, e cila më vonë u quajt Abtah, nuk ishte e nevojshme në pelegrinazh, dhe u shpreh se meqenëse lugina e lartpërmendur ishte në rrugën më të shkurtër gjatë asaj periudhe, ajo ishte trajektorja e parapëlqyer.332
Aishja e pati pyetur të Dërguarin e Zotit nëse Hatimi, një vend në formë hëne ngjitur me Qaben, do të konsiderohej pjesë e Qabes, dhe
i pat thënë, “Pse nuk është përfshirë ai në vizitën e Qabes?” I Dërguari i Allahut iu përgjigj:
“Sigurisht, gjatë atyre ditëve, njerëzit ishin në vështirësi financiare. Të menduarit rreth mjeteve të tyre të udhëtimit nuk i lejonte ata ta bënin këtë.”
Ajo e pati pyetur prapë:
“Përse dera e Qabes është kaq e lartë?” Ai iu përgjigj:
“Njerëzit e kanë bërë të tillë në mënyrë që të lejonin njerëzit që dëshirojnë të hyjnë brenda dhe të ndalojnë ata që nuk duan të hyjnë.”Ajo e pyeti:
“O i Dërguari i Allahut, a nuk mendon se duhet ta rindërtosh atë mbi burimin e Profetit Ibrahim?”
I Dërguari i Allahut iu përgjigj:
“Nëse populli yt nuk do të ishte shpëtuar së fundmi nga paganizmi, edhe mund ta kisha bërë atë.”
Një mendje e tillë brilante si e saja do të nxirrte shumë përfundime të rëndësishme nga këto shprehje. Ajo mori një mësim që të mos këmbëngulte më me kokëfortësi në një çështje, të cilën njerëzit nuk do të ishin në gjendje ta pranonin përpara kohës dhe vendit të duhur, dhe se ishte më e arsyeshme që të shtyheshin disa çështje për ditët, vitet, madje edhe shekujt e mëvonshëm. Aishja ishte një nga të paktët që e kuptoi pikën thelbësore që aktvendimet mund të ndryshojnë në përputhje me kohën dhe kushtet. Për shembull, ajo besonte se vendimi që i inkurajonte gratë për të marrë pjesë në namazet me xhemat në xhami duhej ndryshuar në vitet e mëvonshme. Ajo thoshte se kushtet kanë ndryshuar, dhe pastërtia e njerëzve të kohës së Profetit nuk ishte më ajo e para. Kështu, rregulli duhet të rishqyrtohej në bazë të kushteve aktuale dhe se duhet të merrej një vendim i ri.
Njohuritë e Aishes rreth fikhut e kishin origjinën drejtpërdrejt nga Kurani dhe Suneti, ashtu si edhe njohuritë e saj në fushat e interpretimit dhe hadithit. Ajo nxori konkluzione duke e rimodeluar informacionin nga këto burime, dhe e ka shprehur qartë opinionin e saj sa herë që ishte çasti i duhur. Kur një çështje parashtrohej përpara saj, ajo më parë i drejtohej Kuranit dhe Sunetit, pastaj kontrollonte për ndonjë gjykim të ngjashëm apo analogji. Në çështjet ku ajo mund të gjente ndonjë burim bazë, Aishja i interpretonte ato sipas logjikës. Kur ajo u pyet nëse mishi i kafshëve që theren nga adhuruesit e zjarrit mund të hahej, Aishja u kujtoi atyre ndalimin nga Kurani për të ngrënë mishin e kafshëve që nuk janë therur në emër të Allahut. Ajo tregoi se meqenëse persianët thernin kafshë jo emër të Allahut, mishi i tyre ishte i ndaluar.
Aishja kishte gjithashtu një mendim të ndryshëm nga të tjerët për sa i takon çështjes së interpretimit të gjatësisë së periudhës së detyrueshme të pritjes për gratë e divorcuara, siç thuhet në Kuran.
Nëse gruaja e divorcuar dëshiron të martohet me një njeri tjetër, ajo duhet të presë derisa të sigurohet se nuk është shtatzënë. Aishja e ka interpretuar këtë gjatësi, si deri në fund të tri cikleve menstruale e mosfillimin e tyre, dhe u tha të tjerëve për të vepruar në këtë mënyrë. Ebu Bekr ibn Abdurrahmani ka thënë: “Unë nuk kam parë ndonjë dijetar tjetër fikhu përveç saj, i cili ta këtë interpretuar dhe shpjeguar këtë çështje si ajo.”
Ndërsa disa sahabë e konsideronin ndarjen si një divorc, Aishja theksonte se në këtë rast nuk ekziston asnjë divorc. Mbështetja e saj për këtë variant vinte nga vetë përvoja e saj. Atyre që çuditeshin nga ky arsyetim, ajo tha:
“I Dërguari i Zotit na dha mundësinë e zgjedhjes për ta lënë apo të qëndrojmë me të dhe ne preferuam të qëndronim me të. Ai kurrë nuk e konsideroi këtë si divorc.”
Një ditë, Sad ibn Hishami e pyeti:
“Doja t’ju pyesja për beqarinë. Çfarë mund të thoni ju për ata që bëjnë një jetë prej beqari?”
Aishja pa ngurrim iu përgjigj:
“Mos e bëj atë. A nuk e ke dëgjuar se Allahu i Madhëruar ka thënë: ‘Ne dërguam para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë’. Rri larg nga beqaria.”
Shumë dijetarë të njohur i kanë vlerësuar njohuritë e saj rreth fikhut. Dijetarët si Ebu Seleme ibn Abdurrahmani janë shprehur se ata kurrë nuk kanë parë dikë më të ditur se Aishja. Ndërsa njerëz si Ebu Omer Ibn Abdulberri mendonin se Aishja ishte një produkt unik i kohës së saj342, të tjerët si Kasim ibn Muhamedi thoshin se ajo ishte shndërruar në një zyrë autonome fetvash gjatë kalifateve të Ebu Bekrit, Omerit dhe Osmanit. Në ato kohë, njerëz nga Basra në Damask, nga Kufe në Egjipt, dyndeshin në turma të mëdha për në Medinë që të pyetnin Aishen rreth fesë. Ata që nuk mund të shkonin vetë, i dërgonin asaj letra dhe dhurata. Nxënëse të veçanta të Aishes, si Aishe binti Talhaja, shkruanin përgjigjet e letrave të tyre dhe dërgonin duke iu bërë edhe dhurata letërshkruesve.
Teologjia islame
Aishja ishte shumë e ndjeshme ndaj informacioneve që kundërshtonin Kuranin. Pas Miraxhit, disa sahabë, të tillë si Abdullah ibni Abasi, kishin mendimin se i Dërguari i Zotit kishte parë Allahun. Ata paraqitën disa prova dhe pohonin se ajetet e mëposhtme e provonin më së miri këtë: “Dhe se ai e pati parë Atë (Xhebrailin) në horizontin e qartë qiellor”, “Atë (Xhebrailin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul Munteha.”, “Ai (Muhamedi) vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.”. Dijetari i famshëm Abdullah ibni Abasi ka thënë:
“Allahu i Plotfuqishëm, i cili e ngriti Profetin Ibrahim në rangun e Halilullahut, duke e bërë unike marrëdhënien e Tij me të, dhe i cili e ngriti Profetin Musa në rangun e Kelimullahut (atij të cilit Allahu i foli), duke e nderuar atë me fjalën e Tij, me siguri e ka lartësuar Profetin Muhamed, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, me bekimin e të Shikimit të Tij.”
Jo të gjithë u pajtuan me të, e pikërisht udhëheqësit e tillë të dijes si Aishja, Ebu Dherri, Abdullah ibn Mesudi dhe Ubej ibn Ka’bi, të cilët thanë se ai që i Dërguari i Zotit kishte parë ishte Xhebraili, dhe se hadithi në lidhje me Miraxhin duhet të konsiderohej nga ky këndvështrim. Pasi i dëgjoi këto kundërshtime, Abdullah ibn Abasi shkoi në derë të Aishes, dhe e pyeti:
“O nëna ime e dashur, a e pa Muhamedi Zotin e tij?” Aishja iu përgjigj:
“Kur kam dëgjuar fjalët tuaja, ndjeva sikur gjaku më ngriu. Ka tre pika që duhen thënë. Së pari, kush thotë ‹Muhamedi pa Zotin e tij,’ nuk thotë të vërtetën, ‘Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshijnë Atë, e Ai i përfshin të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur’, dhe ‘Nuk ka asnjë njeri që t’i ketë folur Allahu ndryshe, vetëm se me anën e frymëzimit ose pas ndonjë perdeje, ose t’i dërgojë të dërguar (melek). Së dyti, ai i cili thotë se ‘i Dërguari i Zotit e dinte se çfarë do të ndodhte të nesërmen’ gënjen, sepse Allahu i Plotfuqishëm thotë: ‘nuk e di kush përveç Tij se çfarë do t’i ndodhë nesër’. Së treti, kush thotë se ‘Muhamedi e ka mbajtur të fshehur një pjesë të shpalljes’ duhet ta dish se ai person gënjen, sepse Allahu i Plotfuqishëm e ka urdhëruar qartë të Dërguarin e Tij: ‘Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrë’. Megjithatë, ai e ka parë Xhebrailin dy herë në formën e tij të vërtetë.”
Aftësitë letrare të Aishes
Aishja ishte një mjeshtre e gjuhës arabe. Ajo e dinte mjaftë mirë se çfarë të thoshte dhe si ta thoshte. Kur fliste, ajo e bënte të domosdoshme vëmendjen e të tjerëve. Fuqia e saj e përshkrimit ishte e madhe, dhe ajo tregonte ndjeshmëri në përzgjedhjen e fjalëve. Për shembull, ndërkohë që përshkruante shpalljen e parë të të Dërguarit të Zotit, ajo përdorte shprehjen, “Ai kurrë nuk e kishte parë kurrë as në ëndërr, porse ajo erdhi si drita e mëngjesit.” Kur Aishja shprehte shqetësimin e të Dërguarit të Zotit teksa i erdhën këto vargje, ajo thoshte, “Pastaj kushtet që u shfaqën gjatë shpalljes u vërejtën sapo ai mori shpalljen Hyjnore. Ai u djersit për shkak të peshës së Fjalës së shpallur. Edhe pse ishte dimër, rruaza djerse si perla derdheshin teposhtë fytyrës së Tij.” Në ditët kur ajo mësoi që ishte duke u përgojuar nga hipokritët, ajo e shprehu në këtë mënyrë shqetësimin e saj: “Atë ditë, unë qava aq shumë sa që nuk mbeti lot në sytë e mi, madje më ngjate sikur të më ishin tharë kanalet e lotëve. Unë nuk fjeta, e as i mbylla sytë qoftë edhe aq kohë sa duhet për të vendosur bojën nëpër qepalla.” Ajo kishte natyrë poetike, nuk kënaqej me përdorimin e shprehjeve të përditshme, por përdorte fjalë që përcillnin thellësinë e kuptimit dhe aftësinë për të të bindur.
Aishja e kishte mësuar shkencën e gjenealogjisë dhe historinë nga i ati i saj, Ebu Bekri. Ndjeshmëria e saj ndaj poezisë, elokuencës dhe estetikës vinin nga i njëjti burim. Ebu Bekri ishte një burim i dijes edhe për dijetarët më të shquar të kohës. Njëherë, i Dërguari i Zotit e adresoi poetin e famshëm, Hasan ibn Thabitin, tek Ebu Bekri, duke i thënë:
“Shko tek Ebu Bekri, sepse ai e njeh gjenealogjinë e fiseve të tjera më shumë se ti.”
Nga njohuritë që Hasani mori nga Ebu Bekri, ai qe në gjendje pastaj të thurte vargje që i kundërpërgjigjeshin denjësisht paganëve. Atë ditë, duke dëshmuar se ai recitoi poezi të thella plot mençuri, kurejshët shfaqën mosnjohjen e mirë të tyre dhe pohuan përparësinë e Ebu Bekrit:
“Vetëm ibn Ebu Kuhafja mund ta dijë përmbajtjen e këtyre poezive në një shkallë të tillë. Nuk ka asnjë dyshim që këto janë poezi të ibni Ebu Kuhafes.”
Dijetarët klasikë dhe modernë thonë se Aishja ishte më e rrjedhshmja dhe elokuentja e kohës së saj. Nën tutelën dhe udhëzimin e të Dërguarit të Zotit, i cili do të linte një shenjë të pashlyeshme në të ardhmen me deklaratat e Tij, si dhe duke u rritur nën kujdesin e një mjeshtri të gjuhës si Ebu Bekri, ajo u bë një fëmijë i përkëdhelur prej fatit.
Musa ibn Talha, një dijetar i rëndësishëm dhe nxënës i Aishes ka thënë:
“Unë nuk kam parë askënd më të mirë se Aishja në gojëtari apo në qartësinë e të shprehurit.”358
Një tjetër dijetar i shquar, Ahnef ibn Kajsi ka thënë:
“Kam dëgjuar predikimet e Ebu Bekrit, Omer ibn Hatabit, Osman ibn Afanit dhe Ali ibn Ebu Talibit si dhe të gjithë kalifëve të tjerë që kanë qenë deri më sot. Por prej tyre nuk kam dëgjuar shprehje të tilla të rrjedhshme dhe të bukura siç kam dëgjuar nga Aishja!”
Ndërsa ishte për vizitë tek Aishja, Muavija u përkul nga Zekuani i cili ishte bashkë me të dhe i tha:
“Betohem në Zotin, se me përjashtim të të Dërguarit të Zotit, unë kurrë nuk kam parë askënd më qartëfolës sesa Aishja!” Përveç nivelit të lartë letrar të babait të saj Ebu Bekrit, arsyet për shprehinë e njohur të Aishes ishin njohja e saj e Kuranit, pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në predikimet e të Dërguarit të Zotit paqja qoftë mbi Të, vullneti dhe zotësia për të kuptuar dhe memorizuar deklaratat e të Dërguarit të Allahut, si dhe kultura beduine e shekullit të shtatë të Arabisë, me theksin e saj të veçantë në traditën gojore, të poezisë dhe rrëfimit. Ajo gjithashtu ka parë e dëgjuar poetë myslimanë që erdhën në Medinë nga vende të tjera.
Ajo i zgjidhte fjalët me kujdes, dhe i këshillonte njerëzit që të përdornin frazat e Kuranit Fisnik teksa flisnin. Kur Jezid ibn Babnusi dhe shoku i tij e vizituan atë, ai iu drejtua asaj nga ana tjetër e perdes për ta pyetur në lidhje me marrëdhëniet e një burri me gruan e tij, ndërsa ajo është me menstruacione.
Aishja e vuri re se ai nuk po përdorte shprehjet e Kuranit në shpjegimin e tij të situatës, prandaj ajo e paralajmëroi atë:
“Përdor fjalët që i pëlqejnë Allahut.”
Ajo gjithmonë i paralajmëronte ata që ndërprisnin marrëdhëniet e tyre me Kuranin, dhe nuk e pëlqente të angazhuarit me diçka tjetër përveç librit të Zotit. Fjalët e saj i ftonin të tjerët për të rifituar ndërgjegjen e tyre, kur ajo vërente se ishin duke përdorur fraza të papëlqyeshme.
Një ditë Ibn Ebu Saibi erdhi tek ajo. Kur e pa atë, Aishja tha:
“Ka tri gjëra për të cilat ti duhet të më dëgjosh, ose përndryshe unë do të luftoj kundër teje deri në fund.”
“O nëna e besimtarëve, më thuaj cilat janë dhe unë me siguri do të ta dëgjoj fjalën!”
“Ndërsa ju jeni duke u falur, mos mbani një qëndrim apo sjellje që cenon seriozitetin e të qenit në praninë e Allahut, sepse kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut apo shokët e Tij të bëjnë diçka të këtillë. Në vend që t’u mbash ligjërata çdo ditë, më mirë këshilloji
njerëzit vetëm një herë të premteve, ose në qoftë se dëshiron më shumë, ndoshta dy herë, ose më së shumti, tri herë. Mos bëj që njerëzit të humbasin entuziazmin e tyre për këtë libër, për Kuranin. Unë shpresoj se unë nuk do të të shoh më t’i ndërpresësh njerëzit kur ata janë duke folur në një tubim. Kur të jesh përpara një situate të tillë, lëri dhe ik. Nëse pastaj tregojnë respekt dhe të kërkojnë vetë t’i këshillosh, kthehu dhe fol me ta.”
Aishja fliste qartë dhe pastër, siç kishte parë nga i Dërguari i Allahut (s.a.s.). Mënyra e saj e të folurit kishte një domethënie të veçantë, sidomos kur ajo i drejtohej turmave të mëdha të njerëzve. Kur mendjet janë të hutuara ose të çoroditura nga informatat kundërthënëse, duhet të flitet me autoritet, dhe ndoshta edhe të përsëriten disa fraza për ta përcjellë siç duhet atë që është për t’u kuptuar. Aishja i kundërshtonte ata që flisnin nxitimthi. Ajo thoshte se fjalët duhet të artikulohen me kujdes, dhe përmendte të Dërguarin e Allahut si shembullin më përfaqësues. Aishja këmbëngulte që fjalët duhet të jenë të zgjedhura në mënyrë që të futen menjëherë e në zemra.
Aishja e përshkruante bujarinë e të Dërguarit të Allahut si një erë të pandërprerë që merrte gjithçka me vete.
Fjalët e saj i jepnin përgjigje problemeve më të thella që ekzistonin në shoqërinë e saj.
“Sigurisht, fejesa është si shërbim ndaj Zotit. Ju duhet të jeni të kujdesshëm kur zgjidhni atë me të cilin e fejoni vajzën tuaj.”
Shpirti poetik dhe oratoria
Poezia ishte dhunti e arabëve. Sa herë që flisnin, ata shpreheshin me gjuhën e poezisë. Aishja lindi në një epokë kur babai i saj, Ebu Bekri ishte në gjendje të recitonte përmendësh poezi për ditë me radhë, pa u ndalur. Gjatë asaj kohe, malli më me vlerë në treg ishte poezia, ata e rrëfenin historinë nëpërmjet poezisë, shpreheshin përmes poezisë si dhe gjallëronin tubimet e tyre me poezi. Sipas Aishes, poezia ishte e ndarë në: poezi të mira dhe të bukura, dhe poezi të këqija dhe të shëmtuara. Ajo porosiste: “lëreni të keqen dhe të shëmtuarën dhe kërkoni të mirën dhe të bukurën.” Ajo e kishte dëgjuar këtë
drejtpërsëdrejti nga i Dërguari i Allahut.Një ditë, Shurajhu e pyeti Aishen:
“A ka recituar ndonjëherë ndonjë poemë i Dërguari i Allahut?”
Ajo u përgjigj se i Dërguari i Zotit kishte recituar një poezi të shkruar nga Abdullah ibn Reuaha, dhe nuk e linte pas dore dhënien e vazhdueshme të shembujve nga poemat.
Aishja kishte një kujtesë fotografike. Ajo kurrë nuk i harronte ato që dëgjonte, dhe gjithmonë arrinte t’i rikujtonte ato në kohën dhe vendin e duhur.
Vite më vonë, ajo u ndal në vjershat që kishte dëgjuar prej mekasve në lidhje me shpartallimin që kishin përjetuar në Luftën e Bedrit, ajo u tregoi besimtarëve për urrejtjen dhe smirën që mekasit kishin ndjerë ndaj Islamit. Aishja kishte ndjenjat e sinqerta të një gruaje të vjetër, e cili vite më parë, pati shpëtuar nga errësira e botës pagane, dhe e pati pajisur vetveten me klimën e ngrohtë të Xhamisë së Profetit. Aishja ia pati paraqitur disa prej tyre të Dërguarit të Zotit paqja qoftë mbi Të. Dhe ishte përsëri Aishja, e cila i transmetoi poezitë plot nostalgji që i përkisnin Ebu Bekrit, Bilalit dhe Fuhejrës, të cilët ajo i kishte vizituar pas hixhretit.
Një ditë, Aishja recitoi nja dy fragmente nga një poet i kohës së injorancës, Ebu Kabir Huzaliut, pranë të Dërguarit të Zotit. Në poemë, Ebu Kabir Huzaliu shkruante për djalin e tij dhe guximin e tij legjendar. Atëherë Aishja tha:
“Nëse Ebu Kabir Huzaliu do të të kishte parë Ty, ai me siguri do të konsideronte si subjektin më të denjë të poezive të tij.”
Pas fjalëve të Aishes, i Dërguari i Zotit u ngrit dhe e puthi ballin e saj, e i tha:
“Allahu i Plotfuqishëm të shpërbleftë me çmimin më të bukur dhe të dobishëm, o Aishe. Zoti të kënaqtë ashtu siç ti më kënaqe mua!”
Aishja tregon lidhur me mënyrën se si Sad ibn Muadhi kishte recituar një poezi ditën e Betejës së Hendekut. Në përgjigje të jobesimtarëve të cilët thumbonin pa reshturi Islamin dhe myslimanët, i Dërguari i Zotit u kërkoi Abdullah ibn Rauahs, Ka’b ibn Malikut dhe Hasan ibni Thabitit t’i dilnin zot Islamit. Aishja qe ajo e cila i transmetoi këto poezi. Ajo transmetoi gjithashtu edhe poezi të cilat gratë myslimane të Medinës i recitonin nëpër dasma.
Sigurisht, poezitë e Aishes nuk kufizoheshin me kaq. Ajo ishte një grua me një thesar pa fund të poezive që ruheshin në kujtesën e saj, rrëfeheshin kur ishte momenti i duhur, ndaj ajo ishte e aftë të përdorte gjithë bukurinë e poezisë për të shprehur vlerat në të cilat ajo besonte.
Ajo thoshte:
“Ushqejini fëmijët tuaj me poezi, në mënyrë që gjuha e tyre të bëhet e ëmbël.”
Ajo mendonte se ishte jetike për t’u mësuar fëmijëve poezi në mënyrë që t’i ndihmojmë ata të flasin më rrjedhshëm, si dhe për të kultivuar aftësinë e tyre për t’u shprehur qartë.
Është fakt gjithashtu që poezia të ketë edhe një fytyrë të bukur, por njëkohësisht dhe një të shëmtuar. Gjëja më e rëndësishme për besimtarët është që ta përdorin gjuhën në mënyra të mira dhe të dobishme. Aishja argumentonte se gjuha mund të përdoret si një gjarpër për të lënduar zemrat njerëzore:
“Personi më mëkatar është ai që tallet pa dallim me një fis apo një grup njerëzish në poezinë e tij.”
Kjo ishte gjithashtu edhe këshilla e Profetit, sepse Abdullah ibn Omeri ka transmetuar nga Profeti se “poezia mbështetet në fjalën, bukuria e saj është si bukuria e fjalës, e gjithashtu edhe shëmtia e saj është si shëmtia e fjalës.”
Kur Ebu Bekri vdiq, Aishja dëgjoi se disa njerëz kishin vepruar prapa krahëve të babait të saj dhe u mërzit edhe më shumë. Ishte e qartë se kjo ishte një përpjekje e qëllimshme nga ana e hipokritëve. Duhej thënë e vërteta, përpara se njerëzit t’u besonin fjalëve të gënjeshtërta. Ajo mblodhi grupin e njerëzve të cilët ajo besonte se do t’i dëgjonin këshillat e saj. Aty ajo mbajti një fjalim për t’ua bërë edhe një herë më shumë të qartë pozicionin e kalifit të ndjerë, duke u ndalur në detaje të cilat prej disave mund të anashkaloheshin.
Pasi e kishte përfunduar fjalimin e saj, ajo priste mendimin e njerëzve. Ajo pyeti:
“Për hir të Zotit ju lutem më thoni, a ka ndonjë gjë që ju është dukur pa vend apo e pavërtetë në ato që po ju them?”
Përgjigjja doli nga buzët e njerëzve të drejtë që ishin mbledhur aty: “Jo, ne betohemi në Allah se çdo gjë që ti the ishte e vërtetë!”
Kur Aishja mori lajmin se ishte vrarë Osmani, ajo pyeti nëse kjo ishte e vërtetë. Atëherë ajo tha:
“Allahu i Plotfuqishëm dhuroftë mëshirën e Tij mbi të dhe e faltë atë. Megjithatë, ai shpëtoi nga problemet e kësaj bote. Meqë në të kaluarën ju nuk patët ngritur asnjë kundërshtim ndaj atyre që e kundërshtuan dhe i bënë rezistencë atij dhe u dorëzuat para tyre, sot ju duhet ta mbështesni më shumë drejtësinë, dhe duhet të punoni më shumë për të shtuar fuqinë e Islamit, duke e lartësuar atë. Edhe pas kësaj dashamirësie aq të madhe nga Allahu, i cili ka dhuruar mbi ju bekimet e të mirave të fesë tuaj, ju ende e shikoni me lakmi këtë botë dhe e lini pas dore idenë e të ndihmuarit të fesë së Tij. Ju e dini shumë mirë se shkatërrimi i diçkaje është shumë më i lehtë sesa ndërtimi i saj. Mos harroni se në momentin që ju prisni falenderime për mosmirënjohjen tuaj, bekimet që keni fituar do të zhduken.”Një ditë tjetër, Osman ibni Hunejf e pyeti:
“O nëna ime e dashur, cila është arsyeja e vizitës tuaj këtu? A është kjo një detyrë që i Dërguari i Zotit ta ka premtuar ty apo është thjesht interpretimi juaj?” Ajo iu përgjigj:
“Jo përkundrazi, unë kam ardhur këtu me vullnetin tim, por dëgjova se është vrarë Osmani. Me vrasjen e Osmanit ju keni shkelur tri ndalesa dhe realizuat tri veprime të ndaluara në të njëjtën kohë. Ju injoruat shenjtërinë e kësaj zone, shkelët mbi nderin e Kalifatit, dhe sfiduat muajt e shenjtë. Edhe pse ai ua kishte plotësuar dëshirat tuaja, ju i shkaktuat atij probleme mbi probleme dhe e vratë, duke e flakur tutje si një leckë të bardhë me të cilën keni pastruar ndyrësitë tuaja. Tirania juaj e bëri atë të vuante, dhe unë jam e zemëruar me ju për atë që i bëtë atij. A mendoni se është e tepërt që të zemërohem se keni ngritur shpatën kundër Osmanit?”
Edhe pse Aishja ishte një grua e vogël, ajo kishte një zë kumbues. Një të ngritur ajo pak zërin, dhe turma shtensionohej për një çast. Aishja e përdori shumë herë fuqinë e saj të konsiderueshme shprehëse që të arrihej paqja gjatë Ndodhisë së Devesë. Në një nga predikimet e saj të mrekullueshme, ajo tha:
“Siç është e vërtetë që unë kam të drejtën e mëmësisë mbi ju, unë kam të drejtë edhe t’ju këshilloj.”
Ajo shpjegoi se qëllimi i saj ishte vendosja e paqes - ajo foli për të mirat që Zoti i Plotfuqishëm i kishte dhuruar asaj për shkak të të Dërguarit të Allahut, dhe përpjekjeve të babait të saj për të siguruar drejtësinë gjatë kalifatit të tij.
Ajo iu referua atyre me mirënjohje:
“Siç e dini, mua, vetëm ata që rebelohen kundër Allahut, mund të më akuzojnë. I Dërguari i Allahut ndërroi jetë, ndërsa ai e kishte kokën në gjirin tim. Unë jam njëra nga gratë e tij në qiell. Zoti im më ka përgatitur posaçërisht për Të, duke më mbrojtur dhe siguruar mua nga çdo e keqe. Ju e dini që unë besoj me të vërtetë, dhe hipokritët u përpoqën të shkaktojë mosmarrëveshje midis jush. Sepse për shkakun tim, Allahu i Plotfuqishëm dha për ju lehtësimin e marrjes abdes me pluhur të pastër. Ju e dini që babai im ishte një nga dy personat, i treti i të cilëve ishte Allahu. Ai ishte myslimani i katërt. Ai pat marrë titullin Besnik. I Dërguari i Zotit ishte i kënaqur me të ndërsa ai ishte duke vdekur, dhe kjo me siguri i dha forcë atij për kalifatin. Kur uniteti i Islamit u trondit, ishte ai që i mblodhi të dy palët së bashku dhe i forcoi ato më tej. Por, fitneja ishte vendosur, dhe disa u bënë jobesimtarë pasi kishin besuar.”
Këto predikime lanë një përshtypje të thellë mbi gjithë dëgjuesit. Populli i Basrës u nda në dy pjesë, dhe një numër i konsiderueshëm i tyre hoqi dorë së mbajturi qëndrim kundër saj. Ata që e kishin dëgjuar predikimin e saj, më vonë thanë se ata kurrë nuk kishin dëgjuar më parë një fjalim të tillë, kaq të qartë dhe të thukët, kështu që hoqën dorë nga bindja ndaj Osman ibni Hunejfit, i cili kishte qenë në krye të tyre.
Mjekësia
Aishja kishte përvojë edhe në fushën e mjekësisë. Natyrisht krahasimi i mjekësisë së asaj kohe me shkencën e mjekësisë në periudhën moderne dhe paramoderne është i pamundur. Kurat merreshin kryesisht duke përdorur përzierje të ndryshme barërash, nga bimët dhe kafshët. Zakonisht, një marrëdhënie mjeshtër-nxënës ishte e nevojshme për transferimin e kësaj dijeje në brezat e ardhshëm. Ata që kishin njohuri për këtë shkencë ua dorëzonin njohuritë dhe përvojën brezave të ardhshëm, e kështu me radhë.
Por Aishja ishte e pazakontë në sensin që ajo as nuk mori një edukim në mjekësi, e as nuk kishte qenë nxënëse e ndokujt. Mjeku më i njohur i kohës së Aishes ishte Harith ibn Kaldai, i mbiquajtur “doktori i popullit arab.” Gratë ishin të njohura për aftësitë e tyre për të kuruar fëmijët e vegjël. Duke parë gjendjen e përgjithshme të shoqërisë, shohim se ka pasur një ndarje të detyrave mes burrave dhe grave. Ndërsa burrat luftonin në fushë beteje, gratë ndërmerrnin detyrën e trajtimit të të plagosurve. Meqenëse Aishja kishte qenë e pranishme në shumë beteja, nuk është aq e vështirë të mendohet se si përvojat kanë ndikuar mbi një intelekt të mprehtë si të sajin.
Aishja, me një shpejtësi dhe kureshtje karakteristike, kurrë nuk e harronte atë që ajo e kishte dëgjuar ose parë, dhe nuk ishte e qetë derisa pyetjet e saj të merrnin përgjigje. Aishja hetonte gjithçka që ndodhte rreth saj.
Shtëpia e Profetit ishte një shkollë shumëfunksionëshe. Jo vetëm që ajo e ndoqi dijen, por edhe dija erdhi tek ajo. Kjo ishte mënyra se si ajo e mësuar mjekësinë. Informacioni i saj përbënte lajm dhe njerëzit vinin për ta pyetur atë për shumë gjëra. Sigurisht, ka pasur disa njerëz, madje edhe në mesin e të afërmit të saj, të cilëve u dukeshin të çuditshme njohuritë e saj rreth mjekësisë, dhe e pyesnin se si i kishte marrë ajo gjithë ato njohuri. Urve ibn Zubejri, djali i motrës së saj të madhe, Esmasë, erdhi një ditë tek Aishja dhe e pyeti:
“O nëna ime e dashur, unë kurrë nuk jam habitur në lidhje me
inteligjencën tënde, thellësinë e njohurive, të kuptuarit dhe kujtesën, sepse unë kam thënë me vete: ‘Ajo është gruaja e të Dërguarit të Zotit dhe e bija e Ebu Bekrit,’ dhe e kam konsideruar këtë më setë natyrshme. Mua kurrë nuk më janë dukur të çuditshme njohuritë tuaja rreth poezisë apo historisë, dhe i kam pranuar ato duke thënë: “Ajo është vajza e Ebu Bekrit, më të diturit tënjerëzit dhe dijetar i kurejshëve. Por unë nuk arrij t’ipërkap njohuritë tuaja rreth mjekësisë. Të lutem më thuaj, si e ke mësuar atë zanat dhe ku e keni marrë shkollimin për të?”
Aishja e vendosi dorën në supin e tij dhe i tha:
“O Urveja im, gjatë ditëve të fundit të jetës se të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), ai u sëmurte kaq shpesh saqë kishtepërreth grupe të tëra mjekësh, si arabë ashtuedhe persianë, të cilëtvinin tek ai për t’i bërë lloje të ndryshme trajtimesh. Aplikimi i kurave ishte detyra ime dhe unë i kam praktikuar ato në trupin e të Dërguarit të Allahut. Ky është burimi i dijes sime.”
Sipas vetë thënieve të saj, Aishja i kishte mësuar metodat e trajtimit nga një varg burimesh dhe i zbatonte ato sa herë që të ishte e nevojshme. Shumë njerëz kërkonin të përfitonin nga përvoja e saj, dhe i referoheshin asaj sikur të ishte autoriteti mjekësor i kohës.Por është gjithashtu e mundur të thuhet se kjo çështje mbeti në plan të dytë, sepse gjatë periudhës së trazirave sociale, nevoja për të kërkuar dhe për t’i vënë në zbatim njohuritë fetare të Aishes ishte më parësore. Në një rast ne shohim Urven të ankohej për faktin se Aishja u pyet kaq shpesh në lidhje me shkencat fetare saqë nuk kishte kohë për shkencat mjekësore, dhe vëllime të pallogaritshme të informacionit rreth mjekësisë humbën me vdekjen e saj.
Nxënësit e saj
Aishja kishte një talent të veçantë për përçimin e informacionit e saj edhe te të tjerët. Duke mos pasurasnjë fëmijë të sajin për të rritur dhe edukuar, ajo ishte nëna e të gjithëve. Ajo gjente jetimë dhe njerëz në nevojë, dhe luftonte për t’i edukuar të gjithë anëtarët e dobishëm të shoqërisë. Ajo jo vetëm plotësonte nevojat e tyre materiale, por edhe synonte t’i shndërronte ata në nga një vitrinë të dijes.
Gjatë asaj periudhe, Medina ishte zemra e botës myslimane në aspektin e njohurive. Dijetarja kryesor i këtij qyteti ishte Aishja,e cila u vizitua aq shpesh nga të gjithë ata që kërkonin njohuri që i përkisnin lëmenjve nga më të ndryshmit. Kur shkoi ajo në Mekë për të kryer haxhin, në mes të maleve të Hiras dhe Sabirit, dhe populli e vizitonte atë atje dhe kthehej i sqaruar për çdo mëdyshje që e ngacmonte kahera.
Aishja, e cila i përdori të gjitha ditët e saj në tokë për të mësuar dhe nxënë sa më shumë, mësoi shumë të rinj, në fusha të ndryshme, kryesisht në fushën e hadithit. Është falë përkushtimit të saj në dije, që përpara çdo myslimani janë në dispozicion deri në Ditën e Fundit.
Dera e saj rrinte e hapur për të gjithë, si për njerëzit e lirë ashtu edhe për skllevërit, që nga të afërmit e afërt e deri tek atamë të largmit, me kusht që secili duhet të respektonte pikat themelore të fesë. Ata vinin pranë saj që të dëgjonin me vëmendje të madhe mësimet që ajo jepte, dhe iknin me qëllimin e mirë dhe të vetëm, që t’ua përcillnin ato edhe të tjerëve.
Në lidhje me çështjet fetare, Aishja ka ndjekur një mënyrë pune të tillë që kushdo të mund ta kuptonte, dhe i përgjigjej pyetjeve me një shpjegim të lehtë që çdokush mund t’i kuptonte lehtësisht. Kur ajo shihte që dikush ishte i turpshëm për t’i bërë asaj ndonjë pyetje të caktuar, ajo i inkurajonte ata dhe ua bënte më të lehtë të pyeturit dhe të mësuarit për ndonjë gjë që ata e mbanin të fshehur përbrenda.
Aishja ishte zanafilla e një valë dijesh e cila do të arrinte tek më shumë njerëz dhe do të bëhej më e vlefshme në brezat e ardhshëm.
Stili i të Dërguarit të Zotit ndjehej qartë brenda mësimeve të saj. Për vizitorët e saj të rregullt, Aishjandalej mbi çështjet në të cilat ajo kishte qenë e pranishmegjatë bisedave mes Dërguarit të Zotit dhe shokëve të Tij, me po të njëjtin stil ligjërimi që kishte përdorur edhe Ai. Ajo shmangte të shpjeguarit me nxitim, duke adoptuar një qëndrim të veçantë ndaj atyre që mendonin se mund të përfitonin gjithçka menjëherë që në mësimin e parë. Ajo u thoshte atyre se i Dërguari i Allahut (s.a.s.) nuk kishte vepruar asnjëherë kësimënyre.
Shkolla e dijes së Aishes është frekuentuar nga Omeri dhe djali i tij, Abdullah ibn Omeri, Ebu Hurejreja, Ebu Musa el Eshariu, Abdullah ibni Abasi, Abdullah ibni Zubejri dhe nga sahabë të tjerë të njohur si Amr ibn Asi, Zejd ibn Halid el Xhuheni, Rabia ibn Amr el Xhurejshi, Saib ibni Jezidi, dhe Harith ibni Abdullahu.
Dijetarët e brezit të mëvonshëm pas Profetit konkurruan me njëritjetrin që të përfitonin sa më shumë prej këtij burimi. Thuhet se këta dijetarë, të cilët merrnin pjesë nëpër ligjëratat e saj dhe shkonin për të dëgjuar mësimet e saj ishin rreth njëqind e pesëdhjetë vetë. Urve ibni Zubejri, Kasim ibni Muhamedi, Abdullah ibni Jezidi, Alkame ibni Kajsi, Muxhahidi, Ikrimja, Shabiu, Zirr ibni Hubejshi, Mesruk ibni Exhdai, Ubejd ibni Umejri, Said ibni el-Musajibi, Asuad ibni Jezidi, Taus ibni Kajsani, Muhamed ibni Sirini, Abdurrahman ibni Harith ibni Hishami, Ata ibniEbi Rebahu, Sulejman ibni Jaseri, Ali ibni Hyseni, Jahja ibni Ja’mer dhe ibni Ebi Mulejke ishin disa prej tyre. Këta janë emra të shquar që ndriçuan jo vetëm brezin e tyre, por dhanë një kontribut të paçmueshëm për periudhat e mëpasme.
Ebu Amri, Zekuani, Nafiu, Ebu Junusi, ibni Farruhu, Ebu Mudile, Ebu Lubabe Meruani, Ebu Jahjai dhe Ebu Jusufi ishin skllevër të liruar dhe ishin edhe ata në mesin e nxënësve të Aishes.
Shkolla e saj e dijes përbëhej jo vetëm nga burrat. Në tubimet e saj, ka pasur gra të rëndësishme, të tilla si motra e saj Umu Kulthum binti Ebu Bekri, Amra binti Abdurrahmani, Amra binti Aishe binti Talha, Esma binti Abdurrahmani dhe Muadha el-Adeuije, Aishe binti Talhaja, xhesre bin Dexhaxhe, Hafsa binti Abdurrahman binti Ebu Bekër, Safija bint Shejbe, Berire, Sajibja, Merxhanja si dhe Hajra, e ëma e Hasan Basriut. Numri i përgjithshëm i grave që morën pjesë nëpër ligjëratat e saj ishte aty tek të pesëdhjetat.
Të qenët një epigon i Aishes përbënte një virtyt të veçantë. Njerëzit më të afërt të saj ia kishin zili këtë, por pa keqdashje. Pozita e Urves, nipit të saj tërhiqte vëmendjen e pothuajse të gjithëve.
Urve Ibn Zubejri
Urve ibn Zubejri ishte i ri, i lindur në vitin e njëzet e tretë të kalendarit islam, gjatë vitit të fundit të kalifatit të Omerit. Ai e kërkoi diturinë që në fëmijërinë e hershme. Ne mund ta vërejmë tek ai dëshirën për t’u bërë një vitrinë e dijes në të cilën njerëzit mund të përfitojnë, në kohën kur ai dhe tre shokët e tij, me të cilët u takua në Hixhr, ngjitur me Qaben, ishin duke folur për të ardhmen. Edhe pse Musab ibni Zubejri, Abdullah ibni Zubejri dhe Abdullah ibni Omeri kishin secili dëshira të ndryshme, ai u lut:
“O Zoti im, dhuromë mua dije që njerëzit të përfitojnë nga ajo pas vdekjes sime.”
Ndoshta si rezultat i lutjes së tij, më vonë brenda një kohe të shkurtër, ai u bë njëri prej dijetarëve të Medinës, duke qenë i respektuar nga të moshuarit, pavarësisht moshës së tij të re. Ai qëndroi gjithmonë pranë Aishes, vështirë se e linte atë ndonjëherë vetëm, duke u përpjekur për të marrë sa më shumë informacion prej saj. Kabisa ibni Zuejbi është shprehur:
“Sigurisht Urveja ishte njëri ndër ne që i njihte më mirë se kushdo tjetër njohuritë e Aishes rreth hadithit, sepse ai ishte i vetmi ndër ne që ka hyrë në praninë e Aishes pa asnjë vështirësi.”
Ibn Shihab Dhuhri, edhe ai vetë një lider në shkencën e hadithit, është shprehur rreth njohurive të Urves duke e përshkruar atë si një
oqean, fundi i të cilit ishte i paarritshëm.Vetë Urveja ka thënë:
“Gjatë katër ose pesë vjetëve të fundit të Aishes, mendoja me vete, “Në qoftë se nëna jonë Aishja, ikën nga kjo botë, nuk ekziston asnjë hadith në thesarin e saj të çmuar të diturive të cilin unë të mos e di.”
Një ditë, Urve ibn Zubejri dhe i biri i tij, Muhamedi, shkuan për të vizituar Velid ibni Abdulmalikun. Ata ishin në hambar, kur kuajt e trembur dolën të gjithë jashtë kontrollit. Muhamedi vdiq atje, gjatë asaj rrëmuje. Vetë Urveja mori një goditje në këmbën e tij, e cila më vonë u desh të pritej për shkak se plaga iu kthye në gangrenë. Edhe pse ai në fillim nuk ishte dakord, ai mori parasysh këshillën e kalifit Velid. Guximi që tregoi ai, ndërsa këmba e tij po i këputej përpara syve të tij pa anestezi, ishte mbresëlënës. Kur operacioni përfundoi, ai lexoi kuptimin e ajetit: “Ne patëm ca vështirësi në këtë udhëtim tonin.”
Askush nuk e mbante atë, derisa në fund, i ra të fikët.
Kur erdhi në vete, ai fshiu djersën nga balli i tij dhe u kërkoi atyre që ishin atje për t’ia dhënë këmbën e këputur. Ndërsa e mbante atë në duar, tha:
“Betohem në Zotin, i cili më ka lartësuar mua duke ecur me ty, se unë nuk u futa as edhe në një mëkat me ju e as eca drejt tij.”Pastaj njerëzit rreth tij e dëgjuan të lutej:
“O Zoti im! Kam pasur katër gjymtyrët, dy duar dhe dy këmbë. Ti më more një prej tyre dhe më le mua tre të tjera, sigurisht, si gjithmonë, falënderimi qoftë mbi Ty! Unë kisha katër djem. Ti më more njërin prej tyre dhe me le mua edhe tre të tjerë, sigurisht, si gjithmonë, falënderimi qoftë mbi Ty! A nuk janë ata të cilët bëhen të përjetshëm, pasi je Ti Ai që i merr?”
Urvja kishte trashëguar mjaft nga virtytet e përsosura të Aishes, si bujarinë dhe adhurimin. Ishte ai që i përcolli zakonet e saj të adhurimit për brezat e ardhshëm. Ai i kalonte netët e tij duke lexuar Kuran, duke e përfunduar çerekun e tij në një natë të vetme si dhe duke qëndruar për periudha të gjata në namaz. Edhe pasi këmba e tij ishte këputur, Urve kurrë nuk e shkurtoi namazin. Vetëm një natë ai nuk qe në gjendje ta kalonte natën në namaz dhe duke recituar Kuran - natën kur iu hoq këmba- por ai e plotësoi adhurimin natën tjetër. Ai nuk dëshironte kurrë të humbiste vendin e tij në rangun shpirtëror. Ai e këshillonte familjen e tij të lutej gjatë gjithë kohës. “Kur ndonjë nga ju sheh diçka që i pëlqen në këtë botë, duhet të shkojë menjëherë në shtëpi dhe të këshillojë personat e familjes për të kryer namazin, ju duhet të anoni drejt adhurimit, sepse Allahu i Plotfuqishëm e këshillon Profetin e tij: “Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm”.
Në lidhje me Urven, i biri Hashimi ka thënë:
“Babai im ka agjëruar gjatë gjithë jetës, madje edhe ditën që vdiq ishte me agjërim.”390
Urveja trashëgoi gjithashtu edhe bujarinë e Aishes. Në sezonin kur vileshin hurmat, ai i këpuste ato nga pemët, i shpërndante ato në murin e tij dhe i ftonte njerëzit të hynin në kopshtin e tij për të marrë ca kokrra. Njerëzit vinin nga e gjithë bota për të vizituar shtëpinë e tij dhe askush nuk largohej duarbosh. Kurdo që ai hynte në kopshtin e tij thoshte: Mashaallah! dhe pastaj recitonte ajetin: “Çfarë dëshiron Allahu bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij)!”
Fjalët e mëposhtme të cilat shprehin gjithë thellësinë e shpirtit të tij, janë mjaft domethënëse:
“Kur shihni dikë duke bërë një vepër të mirë, dijeni se aty pranë tij ndodhen shumë vëllezër të vullnetit të mirë. Në mënyrë të ngjashme, nëse shihni dikë duke bërë një vepër të keqe, dijeni se aty pranë tij ndodhen shumë vëllezër të tij vullnetkëqinj. Kështu, nëse një vepër e mirë është pararendëse e veprave të tjera të mira, një vepër e keqe është një shenjë e veprave edhe më të këqija.”
Urve vdiq në vitin e nëntëdhjetë e katërt të kalendarit mysliman.
Meqë pati edhe shumë dijetarë të tjerë, të cilët e filluan udhëtimin e tyre të përjetshëm në të njëjtin vit, ai filloi të quhej ‘viti i dijetarëve të fikhut’”.
Kasim Ibni Muhamedi
Meqenëse babai i tij kishte rënë dëshmor, Kasim ibn Muhamedi u rrit pranë Aishes, dhe të gjitha njohuritë i fitoi në praninë e saj. Ajo u kujdes për atë, e mori nën mbrojtjen e saj që nga fëmijëria e hershme, dhe u kujdes personalisht për arsimimin e tij. Aishja madje ia priste flokët dhe e vishte atë bukur në ditët e Bajramit. Por trashëgimia më e rëndësishme që Aishja i la atij ishte me siguri dituria. Është thënë se Kasimi, së bashku me Urven dhe Amrën, ishte një prej tre njerëzve që e kishin përvetësuar plotësisht diturinë e gjerë të Aishes mbi hadithin. Në të njëjtën kohë, ai ishte shumë i thjeshtë. Ai nuk parapëlqente të konsiderohej si i rëndësishëm, dhe nuk e mendonte asnjëherë veten më lart se të tjerët.
Një ditë, dikush nga Badija e pyeti nëse ai ishte më i ditur se dijetari i famshëm Selimi apo jo. Kasim ibn Muhamedi nuk dëshironte, as të lartësonte Selimin nëpërmjet një thjeshtësie false, e as t’i jepte rëndësi vetes duke u mburrur. Në përgjigje të këmbënguljes së njeriut, Kasimi tha atij të shkonte e t’ia bënte këtë pyetje Selimit.
Ashtu si Urveja, edhe Kasimi ka jetuar pa kërkuar asgjë nga njerëzit e tjerë dhe nuk pati as më të voglën prirjeje ndaj çdo sjelljeje që mund të dëmtonte moralin dhe seriozitetin e tij. Një ditë, Omer ibni Ubejdullahu i dërgoi atij një mijë dërhemë, por ai ia ktheu të gjitha. Disa njerëz këmbëngulën se ai duhet të mbante të paktën njëqind prej tyre, por qëndrimi i tij nuk ndryshoi assesi. Kasimi nuk do të përvetësonte as edhe një grimcë nga çdo mirësi që i ofrohej.
Kalifi i asaj kohe, Omer ibn Abdulazizi e trajtonte Kasimin me respekt të madh dhe u kujdes për të gjatë gjithë jetës së tij. Ai madje dëshironte ta rekomandonte emrin e Kasimit si një kandidat për kalif pas tij, dhe nuk ngurroi madje që ta deklaronte haptazi këtë.
Kur Kasimi i pa njerëzit duke spekuluar në lidhje me interpretime të ndryshme rreth kaderit, ai i paralajmëroi ata:
“Ju gjithashtu duhet të silleni me kujdes në pikat që Zoti nuk i ka shfaqur haptazi.” Ai i interpretoi mosmarrëveshjet e njerëzve të cilët kishin jetuar para tij, kryesisht sahabëve, si mëshirën e madhe të Allahut për brezat e ardhshëm. Kur ai humbi shikimin në moshën shtatëdhjetë vjeçare, thirri pranë tij të birin, sapo vuri re se vdekja i ishte afruar dhe ia shprehu atij amanetin e vet:
“Përdor rrobat me të cilat jam falur duke përfshirë këmishën, izarin dhe Rida-në time si qefin.” I biri e pyeti:
“O babai im i dashur, përse të mos përgatisim dy copa qefin të zakonshëm për ty?” Përgjigjja e tij ishte e njëjtë me atë të Ebu Bekrit, të cilin ai e konsideronte si shembull:
“O biri im i dashur, Ebu Bekri e la këtë botë me tri copa të veshjes së tij. Mos harro se të gjallët kanë më tepër nevojë për rroba sesa të vdekurit.”
Amra Binti Abdurrahman
Amra binti Abdurrahman ishte motra e Esad ibn Zurares të fisit Beni Nexhar, një nga udhëheqësit e ensarëve, si dhe mbesa e Zurare ibni Sadit. Ajo ishte një e afërme e të Dërguarit të Zotit nga ana e nënës së Tij.
Aishja, pasi e mori Amrën dhe vëllezërit e motrat e saj nën mbrojtjen e vet, e shndërroi këtë familje në një familje dijetarësh të shquar në të ardhmen. Ajo ndjehej përgjegjëse për përhapjen e njohurive që kishte akumuluar gjatë epokës së të Dërguarit të Zotit, në mesin e fëmijëve talentin e të cilëve ajo e kishte vënë re që më parë.
Ashtu si vëllezërit e motrat e saj, Amra e vlerësonte mjaft konsideratën e Aishes, ndaj zuri vendin e saj në histori si dijetare kryesore e kohës së saj. Dijetari i njohur ibni Medini ka thënë: “Amra ishte ndër dijetarët më të besueshëm, të cilët e njihnin gjithë bagazhin e hadithit të Aishes”, dhe “Amra binti Abdurrahmani e ka njohur mirë këtë fushë dhe kishte vizionin e pabesueshëm për të përvetësuar dhe kuptuar prej njohurive të Aishes”.
Ibni Hibani ka thënë: “Ajo ishte më e ditura e njerëzve rreth dijes së hadithit të Aishes.” Sufjan e ka quajtur atë “personi më i mirinformuar e cila i kuptonte më mirë se kushdo njohuritë e Aishes për hadithin”.
Bashkohësit e donin shumë. Kushdo që ishte i interesuar për Aishen, ishte gjithashtu i interesuar edhe për të. Të gjithë e shfaqnin dashurinë e tyre me dhurata. Por ajo i dërgonte këto dhurata tek njerëzit në nevojë, ashtu siç e kishte mësuar nga Aishja. Dhe ajo kurrë nuk e kthente duarbosh dërguesin.
Detyra e korrigjimit të gabimeve në interpretim, pas Aishes, i ra Amrës. Ajo korrigjonte gjykime dhe përpiqej për të shpjeguar të vërtetën, së bashku me arsyetimin përkatës.
Një ditë, Kasim ibni Muhamedi e pyeti Imam Dhuhriun:
“Unë po të shoh se je shumë i etur për të mësuar. A dëshiron të të tregoj një enë të mbushur plot me njohuri?”
“Po.”
“Ti duhet të shkosh menjëherë për tek Amra bint Abdurrahmani, sepse ajo është mësuar nga Aishja.”
Dhuhriu, i cili shkoi tek Amra bint Abdurrahman pas rekomandimit të Kasim ibn Muhamedit, më vonë tha:
“E kuptova menjëherë se ajo ishte si një oqean, të cilit nuk mund
t’i gjendej fundi.”
Në periudhën kur ka jetuar Amra sigurisht kishte edhe shumë njerëz të tjerë që kërkonin dituri, por ajo qëndronte mbi të gjithë. Kur ajo i hapi sytë në këtë botë, Aishja ishte pranë saj; që nga fëmijëria e hershme, ajo u rrethua nga thesari i çmuar i diturisë dhe informacionit të Aishes. Amra ishte një nga të paktit njerëz që ndoqën rrugën e Aishes në kërkimin e dijes dhe në zbatimin e saj në jetë, e veçanërisht në shkencat e hadithit dhe fikhut. Ajo ka transmetuar hadithe nga shumë personalitete, madje edhe nga Umu Seleme, dhe ajo që është më e rëndësishmja mes tyre, Aishes së nderuar.
Në një kohë kur informacioni i saktë kërkohej vazhdimisht, njerëzit e vizitonin atë shumë shpesh. Ajo e ktheu shtëpinë e saj në një medrese, një vend të mësimdhënies dhe të të nxënit, duke arsimuar kështu shumë nxënës.
Ajo ndërroi jetë në vitin e nëntëdhjetë e tetë të kalendarit islam. Vdekja e saj shkaktoi trishtim të madh në mesin e dijetarëve dhe njerëzve të cilët ishin vazhdimisht në kërkim të dijes që ajo kishte lënë prapa si trashëgim. Kalifi Emevit, Omer ibn Abdulazizi, i cili kishte treguar një respekt të veçantë për Amrën, ndërsa ajo ishte ende gjallë, dhe këshillohej me të në çështjet që ishin të paqarta tha:
“Askush nuk ka mbetur mes nesh, që ta njohë plotësisht diturinë e Aishes rreth hadithit, pas vdekjes së Amrës.”
Ai caktoi një ekip njerëzish për të kërkuar për çdo informacion, rreth hadithit apo zbatimit të tij, që ajo ua kishte lënë brezave të ardhshëm.
Muadhe El Adeuije
Muadha el Aveuije, e njohur me pseudonimin Umu Sahba, ishte e veja e Sile ibni Eshjemit, i cili ishte vrarë në një fushë beteje pranë Kabilit së bashku me djalin e tij, Sahban. Muadha, e cila kishte trashëguar sjelljen e mirë dhe njohuritë e Aishes, kishte një forcë të tillë karakteri, saqë pasi dëgjoi lajmin për vdekjen e burrit dhe djalit të saj, ajo iu kthye me këto fjalë grave që erdhën për t’i shprehur ngushëllimet:
“Nëse keni ardhur për të më uruar, jeni të mirëpritura. Por në qoftë se keni ndonjë qëllim tjetër, do të ishte më mirë të mos kishit ardhur.”
Kjo grua e madhe, e cila premtoi se do të kalonte jetën e saj në adhurim, rrinte zgjuar çdo natë, sidomos pas martirizimit të burrit të saj. Ajo ishte e njohur si një prej njerëzve më të devotshëm të asaj kohe. Muadha, e cila tërhoqi vëmendjen e njerëzve për shkak të thellësisë së saj të besimit dhe adhurimit, një ditë, u tha atyre që kishte përreth:
“Unë betohem në Zot se dashuria ime për këtë botë nuk është për shkak se unë dëshiroj për vete begati, kënaqësi apo lumturi. Unë betohem për Zotin, se e dua këtë botë vetëm për shkak se unë qysh këtu dëshiroj t’i afrohem më pranë Zotit tim. Në këtë mënyrë, unë shpresoj se Zoti i Plotfuqishëm do të më lejojë të takohem me tim bir dhe Ebu Sahban në qiell.”
Ajo falte namaz nga mbrëmja deri në mëngjes, dhe kur ajo ndjente përgjumje ose përtesë, endej paksa rreth e rrotull për t’i dhënë vetes pak energji, dhe thoshte me vete:
“O egoja im! Këtu gjumi është më i drejtë për ty, nëse i dorëzohem nefsit, duhet të di se do të fle në varrin tim për shumë më tepër kohë. Por ka një ndryshim - ky gjumë do të më sjellë ose mall me keqardhje ose lumturi me mëshirë.”
Kur çasti i vdekjes iu afrua dhe shenjat e saj filluan të shiheshin, ata që ishin afër saj panë se ajo qau me dhimbje të madhe, dhe pastaj buzëqeshi. Ata e pyetën:
“Përse qave dhe tani po qesh?”
Po mendoja se sëmundja ime do të më mbajë larg nga namazi, agjërimi dhe përkujtimi i Zotit, kështu që e ndjeva veten të trishtuar, e sakaq fillova të qaja. Ndërkohë, Ebu Sahba, i veshur me një cohë të gjelbër dy-copash, së bashku me një grup njerëzish u shfaq në kopsht. Betohem në Zot, se kurrë nuk kam parë bukuri si të tyren në këtë botë, kështu që buzëqesha nga gëzimi. Unë nuk mendoj se do të jem këtu edhe për një namaz tjetër.
Ashtu siç e kishte parashikuar, Muadha el Adauiea vdiq atë ditë, në vitin e tetëdhjetë e tretë të kalendarit islam, përpara se të vinte koha për namazin tjetër.
MOSHA E MARTESËS SË AISHES ME PROFETIN TONË TË DASHUR
Kur studion jetën e Profetit, një nga temat më të debatueshme është ajo e moshës së Aishes kur u martua me Të. Mosha e re e supozuar e saj ka qenë përdorur në fushatat e panumërta të shpifjeve kundër Profetit.
Raportimet që tregojnë se Aishja binti Ebu Bekër ishte 6 apo 7 vjeçe kur ajo u fejua dhe 10 vjeçe kur u martua, kanë qenë faktori bazë në formulimin e pikëpamjeve rreth moshës së saj të martesës. Gjithashtu, nuk duhet harruar se faktorë të tillë si praktikat e ngjashme që ishin mjaft të përhapura në atë kohë, si dhe zhvillimi fizik i fëmijëve i cili plotësohej në një moshë më të hershme në ato kohë, gjithashtu kontribuuan në përhapjen e kësaj pikëpamjeje. Për këtë arsye, kjo temë nuk është bërë kurrë një çështje për debat deri përpara pak kohësh.
Orientalistë të cilët nuk marrin në konsideratë kushtet e periudhës kohore në të cilën një veprim ka ndodhur dhe të cilët e shqyrtojë Islamin nga “jashtë”, e kanë kthyer këtë çështje në një çështje aktuale e të debatueshme. Reagimi i botës myslimane për këtë shumësi pikëpamjesh ka qenë i përzier. Ndërsa disa kanë ngulur këmbë se mosha e lartpërmendur e Aishes në martesë është e saktë, të tjerët janë të mendimit se Aishja, asokohe, ka qenë më e madhe në moshë. Në këtë situatë, kur nuk është gjithmonë e mundur që të mbahet një qëndrim i ekuilibruar, qëndrime të ndryshme janë përhapur si përgjigje ndaj pretendimeve të orientalistëve, duke përfshirë edhe ato teprime, pra ata që zgjedhin të mohojnë raportimet apo ata që injorojnë ekzistencën e alternativave të tjera si përgjigje ndaj këtyre pikëpamjeve.
Para së gjithash, duhet të dihet se gjithkush është një fëmijë i kohës në të cilën jeton dhe për këtë arsye ai duhet të vlerësohet në përputhje me kontekstin kulturor të kohës përkatëse. Ekzistojnë vlera të caktuara të cilat përbëjnë zakonet e një shoqërie dhe kur një shoqëri merret në shqyrtim, këto vlera duhet të merren në konsideratë. Përndryshe, në qoftë se ne bëjmë përpjekje për t’i vlerësuar ngjarjet historike në kontekstin e kushteve të sotme, duhet të dimë se do jemi të detyruar të bëjmë gabime.
Është fakt i njohur se gjatë kohës së Profetit, vajzat e reja janë martuar në një moshë të hershme dhe se diferenca në moshë nuk ishte e rëndësishme në martesë.412 Sidomos për sa i takon vajzave të reja, nuk duhet harruar se ka ekzistuar një lloj trysnie sociale për këtë, se ato piqeshin më herët për shkak të kushteve klimatike dhe gjeografike, dhe se ato janë parë si plaçka që nevojitej të rriteshin në shtëpinë e burrit të tyre. Për më tepër, kjo çështje nuk ishte e lidhur vetëm për vajzat; edhe djemtë i martonin që në moshën 8, 9 apo 10 vjeçare dhe ata bëheshin kështu kryetarë të një familjeje në një moshë që sot perceptohet si shumë e vogël.413 Ndoshta është kjo kulturë që qëndron në thelbin e kësaj çështjeje e cila ka bërë që një problem i tillë të mos merrej parasysh në konsideratë deri në kohët e fundit. Përndryshe, do të ishte e pamundur për një mentalitet që ka dashur të krijojë një stuhi në lidhje me martesën e Profetit me Zejneb bint Xhahshin, dhe që ka shpifur për Aishen pas kthimit të saj nga ekspedita Murajsi, të mos e kritikonte një çështje të tillë në atë kohë.
Në ajetet e Kuranit që u shpallën në të njëjtën kohë, mosha për martesë u përmend dhe u theksua se fëmijët duhet të martohen, kur ata të piqen fizikisht.414 Pra, kundërshtimi i një propozimi hyjnor nuk mund të vihej në diskutim. Nëse do ishte vepruar me mentalitetin e Omerit, në qoftë se këtu do të nevojitej ndonjë ndërhyrje, Profeti do me siguri do të ishte paralajmëruar për një shpallje të ardhshme dhe kështu do të ndërmerrej një hap për të zgjidhur çështjen. Në çdo rast, martesa e Profetit me Aishen u bë në përputhje me orientimin që vinte nga vullneti hyjnor.
Duke lënë mënjanë teprimet, dhe duke përdorur kriteret e moderuara, burimet që lidhen me moshën e martesës së Aishes janë shqyrtuar si më poshtë:
Ndërsa renditen emrat e myslimanëve gjatë ditëve të para të Islamit, emri i Aishes, së bashku me atë të motrës së saj më të madhe, Esmanë, janë të shënuara menjëherë pas emrave të Sabikun el euelun (të parët) si: Osman ibn Afani, Zubejr ibni Auami, Abdurrahman ibni Aufi, Sad ibni Ebi Uakkasi, Talha ibni Ubejdullahu, Ebu Ubejde ibn Xherrahu, Erkam ibni Ebi’l Erkami dhe Osman ibni Madhuni.
Duke qenë personi i tetëmbëdhjetë që pranoi Islamin, emri i Aishes i paraprin emrave të Umejr ibni Ebi Uakkasit, Abdullah ibni Mes’udit, Salit ibni Amrit, Xhafer ibni Ebi Talibit, Abdullah ibni Xhahshit, Ebu Hudhejfes, Suhajb ibni Sinanit, Amar ibni Jasirit, Omer ibni Hatabit, Hamza ibni Abdulmutalibit, Habab ibni Eretit, Said ibni Zejdit dhe Fatime binti Hatabit.416 Kjo do të thotë se ajo ishte gjallë atëherë dhe se ishte e pjekur mjaftueshëm për të bërë një zgjedhje të tillë dhe të ushtronte vullnetin e saj. Përveç kësaj, informacioni në rrëfimet që tregon se “ajo ishte një vajzë e vogël atëherë”, tregon se emri i saj përmendet në mënyrë të vetëdijshme.
Kjo datë i referohet ditëve të para të Islamit, sepse dihet se Esmaja motra e Aishes, e cili ka lindur në vitin 595, ishte 15 vjeçe kur ajo u bë myslimane.418 Kjo tregon se në vitin 610, kur Profetit ka filluar t’i vijë shpallja, Aishja ishte të paktën 5, 6 apo 7 vjeçe ato ditë, dhe se ajo ishte të paktën 17 ose 18 vjeçe kur u martua me Profetin në qytetin e Medinës.
Në lidhje me ditët në Mekë, Aishja thotë: “Unë isha një vajzë e vogël që luaja me lodra, kur të Dërguarit të Allahut iu shpall ajeti: ‘Por jo, afati i tyre është kiameti, e kiameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur’” Ky informacion hap një dritare në lidhje më moshën e saj. Ajeti në fjalë është ajeti i 46 i sures Kamer, në kaptinën e 54-t i Kuranit, i cili shpjegon mrekullinë e hënës së ndarë më dysh. E shpallur si një e tërë, kjo sure zbriti, ndërsa Profeti ishte në shtëpinë e Ibni Erkamit në vitin e katërt (614), ose të tetë (618) ose të nëntë (619) të misionit të Tij, sipas transmetimesh të ndryshme. Më tepër duke i thirrur nevojës, disa dijetarë janë fokusuar në vitin 614 për shpalljen e kësaj sureje, e nëse merret parasysh kjo datë, Aishja ose nuk kishte lindur ende, ose sapo kishte lindur. Ndërsa marrim parasysh këtë datë, duket se ajo duhet të ketë qenë e lindur të paktën tetë ose nëntë vjet përpara, dhe situata nuk ndryshon shumë, nëse merret viti 618 ose 619 si vit i shpalljes së sures Kamer. Në këtë rast ajo duhet të kishte qenë vetëm 4 ose 5 vjeçe, pra në një moshë në të cilën ajo nuk do të ishte dot në gjendje për ta kuptuar këtë ngjarje dhe për ta rrëfyer pastaj atë vite më vonë. Sipas mundësisë së dytë, ajo ka lindur ndoshta kur profetësia e Muhamedit sapo kishte filluar.
Një tjetër çështje e cila ia vlen të përmendet këtu është se ndërsa përshkruan atë ditë, Aishja thotë: “Unë isha një vajzë që luaja me lodra.” Fjala që ajo përdor për të përshkruar veten, xharije, është përdorur në atë kohë për të përshkruar kalimin në pubertet. Nëse e studiojmë këtë çështje duke marrë vitin 614 si vitin kur Surja Kamer u shpall, Aishja do të kishte lindur të paktën tetë vjet përpara misionit profetik, në vitin 606. Në qoftë se ne pranojmë versionin e vitit 618, viti i saj i lindjes do të kishte qenë pastaj 610, dhe kjo ngjarje vetëm sa e bën të pamundur për të që të ketë qenë 9 vjeçe kur u martua.
Nëse do ta krahasonim emrin e saj me listën e emrave të myslimanëve të parë, ne do të shohim se Aishja ka lindur në vitin 606. Rrjedhimisht, ajo do të kishte qenë të paktën 17 vjeçe kur u martua.
Sigurisht, kujtimet e Aishes rreth Mekës nuk janë të kufizuara vetëm në këtë rast. Përveç kësaj, kujtimet e mëposhtme e vërtetojnë këtë çështje:
Rrëfimet e saj që tregojnë se ajo kishte parë dy lypësa që kishin mbetur që nga viti i elefantit, e cila ka ndodhur 40 vjet përpara misionit profetik dhe është pranuar si një moment historik për përcaktimin e historisë, dhe rrëfimi i këtij informacioni vetëm motrës së saj Esmasë.
Rrëfimi i saj i përshkruar në detaje se gjatë kohëve të vështira në Mekë, i Dërguari i Zotit kishte ardhur çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje në shtëpinë e tyre dhe se babai i saj, Ebu Bekri, i cili nuk mund t’i duronte këto vështirësi, u përpoq të emigronte drejt Etiopisë.
Rrëfimi i saj që thoshte se së pari ishte e detyrueshme të faleshin vetëm nga dy rekate të namazeve farze dhe se më vonë kjo u ndryshua në katër rekate për banorët vendës, por që gjatë fushatave ushtarake namazet farze janë falur vetëm me dy rekate.
Në raportimet për ditët e para, kanë qenë thënie të tilla si: “Ne dëgjuam se Isafi dhe Naila kishin kryer një krim në Qabe dhe për këtë arsye Allahu i ktheu ata në gur ashtu siç kishte bërë me një burrë dhe një grua nga fisi Xhurhum.”
4. Qenia e saj e rezervuar për dikë tjetër përpara fejesës me Profetin: Një tjetër faktor që mbështet pikëpamjen e mësipërme është se në kohën kur martesa e Profetit ka qenë temë diskutimi,
Aishja ishte në fjalë për t’u fejuar me të birin e Adij ibni Mut’imit, Xhubejrin. Sugjerimi për Profetin, që Ai të martohej me Aishen erdhi nga Haula binti Hakimi, gruaja e Osman ibn Madhunit, një personi jashtë familjes. Të dyja këto situata tregojnë se ajo kishte arritur në moshën e martesës dhe njihej si një vajzë e re, e gatshme për martesë.
Siç dihet, kjo dhënie fjale për fejesë u prish nga familja e Ibni Adijit për shkak të ndryshimit të fesë së mundshme të djalit të tyre në Islam, dhe vetëm pas kësaj u krye fejesa midis Aishes dhe Profetit Muhamed paqja qoftë mbi Të. Për rrjedhojë, marrëveshja e martesës është bërë më përpara, ose gjatë periudhës së misionit profetik ose kur thirrja në Islam nisi të bëhej haptazi (tre vjet pasi Profetit filloi t’i zbriste shpallja). Në qoftë se kjo ka ndodhur në momentet e para të misionit, pretendimi se Aishja ishte 9 vjeçe kur ajo u martua tronditet nga themeli i saj, e kjo nënkupton se Aishja ka lindur edhe më herët nga sa është menduar. Për këtë arsye, disa thonë se ajo ishte një vajzë 13 apo 14-vjeçare atëherë.
Nuk duhet harruar se ky vendim është marrë gjatë periudhës kur thirrja në Islam kishte filluar të bëhej haptazi. Në lidhje me vitin, kjo do të thotë diku rreth viteve 613-614. Nëse supozohet se Aishja ka lindur katër vjet pas misionit, duhet të pranohet se ajo nuk kishte lindur ende atëherë, kështu që nuk është e mundur të flitet për një marrëveshje martesore në këto rrethana. Në këtë rast, duhet të pranohet se ajo ishte së paku 7 ose 8 vjeçe, kur marrëveshja u prish fjala me Ibni Adijin, kështu që ndoshta viti i lindjes ishte viti 605.
Këtu, mund të përmendet edhe një mundësi tjetër, domethënë, një marrëveshje martesore e rregulluar për të ardhmen e ngjashme me “fejesën në djep” një marrëveshje kjo ndërmjet prindërve në vitet e para pas lindjes së një fëmije. Megjithatë, nuk ka asnjë të dhënë në tekstet në shqyrtim për ta konfirmuar këtë hipotezë.
5. Diferenca e moshës mes vëllezërve dhe motrave të Aishes duhet të kihet parasysh. Siç dihet, Ebu Bekri kishte gjashtë fëmijë. Esmaja dhe Abdullahu kanë lindur nga Kutajla binti Umejsi, Aishja dhe Abdurrahmani nga Umu Rumani, Muhamedi nga Esma binti Umejsi dhe Umu Kulthumi nga Habibe binti Harixha. Esmaja dhe Abdullahu kishin të njëjtën nënë, siç e kishin edhe Aishja me Abdurrahmanin. Dallimi mes moshave të fëmijëve me nënë të njëjtë mund të hedhë dritë mbi çështjen tonë në shqyrtim.
Vajza e parë e Ebu Bekrit, Esmaja ka lindur në vitin 595, plot 27 vjet përpara hixhretit.431 Në kohën e hixhretit, ajo ishte e martuar me Zubejr ibni Auamin dhe ishte gjashtë muajshe shtatzënë.432 Abdullahu, djali i saj ka lindur tre muaj më vonë në Kuba, ndërsa ajo ishte duke emigruar për në Medinë. Ajo vdiq në vitin e 73-të të hixhretit, në moshën 100 vjeçare dhe dhëmbët ende nuk i kishin rënë. Këtu kemi një tjetër pjesë tejet të rëndësishme të informacionit. Diferenca mes moshës së Aishes dhe Esmasë, motrës së saj, ishte 10 vjet. Sipas kësaj, viti i lindjes së Aishes ishte viti 605 (595+10=605) dhe mosha e saj në periudhën e Hixhretit ishte 17 vjeçare (2710=17). Meqenëse martesa e saj u bë gjashtë, shtatë apo tetë muaj pas hixhretit, ose më saktë menjëherë pas Luftës së Bedrit,434 kjo nënkupton se Aishja në patë kohë ishte 17 ose 18 vjeçe.
b) Dallimi mes moshës së Aishes dhe Abdurrahmanit, vëllait të saj, është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Abdurrahmani u bë mysliman pas nënshkrimit të Traktatit të Hudejbijes, gjashtë vjet pas hixhretit. Ai ishte i kujdesshëm për të mos u ndeshur me babanë e tij në Luftën e Bedrit, në vitin e dytë pas hixhretit, dhe atë ditë Abdurrahmani ishte 20 vjeç. Me fjalë të tjera, ai duhet të ketë lindur në vitin 604. Duke marrë parasysh kushtet e asaj kohe, probabiliteti që motra e një fëmije të lindur në vitin 604, të ketë lindur 10 vjet më vonë, në 614, është i ulët. Nga ana tjetër, në një kohë kur diferenca e moshës mes vëllezërve dhe motrave me të njëjtën nënë është një ose dy vjet, një diferencë e tillë prej dhjetë vjetësh ndërmjet Aishes dhe vëllait të saj duket jo bindëse.
6. Raportimet lidhur me vdekjen e Aishes janë gjithashtu të një natyre të përshtatshme për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Viti në të cilin ajo ka vdekur është shënuar si viti i 55, 56, 57, 58 ose 59 pas hixhretit dhe mosha e saj në atë kohë ishte 65, 66, 67 ose 74 vjeçe. Ashtu siç nuk ka një mendim të përbashkët lidhur me datën e saj të lindjes, nuk ka asnjë mendim të përbashkët lidhur edhe me datën e saj të vdekjes. Transmetimet që thonë se ajo vdiq në vitin e 58 pas hixhretit dhe se ajo ishte 74 vjeçe kur vdiq, të japin përshtypjen se ata janë më të qëndrueshme se sa të tjerat, sepse ato japin informacione të detajuara të tilla si ditën që ajo vdiq ishte e mërkurë, dhe i korrespondonte ditës së 17-të të Ramazanit, që me kërkesën e saj, u varros natën pas namazit të vitrit në varrezat Parajsa e Përjetshme, që përsëri me kërkesën e saj të fundit, namazi i xhenazes është udhëhequr nga Ebu Hurejre dhe se ajo ishte futur në varr nga persona të tillë si Esmaja, e motra e saj me të dy bijtë, Abdullahun dhe Urven, dy djemtë e Muhamedit, vëllait të saj, Kasimi dhe Abdullahu, si dhe djali i vëllait të saj Abdullahut, Abdurrahmani. Prandaj, kur llogaritjet bëhen në bazë të kësaj date, ne shohim se ajo jetoi 48 vjet pas vdekjes së Profetit (48+10=58+13=71+3=74). Kjo do të thotë se ajo ka lindur tre vjet para profetësisë së tij dhe në funksion të këtij informacioni, ajo ishte 17 vjeçe kur ajo u martua me Profetin (74-48=26-9=17).
Në mbështetje të atyre sa thamë më lart, prania e saj në frontin e betejës në Uhud, në vitin e tretë pas hixhretit, kur madje edhe djemtë iknin larg nga tmerri, thellësia e saj në çështjet shkencore dhe qëndrimi i matur dhe deklaratat që ajo ka parashtruar në lidhje me çështjen e shpifjes, diferenca midis moshës së saj dhe moshës së Fatimes, vajzës së Profetit; njohuritë e saj dhe ndërgjegjësimi rreth hixhretit dhe zhvillimet e mëvonshme, pas mbërritjes në Medinë, konsumimi i martesës nën sugjerimin e të atit të saj dhe pasi mehri ishte paguar; pozita e Profetit si një udhërrëfyes në shoqëri; ndjeshmëria e Profetit dhe dhembshuria e tij atërore; dallimet në transmetimet në lidhje me datën e martesës së tyre duke mos dalë në asnjë përfundimin të njëzëshëm; përdorimi nga Aishja i shprehjes së dyshimtë “gjashtë apo shtatë” kur iu referua moshës së saj, mospërcaktimi i saktë i datës së lindjes dhe të vdekjes në shoqërinë e asaj kohe, e jo siç ndodh sot -e gjithë kjo e forcon mundësinë që ajo të ketë lindur përpara fillimit të Islamit, të jetë fejuar në moshën 14 apo 15-vjeçare dhe të jetë martuar me Profetin tonë të Dashur diku në moshën 17 ose 18-vjeçare.
Në këtë situatë, është në dorën tonë t’ia atribuojnë kuptimin “Më duket se isha” raportit “Unë isha 6 ose 7 vjeçe kur unë u fejova dhe 9 vjeçe kur u martova” dhe t’i pajtojmë këto dy shprehje. Fakti që
Aishja ishte fizikisht e hollë, e forcon këtë interpretim. Ajo u ndikua nga ndryshimet fizike më shpejt dhe kishte një trup më të vogël se moshataret e saj. Ngjarjet si sëmundja e saj gjatë emigrimit në Medinë, fakti që nëna e saj ka treguar vëmendjen të veçantë duke u përpjekur që ta shërojë, humbja e gjerdanit të saj pas ekspeditës së Murajsit dhe koshi i mbyllur i vendosur mbi deve duke menduar se ajo ishte në të,427 të gjitha këto i japin forcë këtij opinioni.
Me pak fjalë, pavarësisht nëse mosha Aishes kur u martua ishte 9, 17 apo 18 vjeçe, nuk ka asgjë të çuditshme në lidhje me të. Është e nevojshme për ta vlerësuar çdo shoqëri sipas rregullave të veta në epokën e vet. Kur hedhim sytë në shembuj të ngjashëm, vërejmë se ishte një zakon mjaft i përhapur martesa, si e djemve ashtu edhe vajzave në moshë shumë të re. Megjithatë, kur ne hedhim sytë në
230 AISHJA Nëna e pashoqe e besimtarëve
informacionin e mbërritur deri në ditët tona, nuk duhet të harrojmë se ky variant në lidhje me Aishen, se ajo ka lindur në vitin 605, është fejuar në moshën 14 ose 15-vjeçare dhe është martuar në moshën 17 ose 18-vjeçare, është mjaft bindës, dhe vështirë për t’u mohuar.
ALIU DHE AISHJA
Një tjetër gënjeshtër e fabrikuar kundër Aishes është ajo e gjoja ofendimit të saj prej Aliut, prej së cilës madje, ajo u zemërua shumë me të. Është thënë se gjoja Aishja nuk i ka folur Aliut deri në fund të jetës së saj, si rezultat i incidentit të shpifjes, për shkak të asaj që ai kishte thënë atë ditë, por gjithashtu është hedhur në hapësirë edhe varianti sipas të cilit Ndodhia e Devesë ishte rrjedhojë e këtij aludimi. Prova e vetme për këtë është përdorimi i shprehjes “njeriu tjetër”, prej Aishes për t’iu referuar Aliut, si njëri prej dy njerëzve që e ndihmuan të ecte të Dërguarin e Allahut paqja qoftë mbi Të kur ai erdhi në xhami gjatë sëmundjes së Tij përfundimtare. Ata pretendojnë se Aishja nuk mund ta përmendte me gojë emrin e Aliut, për shkak të zemërimit dhe urrejtjes që ajo ndjente karshi tij.
Po cila është shkalla e vërtetë e kësaj ngatërrese? A është e vërtetë se Aishja ishte me të vërtetë e zemëruar me Aliun dhe e ofenduar prej tij? A ka ndonjë informacion ose dëshmi tjetër edhe këtu, siç kishte rreth moshës së Aishes? Cili ishte qëndrimi i përgjithshëm i Aishes, ishte e mundur që të përjetoheshin edhe fyerjet, zemërimi, urrejtja dhe hakmarrja? Si reagonte ajo kur përjetonte gjëra të tilla?
Para së gjithash, përveç kësaj ngjarjeje, nuk ka as edhe treguesin më të vogël që të ketë pasur ndonjë situatë ofendimi mes Aishes dhe Aliut.
Së dyti, vërtetësia e shprehjeve të thëna gjoja nga Aliu gjatë incidentit të shpifjes është e dyshimtë. Këto transmetime janë të dobëta dhe do të nuk do të ishte aspak profesionale të bazohemi për një çështje të tillë të rëndësishme në një transmetim të dobët, sidomos kur ekzistojnë dëshmi më të besueshme.
Së treti, edhe pse është ende e mundur që Aliu të ishte personi i nënkuptuar me fjalët “njeriu tjetër”, dijetarët e hadithit thonë se personi në fjalë mund të ketë qenë Usameja ose Fadl ibn Abasi. Dijetarë të tjerë kanë përmendur mundësinë e dy personave të tjerëve të quajtur Burejre dhe Nuba. Thuhet gjithashtu se “njeriu tjetër” ishte një rob emri i të cilit nuk dihej.448
Ekzistojnë dy mundësi - ose kjo ngjarje ka ndodhur më shumë se një herë, ose personi i dytë i cili e mbajti për krahësh të Dërguarin e Allahut paqja qoftë mbi Të ka ndryshuar. I vetmi që nuk ndryshoi ishte Abasi, xhaxhai i të Dërguarit të Zotit, meqenëse ai ishte i afërm i Profetit, ai qëndroi pranë Tij për shumë kohë, e vazhdimisht e mbante për krahësh. Nëse ka pasur një rotacion në personin që e mbante krahun tjetër të të Dërguarit të Zotit, ai mund të ketë qenë Usamja, Aliu, Fadli, Burejra, Nuba ose ndonjë rob tjetër, emri i të cilit nuk ishte i njohur atëherë.449
Ndoshta, në vend që të përmendte emrat e të pesë njerëzve të cilët ndërronin vendet mes njëri-tjetrit gjatë të njëjtës ngjarje, Aishja e përshkruan si “njeriu tjetër”, atë që ndërrohej.” Prandaj, Aliu nuk ishte i vetmi emri i të cilit nuk është përmendur, kanë qenë edhe Usamja, Fadli, Burejra, Nuba dhe një rob tjetër emrin e të cilit nuk e dimë. Nuk ka gjasa që Aishja të mbante një qëndrim negativ ndaj të pesë këtyre njerëzve, gjë që e bën mungesë të përmendjes së emrit të
Aliut në përshkrimin e saj jo të qëllimshëm.
Së katërti, gjatë incidentit të shpifjes, Aliu pati thënë: “O i Dërguari i Zotit, pse po e vret mendjen kaq shumë? Allahu i Plotfuqishëm të ruajttë nga përjetimi i vështirësive të mëtejshme! Ka kaq shumë gra të tjera përveç asaj! Pse nuk pyet njëherë këtë vajzën që është robinjë? Unë jam i sigurt se ajo do të të tregojë diçka që do të të bëjë të ndjehesh më mirë.”450 Fjalët e tij kishin një qëllim të qartë: ruajtjen e të Dërguarin të Zotit nga telashet e tij, dhe duhet të interpretohet si: “Unë jam i shqetësuar vetëm për ty, në rastin kur ti je i lënduar, çdo çështje tjetër, për mua, është dytësore.” Ndoshta Aliu i dha drejtim çështjes nga Berira për të realizuar qëllimin e nxjerrjes së Aishes të pafajshme nga dikush që e njihte atë shumë mirë. Për më tepër, Aliu e njihte shumë mirë Islamin. Një muaj pasi filloi të qarkullonte shpifja ndaj Aishes, u shpall ajeti: “E përse kur e dëgjuan atë (shpifjen) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete e të thoshin: ‘Kjo është shpifje e qartë?’” Këto fjalë tregojnë se besimtarët duhet të reagojnë ndaj gënjeshtrave dhe shpifjeve të pabaza. Historia na tregon se shumë nga sahabët mbajtën qëndrim të saktë ato ditë, dhe nuk ka asnjë dëshmi që Aliu të mos ishte njëri prej tyre.
Së pesti, atë ditë, Aliu ka përdorur shprehje të qarta për të mbrojtur pafajësinë e Aishes. Omeri, Osmani dhe Aliu, të cilët hynë në shtëpinë e lumturisë ndërsa i Dërguari i Allahut ishte duke folur me shokët e Tij mbi këtë çështje, e shfajësuan Aishen dhe thanë se nuk kishte asnjë dyshim se këto fjalë ishin veç shpifje. Aliu e trajtoi çështjen me vendosmëri dhe saktësi, duke e shfajësuar Aishen me fjalët e mëposhtme:
“O i Dërguari i Zotit, unë e kuptoj se ajo është e pastër dhe e pafajshme nga çdo e metë. A të kujtohet, një ditë kur po na prije në namaz i veshur me sandale dhe në një moment ti e hoqe njërën nga sandalet. Kjo ishte diçka e çuditshme për të gjithë ne, prandaj të pyetëm vallë ishte edhe kjo një pjesë e Sunetit. Ti u përgjigje në mënyrë mohuese dhe na shpjegove se Xhebraili kishte ardhur tek ti, dhe të kishte thënë se njëra nga sandalet tuaja ishte e ndotur, andaj kjo do ta bënte të papranueshëm namazin Tënd. O i Dërguari i Allahut, në qoftë se Allahu i Plotfuqishëm të mbron në çështje të tilla kaq të vogla, a është e mundur që Ai t’ju lërë vetëm kur bëhet fjalë për familjen Tënde?”
Këtu, tregohet i gjithë karakteri dhe qëndrimi i vërtetë i Aliut, dhe ashtu siç bënë edhe Omeri dhe Osmanin, edhe ai gjithashtu tha se Aishja ishte e pafajshme. Ndërsa qëndrimi i tij e kënaqi të Dërguarin e Zotit, ky qëndrim mbështetej edhe nga Kurani njëkohësisht.
Së gjashti, në të kundërt, ne jemi të detyruar të pranojnë se Aliu e besoi shpifjen rreth Aishes, edhe pse faktet historike e mohojnë këtë qartësisht. I Dërguari i Zotit i dënoi Hasan ibni Thabitin, Mistah ibni Usasen dhe Hamnah binti Xhahshin, të cilët e patën përhapur shpifjen të paktën një herë, pasi ajetet rreth pastërtisë së Aishes u shpallën. Nëse do të ishte e mundur të interpretoheshin fjalët e Aliut si të besuarit e tij në shpifje, ai do të ishte dënuar si të tjerët. I Dërguari i Zotit ka deklaruar qartë se Ai do t’i ndëshkojë të gjithë ata që e meritojnë me të vërtetë, pa e theksuar se për kë bëhej fjalë.
Për më tepër, në jetën e Aishes nuk kishte vend për mërira apo urrejtje të vjetra. Për të do të ishte e pamundur që të vepronte kësisoj, kur ajo ishte personi më i afërt për Profetin, misioni i së cilës përfshinte ndërmjet të tjerave edhe dhënien fund çdo hakmarrjeje dhe mërie të periudhës së Injorancës, duke i shkulur rrënjët e hakmarrjes nga shoqëria beduine. Aishja ishte ajo e cila na tregoi se i Dërguari i Zotit nuk veproi qoftë edhe një herë të vetme me synimin më të vogël për hakmarrje.454 Aishja, e cila ndoshta ishte përcjellësja më e rëndësishme e fesë dhe nxënësja më e veçantë e Profetit, i cili i është kundërvënë vazhdimisht kundërpërgjigjes së urrejtjes me urrejtje, është me siguri larg nga kjo lloj lajthitjeje personale. Ekzistojnë shumë shembuj për këtë. Për shembull, pasi e vërteta e pastërtisë së saj u shfaq në ajetet rreth shpifjes, Aishja kurrë nuk mbajti një qëndrim negativ ndaj Hasan ibn Thabitit, i cili në fakt u pat dënuar për shoqërimin e hipokritëve në shpifjen e tyre, duke u mashtruar prej tyre. Përkundrazi, ajo u bë mbrojtësja e tij kryesore. Kur Aishja dëgjoi dikë që po përfliste Hasanin, ajo ndërhyri me shpejtësi që t’i dilte në mbrojtje sahabit, që në poezitë e tij kishte mbrojtur të Dërguarin e Zotit.
Shembujt e faljes së Aishes nuk kufizohen vetëm në këtë rast; edhe më mbresëlënës ishte qëndrimi që ajo mbajti kundër atyre që i kishin vrarë të vëllanë. Kur e vizitoi Aishen, ajo i bëri ca pyetje Abdurrahman ibni Shumases. Kur ajo e kuptoi se ata ishin të kënaqur me Muavijen si kalif, i tha atij: “Ajo çfarë ka ndodhur me vëllanë tim Muhamed ibn Ebu Bekrin nuk përbën aspak pengesë për mua që t’ju tregoj për atë që kam dëgjuar prej të Dërguarit të Zotit.” Ajo i rrëfeu pastaj ato hadithe të të Dërguarit të Zotit në të cilën ai lavdëron udhëheqësin nën të cilin është i kënaqur edhe populli i tij.
Bëhet kështu e pamundur të mendosh se Aishja ka përçmuar një njeri si Aliun, i cili ishte gjithmonë në anën e Zotit dhe të Dërguarit të Tij, ndërsa ajo mbrojti dhe u soll në mënyrë të butë ndaj atyre të cilët kishin vrarë vëllanë e saj, dhe të cilët kishin pjesën e tyre të përgjegjësisë për periudhën ndoshta më të errët gjatë krejt jetës së saj. Ideja e ruajtjes së një urrejtjeje të tillë deri në fund të jetës së saj është absolutisht e pamundur.
Së shtati, Aishja i pati shkruar një letër Muavijes rreth Huxhr ibn Adijit, i cili u vra së bashku me shtatë shokët e tij për shkak të afërsisë së tij me Aliun. Në dhunën përçarëse që u shfaq pas Ndodhisë së Devesë, ajo përdori çdo mundësi për t’i dhënë fund këtyre sjelljeve vrastare. Ajo shprehu keqardhjen dhe mërzinë që ndjente, duke qortuar Muavijen, “A nuk pate frikë nga Allahu kur vrave Huxhrin dhe shokët e tij? Pse nuk pate mëshirë për Huxhrin, përse nuk ia kurseve atij jetën?”
Së teti, ne pamë se Aishja ka qenë mbështetësja e Aliut në momentet më kritike. Pas vdekjes së Osmanit, ajo tha se kalifi i ri duhet të jetë një njeri i cili të jetë në gjendje të mbajë mbi supe përgjegjësinë e Kalifatit dhe gjithashtu i nxiti të tjerët që t’i besuar atij.436 Aishja gjithashtu drejtonte njerëzit për tek Aliu, kur ata kishin pyetje të cilat ai ishte më i përshtatshëm për t’iu përgjigjur.
Edhe në ditën kur pikëllimi i saj arriti kulmin gjatë Ndodhisë së Devesë, Aishja u kthye nga ata që gjendeshin përreth saj dhe u tha:
“O bijtë e mi, për fat të keq ne e lënduam jashtëzakonisht shumë njëri-tjetrin, përjetuam incidente nga më tronditëset, dhe u lodhëm së koti. Pas këtij momenti, askush nuk duhet ta shikojë më njëritjetrin me keqdashje apo të luftojë për atë që ka ndodhur ose për deklaratat e gabuara që kanë bërë të tjerët. Sigurisht, nuk ka asnjë problem ndërmjet meje dhe Aliut që të jetë më i madh se çdo çështje normale mes një gruaje dhe dhëndrit të saj. Edhe pse kam përjetuar disa probleme me të, ai është njeriu më i mbarë për të cilin unë dëshiroj vetëm mirësi dhe mirëqenie.”
Deklaratat e mësipërme dëshmojnë për madhështinë e shpirtit të Aishes. Ajo e dinte se Aliu kishte një vend të veçantë në anën e të Dërguarit të Zotit, dhe ajo ndjehej e zhgënjyer nga ata të cilët dëshironin ta shfrytëzonin këtë çështje. Aliu vetë madje u largua së bashku me Aishen atë ditë kur e përcolli për në Medine, dhe i këshilloi djemtë e tij që ta shoqëronin atë gjatë udhëtimit, duke treguar të njëjtën ndjeshmëri familjare.
Ata ishin njerëz të shkëlqyer në çdo kuptim. Përkundër asaj që kishte ndodhur më parë mes tyre, ata i mbronin të drejtat e njëritjetrit dhe nuk lejonin të thuhej asgjë kundër njëri-tjetrit. Një ditë, një njeri erdhi tek Aishja dhe filloi të ankohej për Aliun dhe Amarin. Ajo ndërhyri menjëherë duke mos e lejuar të fliste më shumë, dhe nuk ngurroi t’i rendiste njëra pas tjetrës të gjitha virtytet e Aliut dhe Amarit. Edhe pse ajo e dinte se çfarë kishte thënë i Dërguari i Zotit rreth Amarit, Aishja ishte gjithashtu e vetëdijshme se Amari luftonte së bashku me mbështetësit e Aliut. Amari, i cili kishte qenë i njoftuar nga i Dërguari i Allahut se ai do të vritej nga një komunitet i papërmbajtur dhe i egër, u vra kur luftonte në anën e Aliut. Nga ana tjetër, njerëz si Dhu Sudaja, i njohur për tejkalim të normave në mizori, e dha frymën e fundit në krahun e kundërt. Aishja i pati shqyrtuar hollësisht ngjarjet aktuale dhe e dinte se të gjitha incidentet e ndodhura justifikonin Aliun. Duke parë problemet e tij, ajo shpesh shprehej për të se ai ishte një njeri i mirë, për të cilin ajo lutej në mungesë. Ajo mbajti qëndrim kundër Harixhive që kishin punuar kundër Aliut, edhe pas asaj që ata kishin i bërë Osmanit, andaj u shpreh: “Ndërsa ata u urdhëruan që të kërkojnë faljen e sahabëve të të Dërguarit të Allahut paqja qoftë mbi Të, tani ata bëjnë deklarata edhe më shumë dashakeqe për ta.”
Aisha, e cila u trondit thellë nga vrasja e Aliut, e pyeti Abdullah ibn Shedadin për ditët e tij të fundit. Pasi kishte dëgjuar për të gjithë zellin dhe përpjekjet që ai kishte shfaqur për Islamin, ajo u lut për të dhe e bëri të qartë se vrasësit e tij ishin mëkatarë. Aishja madje edhe e përshkroi qytetin e Haruras, ku ata e kishin rezidencën, si qendër të së keqes. Dihet se në ditët e mëvonshme, kur ajo vërente ndonjë qëndrim të pahijshëm nga ndokush, ajo e pyeste: “Unë rri dhe
pyes veten mos vallë edhe ti je një Haruri?”
Së nënti, qëndrimi i Aliut nuk ishte shumë i ndryshëm nga ai i Aishes. Ai kurrë nuk lejonte të thuhej asgjë kundër saj në praninë e tij, dhe asnjëherë nuk hoqi dorë nga sjellja tërë respekt karshi saj. Pas Ndodhisë së Devesë, një nga sprovat më të rënda të jetës së tij ishte se ai u ndje i trishtuar, madje pikëllimin e tij e përshkroi me fjalë të dhimbshme për shkak se ai kishte qenë i detyruar të ndeshej me Aishen. Kur të dyja ushtritë u takuan si rezultat i komplotit të Ibn Sebes, Aliu u frikësua. Ai e kishte shpëtuar Aishen nga të qenët në qendër të shënjestrës së hipokritëve, dhe kur ai pa se koshi mbi devenë e Aishes ishte bërë objekt i një rrebeshi shigjetash, rendi drejt saj, duke rrezikuar edhe jetën e tij për të mbrojtur të sajën. Ai urdhëroi njerëzit e tij të ngrinin një tendë për të dhe e zhvendosi atë në një vend më të sigurt. Atë ditë, Aliu i dha këshilla të vëllait të Aishes, Muhamed ibn Ebu Bekrit, i cili ishte në ushtrinë e tij. Ai e dërgoi Aishen në Medinë me vëllain e saj dhe ushtarët e tij, së bashku me dyzet gra të tjera nga Basra. Ai i këshillonte me këmbëngulje ushtarët e tij që të mos dëmtojnë askënd që do të shihnin me Aishen, duke u përpjekur që t’i bindnin ata. Ai tha: “Sot, unë shpresoj se Zoti i Plotfuqishëm do t’i dërgojë në Xhenet të gjithë ata që janë në gjendje të kontrollojnë ndjenjat e tyre”, dhe udhëhoqi namazin e xhenazes për dëshmorët e rënë gjatë asaj dite.
Kjo epërsi nuk i përket vetëm Aliut dhe Aishes. Një ndjeshmëri e njëjtë shihet në qëndrimet e atyre që ishin në ushtrinë e Aliut. Të gjitha këto argumente së bashku, tregojnë se nuk ka pasur
238 AISHJA Nëna e pashoqe e besimtarëve
kurrfarë mërie apo zemërimi mes Aliut dhe Aishes. Është e pamundur të thuhet se kjo ka qenë arsyeja e Ndodhisë së Devesë.
BIBLIOGRAFIA
ABDURRAZZAK IBNHAMMAM, Ebu Bala as-San’ani, al-Musannaf, Bot-
im kritik nga Habiburrahman al-Maktabu’l Islami, Beirut 2003.
EBU DAVUD, Sulejman ibn Ash’as as-Sixhistani al-Azdi, Sunan, Botim
kritik nga Muhammed Muhjiddin Abdulhamid, Talik Kemal Yusuf Hut, Daru’l-Fikr, Beirut.
Aishja Binti Ebi Bekr es-Siddik, Botim kritik nga Abdulgafur Husejn,
Darul-Aksa, Kuvait, 1985
Sualatu Ebi Davud 1,0 Imam Ahmed ibn Hanbal fi Xharhi’r Ruvat, Botim kritik nga Zijad Muhammed Mansur, Maktabatu’l Ulum evel Hikam, Botimi i parë, Medina: 1414.
EBU HAJJAN, Asiruddin Muhammed ibn Jusuf al-Andalusi, Bahrul Muhit, Daru’l Fikr: 1983.
EBU HAJJAN ET-TEUHIDI, Ali ibn Muhammed ibn Abbas, al-Imta ve’ve’
l Muanasa,
EBU NUAJM, Ahmed ibn Abdillah al-Isfahani,Hiljetul Evlija ve Tabakatul Asfiya, Darul Kitabi’l Arabi, Beirut: 1405 AH.
Musnadu Ebi Hanife
EBU JA’LA, Ahmed ibn Ali al-Mavsili, Musnad, Daru’l Ma’mun li’t Turas, Botim kritik nga Husejn Selim Asad, Damask : 1984.
EBU’L FARAXH AL-ISFAHANI, al-Agani, Botim kritik nga Samir Xhabit, Daru’l Fikr, Beirut.
EBU’L HASAN ALAADDIN ALT IBN BALABAN, al-Ihsan bi Tartibi Sahihi ibn Hibban, Botim kritik nga Jusuf Hut, Dani’l Kutubil Ilmijja, Bejrut, pa datë.
AHMED IBN HANBAL, Ebu Abdillah ash-Shajbani, al-Musnad, Zejl: Shuajb Arnavut, Muassasatu Kurtuba, Kairo, pa datë.
AL-AXHLUNI, Ebu’l- Fida Ismail ibn Muhammed, Kashfu’ Kafa, Daru’l Kutubi’l Ilmijja, Beirut: 1988.
ALT AL-MUTTAKI AL-HINDI, Kanzu’l Ummal, Muassasatu’r Risala, Bei-
rut: 1989
ALUSI, Ruhu’l Maani, Daru Ihjai’t Turasi’l Arabi, Beirut, pa datë.
AJNI, Ebu Muhammed Mahmud ibn Ahmed, Umdatu’lQari, Daru Ihjai’t Turasi’l Arabi, Beirut, pa datë.
AZIMABADI, Ebu’t Tajjib Muhammed, Shemsul-Hak, Avnul-
Ma’budSharhu Sunan Ebi Davud, Darul-Kutubi’l Ilmiyya, Beirut, 1415 AH.
AZiMLI,MEHMET, “Hazreti Aişe’nin Evlilik Yaşi TartTualannda
SavunmaciTarihçiliğinCikmazi”, Islâmi Araştirmalar, Vol. 16, Çështja 1, 2003. BAGAVI, Ebu Muhammed Husejn ibn Mas’ud, Sharhu’s Sunna, Botim kritik nga Shuajb Arnavut and Muhammad Zuhajr Shavish, alMaktabu’l Islami, Beirut: 1983.
BAJHAKI, Ebu Bekr Ahmed ibn Husejn ibn Ali ibn Musa, Sunanul Kubra, Botim kritik nga Muhammed Abdulkadir Ata, Maktabatu Dari’l Baz, Mekë: 1994. al-Madhal ila Sunani Kubra, Matbaatu Dairati’l Maarifi’n Nizamijja, Botimi
i parë, Haj]darabad, 1344 AH.
Shuabul Iman, Daru’l Kumbil Ilmijja, Beirut, 1410 AH.
BERKI, ALI HIKMET, OSMAN ESKIOGLU, Hatemul Enbiya Hazreti Muharamed ve Hayatt, Diyanet işleri Başkanligr, Ankara: 1981.
BUKHARI al-Xhamijjus’s Sahih,Stamboll, 1401 AH. at Tarihul Kebir, Daru Ihyai’t Turasi’l Arabi, Beirut.
Tarihi Saghir„ Maktabatu Dari’t Turas, Kairo: 1977
Adabu’l Mufrad, Botim kritik nga Muhammed Fuad Abdulbaki, Daru’l Bashairi’l Islamijja, Beirut: 1989.
BURSEVI, Ismail Hakki, Ruhul Beyan, Daru’t Tibaati’l Amire, Bulak, 1255 AH.
BUTI, Muhammed Said Ramazan, Aisha: Urnmul Mu’minin, Daru’l Farabili’l Maarif, Damask: 1997.
DARAKUTNI, Ali ibn Umar Ebu’l Hasan, Sultan, Darul Marif-a, Beirut:
1966,
DAR1MI, Ebu Muhammed Abdullah ibn Abdirrahrnan, Sunan, DarulKitabil Arabi, Beirut: 1407.
DHAHABI, Abu Abdillah Muhammed ibn Ahrned ibn Osman„Sijaru
Nubala, Muassasatu’r Risala, Botimi i nëntë, Beirut: 1993. Tarikul Islam,
Maktabatu Kudsi, Kairo: 1367
Tazkiratul Huffaz, Daru Ihjai’t Turasil Arabi, Beirut, pa datë.DOGRUL, Omer Riza, Asr-iSaadet, Eser Kitabevi, Stamboll: 1974.
FEVZI, Xhihan Rafat, es-Sejjidatu AishjaveTavsiquha li’s Sunna, Maktabatu’l Hanxhi, Kairo, 2001.
FIRUZABADI, Abu’t Tahir Maxhuddin Muhammed ibn Ja’kub ibn Muhammed Shirazi, al-Kamusul Muhit, Matbaa-i Hasanijja al-Misrijja, Botimi i dytë, 1344 AH.
AL-GAZZALI, Abu Hamid Muhammed ibn Muhammad, Ihjau Ulumiddin,
DaruIhjail Kutubil Arabijja, Beirut, pa datë.
GULEN, M. Fethullah, Kodrat e Smeraldta të Zemrës: Koncepte Kyçe në Praktikën e Sufizmit, Tughra Books, NJ, 2011.
M. Fethullah, iDërguarii Allahut, Tughra Books, NJ, 2011.
HAFNA, Abdulmin’im, _Mavsuatu Ummil Adu’rninin Aisha, bint-i Ebi Bekër, Maktabatu Madbuli, 2003.
HAK1M AN-NAJSABURI, Abu Abdillah Muhammed ibri Abdillah, alMustadrak Ala’s Sahibayn, Botim kritik nga Mustafa Abdillkadir Ata, Daru’l Kutubu’l Ilmijja, Beirut: 1990.
HALABI, as-Siratu’n Nebevijja, Daru’l Marifa, Beirut: 1400 AH.
HANNAD, Zuhd, Daru’l Khulafa Li’l Kitabi’l Islami, Kuvajt: 1406 AH.
HATIB AL-BAGHDADI, Ebu Bekr Ahmed ibn Ali ibn Sabit, al-Xhami” Li
Akhlaki’r Ravi vaAdabis Sami’, Botim kritik nga Mahmud Tahhan, Maktabatu’l Maarif, Rijad, 1403 AH. al-Kifaja fi
Rivaya,Botim kritik nga Abu Abdillah as-Savraki dhe Ibrahim Hamdi alMadani, al-Maktabatul Ilmijja, Medina, pa datë.
Tarik-i Bagdad, Darul Kitabi’l Arabi, Beirut, pa datë.
HAJTHAMI, Maxhmuatu’z Zavaid ve Manbaul Favaid, Daru’l Fikr, Beirut,1412 AH.
Mavaridu’z Zam’an, al-Maktabatu’sh Shamila, Daru’s Sakafati’l Arabijja, Beirut: 1990.
HAJTHAMI, NUREDDIN DHEHARITH IBN EBI USAMA, MusnadiHarith, Markaz-i Hidmati’s Sunna, Medina al-Munevvare: 1992.
IBN ABDILBARR, Istiab fi Marifatil Ashab, Daru’l-Kutubil Ilmiyya, Beirut:1995.
at-Tamhid, Vizaratu Umumil Avkaf ve’sh Shuuni’l Islamijja,Marok: 1387 AH
IBN ABDIRRABIH, al-Iktu’l Farid,
IBN Ebu’l Kasim Ali ibn Husejn ibn Hibatillah,Tarik-i Dimashk,Daru’l Fikr,Beirut 1998.
IBN ABI’DDUNIA.Makarimi’l Ahlak, Maktabatu’l Kuran, Kairo, Pa datë.
IBN EBI HATIM, Al-Xharh veTa’dil, Matbaatu Mexhlisi Dairatu’l Maarifi’l Osmanijja, Botimi i Parë, Hajdarabad, 1371 AH.
IBN EBI SHAJBA, Ebu Bakr Abdullah ibn Muhammed al-Kufi, al-Musannaf fi’l Ahadith ve’l En.sar, Botim kritik nga Kamal Jusuf Hut, Maktabatu’r Rushd, Rijad: 1409 AH.
IBN HAXHAR, Abu’l Fadl Shihabuddin Ahmed ibn Ali al-Askalani ashShafii, Fathul Bari Sharhu Sahihi’l Bukhari, Daru’l Marifa, Beirut: 1379 AH.
Hadju’s Sari, Daru’l-Marifa, Botimi i dytë, Beirut, pa datë. al-Isaba fi Tajmizi’s Sahaba, Botim kritik nga Ali Muhammad Buxhavi, Darul Xhil, Beirut: 1412 AH.
Takribu’t Tahzib, Dirasa ve mukabala: Muhammed Avvama, Daru’r Rashid, Botim i katërt, Siri: 1992.
Tahzibu’t Tahzib, Daru’l Fikr, Botimi i parë, 1404 AH.
IBN HALDUN, Tarik, Daru Ihjai’t Turasi’l Arabi, Beirut, pa datë.
IBN HIBBAN, Muhammed ibn Hibban Ebu Hatim al-Busti, Sahib, Muassa-
satu’r Risala Botim kritik nga Shuajb Arnavut, Beirut: 1993. as-Sikat, Dairatu’l Maarifi’l Osmanijja, Hajdarabad: 1973
IBN HISHAM, es-Siratu’n Nebevijja, Daru’l Xhil, Beirut: 1411.
IBN HUZAJMA, Ebu Bekr Muhammed ibn Is-hak as-Sulami, Sahihi IbnHuzajme,Botim kritik nga Muhammed Mustafa al-A’zami, alMaktabu’l Islami, Beirut, pa datë.
IBN IS-HAK, Sira, Konya: 1981.
IBN XHA’D, Ebu’l Hasan ibn Ubejd al-Xhavhari, Musnad, Botim kritik nga Amir Ahmed Hajdar, Muassasam Nadir, Beirut, 1990.
IBN KETHIR, Ebu’l Fida Ismail ibn Umar al-Kurashi Ad-Dimashki, Tafiirvil Azim,Botim kritik nga Sami ibn Muhammed Salama, Dary Tajba, Botim i dytë, 1999.
al-Bidaja ve’n Nibaja, Maktabatu’l Maarif, Beirut, pa datë.
IBN MAXHA, Sunan, Daru’l Fikr, Beirut, pa datë.
IBN MANDA, Ma’rifatu’s-Sahaba, Biblioteka Koprulu, Nr: 242, Varak: 195b. IBN MANZUR, Ebu’l Fadl Muhammed ibn Mukarram ibn Ali al-AnsariX-
hamaluddin, Al Ifriki, Lisanul Arab, Daru Sadir, Botimi i parë, Beirut, pa datë.
IBN KAJJIM AL-XHAVZIJJA, Ebu Abdillah Muhammad ibn Ebi Bekr, I’la-
mu’l Muvakkian,Darul’Xhil, Beirut, 1973. al-Manaru’l Munif fi’sSahibi va’d Daif,Maktabu’l Matbuati’l Islamijja, Aleppo: 1983.
Zadu’l Maad Hadji Hajri’l Ibad, Botim kritik nga ShuajbArnavut Abdulkadir. Arnavut, Muassasatu’r Risala, Beirut: 1986.
IBN SAD, Tabakat, Daru Sadir, Beirut, pa datë.
IBN TEJFUR, Balaghatu’n Nisa, Daru’l Fadila, Kairo, pa datë.
IBNU’L ATHIR, Usdul Gaba fi Marifati’s Sababa, Daru’l Fikr, Beirut: 1995.
IBNU’L XHAVZI, Sifatu’s Safva, Botim kritik nga Fahuri and Kal’axhi, Daru’l Marifa, Beirut, 1979.
IBRAHIM MUSTAFA et al, al-Muxhamul Vasit, Cagri Yayinlari, Stamboll: 1990.
IS-HAK IBN-I RAHUJA, Musnad, Maktabatul Iman, Medina: 1991.
XHAHIZ, Ebu Osman Amr ibn Bekr, al-Bajan ve’t Tabajjun, Daru Sa’b, Bei-
rut: 1968.
XHAVHARI, Ebu Nasr Ismail ibn Hammad al-Farabi, as Sihah Taxhu’l Lugha ve Sihahi’l Arabi (Taxhu’l Lugah), Botim kritik nga Ahmed Abdulgafur Attar, Daru’l Ilm, Botimi i katërt, Beirut: 1990. KALKASHANDI, Ahmed ibn Ali, Subhul A’sha fi Sinaatil Insha, Daru’l FikrDamask: 1987.
KANDAHLAVI, Hajatu’s Sahaba, Hajdarabad: 1959.
KAJRAVANI, Zahrul Adak
LALAKAI, Hibatullah Ebu’l Kasim, I’tikadu.
Sunna,Botim kritik nga Ahmed Sa’d Hamdan, Daru Tajba, Rijad: 1402 AH.
MAHMUD SAID MAMDUH, Is’afit-’1 Mulihhin hi Tartibi Abadithi llivaU-
lumu’d Din, Daru’l Bashairi’l Islamijja, Liban: 1986.
MALIKIBN ANAS, Muvatta, Daru Ihjai’t Turasi’l Arabi, Egypt, pa datë. MAKDISI, al-Abadithul Mukhtara, Maktabatu Nanda, Mekë: 1410.
MAS’UDI, Muruxhu’dh Dhahab,
MIZZI, Abu’l HaxhxhaxhJusuf ibn Zaki Abdi’r Rahman ibn Jusuf, Tahzi-
bu’lKamal. Botim kritiknga Bashshar Avvad Maruf, Muassasatu’r Risala, Botim i parë, Beirut: 1980.
MUNAVI, Zejnuddin Muhammed Abdurrauf, Fejzu’l Kadir Sharhu’l
Xahmii’sSaghir, Daru’l Kutubi’l Ilmijja, Beirut: 1994.
M UN ZIRI at.Targrib ve’t Tarhib, Daru’lKutubi’l Ilmijja Bejrut 1994.
MUSLIM, Ebu Hussein ibn Haxhxhaxh al- Kushajri an-Najsaburi, Sahihu Muslim, Botim kritik nga Muhammed Fuad Abdulbaki, Daru Ihjai’t Turasi’l Arabi, Bejrut, pa datë.
NADAVI, Sajjid Sulejman, Hazreti Aişe, përkthyer nga Ahmet Karataş, Timaş, Stamboll: 2004.
Siratu’s Sajjidati AishjaUmmul Mu’minin, Botim kritik nga Muhammed Rah-
marullah Hafiz an-Nadavi, Daru’l Kalam, Damask: 2003.
NASAI, Abu Abdirrahman Ahmad ibn Ali ibn Shuajb, Sunanul Kubra, Bot-
im kritik nga Abdulgaffar Sulejman al-Bundari, Daru’l Kutubi Ilmijja, Botimi i parë, Beirut: 1991.
Sunan, Botim kritik nga Abdulfattah Ebu Gudda, Maktabatul Matbuati’l Islamijja, 1968.
NEVEVI, Tahzibu’l Asma, Botim kritik nga Mustafa Abdulkadir Ata, alMaktabaru’s Shamila, pa datë.
NUVVAJRI, Nihajatu’l Arab
KURTUBI, Tafsir (al-Xhami Li Abkamil Kuran), Daru Ihjai’t Turasi’l Arabi, Beirut: 1985.
RAGHIB AL-ISFAHANI, Ebu’l Kasim, Husejn ibn Muhammed ibn Mu-
faddal, al-Mufradat fi Gharibil Kuran, Botim kritik nga Safivan Adnan, Daru’l Kalam, Botimi i dytë, 1418 AH.
SAID IBN MANSUR, Abu Osman ibn Shuba, al-Hurasani, Sunan-i Said ibn Mansur, Botim kritik nga Sa’d ibn Abdillah ibn Abdilaziz Ali Humajjad, Daru’s Sami’i, Botimi i parë, Rijad: 1993.
SAHAUI, Abu’l Hajrr Shemsuddin Muhammed ibn Abdirrahman,
alMagasidul Hasana fi Bajani Katbirin minal Ahadithil MushtahiraAla’l Alsina, Botim kritik nga Muhammed Osman al-Husht, DarulKitabi’l Arabi, Botimi I dytë, Beirut: 1994.
SALAFI, Abu Tahir Ahmed ibn Muhammed, Muxharnu’s Safar, alMaktabattu’t Tixharijja, Mekë, pa datë.
SAM’ANI, Adabul Imla ve’l Istimla, naafi Kutubil Ilmijja, Beirut: 1401.
SAMHUDI, HulasatuI Vafa, Kairo: 1908.
SAN’ANI, Subulu’s Salam, Daru’l Kitabi’l Arabi, Beirut: 1987.
SAVAS, Riza, “Hazreti Aişe’nin Evlenme Yaşi ile Ilgili Farkh Bir ilahiyat Fakültesi Dergisi, Issue 4, Izmir: 1995. al-Itkan fi Ulumil Kuran, Beirut, 1987.
SHALABI, Mahmud, Hajatu Aisha, pa datë.
SHAVKANI, Muhammed ibn Ali ibn Muhammed, Najlu’l Avtar min Ahadithi Sajjidi’l Abrar, 6/170, Idratu’t Tibaati’l Mudirijja, pa datë.
Al-Favaid-I Maxhmua, al-Maktubu’l Islami, Bejrut: 1407.
SUYUTI, Abu’l Fadl Xhalaladdin Abdurrahman ibn Ebi Bekr, al- Xhamiu’s Saghir fi Ahadithi’l Bashiri’n Nazir, Daru’l Kutubi’l Ilmijja, Beirut: 1990. ad-DurrulMansur fi’t Tafiiri bi’l Ma’sur, Daru’l Fikr, Beirut: 1993.
TABARANI, Abu’l Kasim Sulejman ibn Ahmed, al-Muxhamul Avsat, Bot-
im kritik nga Tarik ibn Ivadullah, Daru’l Hararnajn, Kairo: 1415 AH.
Muxhamu’s Saghir, Daru Ammar, al-Maktabu’l Islami, Beirut: 1985.
Muxhamul Kabir, Maktabaru’l Ulum ve’l-Hikam, Mosul: 1983.
TABARI, Tarikul Umamvel-Muluk, Daru’l Kutubil Ilmijja, Beirut: 1407.
TAHAVI, Ahmed ibn Muhammed ibn Salama ibn Abdilmalik ibn SalamaEbu Xhafar, Sharhu Maanil Asar, Botim kritik nga Muhammed Zuhrian-Naxhxhar, Daru’l Kutubil Ilmijja, Beirut: 1399 AH.
Sharhu Mushkili’l Asar, Shuajb Arnavut, Beirut: 1994.
TAHMAZ, Abdulhamid Mahmud, es-Sejjidatu Aisha, Daru’l Kalam, Dam-
ask, 1999.
TANTAVI, Ebu Bekr es-Siddik, Daru’l Manar, Xheddah: 1986.
TAJALISI, Ebu Davud, Musnad, Daru’l Marifa, Beirut, pa datë.
TIRMIDHI, Ebu Isa Muhammed ibn Isa, al-Xhamiu’l
Kabir (Sunan), Tahkik tahrixhve talik: Bashshar Avvad Maruf, Daru’l Garbi’l Islami, Botimi i parë, Beirut: 1996.
ÜNAL, Ali, Kurani me shënime interpretimi në Anglishten moderne, Tughra Books, Neë Jersey: 2008.
VEHBE ZUHAJLI, Islam Fikhi Ansiklopedisi, Risale Yayinlari, Germa-
ny:1994.
VENSINCK et al, al-Muxhamu’l Mufahras Li Alfazi’l Hadithi’n Nebevi, ÇağriYayinlari, Istanbul: 1988.
YAKUT AL-HAAMAVI, Ebi Abdillah Shihabu’d Din ibn Abdilkih, Muxhamu’l Buldan, Botim kritik nga Farid Abdulaziz al-Xhundi, Darul Kutubil Ilmijja, Beirut, pa datë.
YÜCE, Abdülhakim, Efendimizin Bir Günü, Işik Yayınlları, Stamboll: 2007.
ZAGHLUL, Ebu Haxhar Muhammed Said Ebu Hajxhar Muhammed Said
ibn Basjuni,MevsuatuAtrafil Hadithi’n Nebevijji’sh Sharif; al-Maktabatu’t Tixharijja, Mustafa Ahmaed al-Baiz, Darru’l Fikr, Beirut: 1994
ZABIDI, Ebu’l Fejz Murteza Muhammed, Taxhul Arus Min Xhavahiri’l Kamus, Daru’l Fikr, Beirut: 1414.
ZARKASHI, Badruddin, al-Ilxhaba Lima Istadrakathu Aishjaala’s Sahaba, Maktabatu Mishkati’l Islamijja.
ZAJLAI, Ebu Muhammed Abdullah ibn Jusuf al-Hanafi, Nasbu’r Raxha Li Ahadithi’l Hidaja, Botim kritik nga Muhammed Jusuf al-Bannuri, Daru’l Hadith, Egjipt: 1357 AH.
ZIRIKLI, A ‘lam, Darul Ilm li’l Malajin, Beirut: 1980.
na pashoqe e besimtarëve AISHJA 245 JETA E SAHABËVE
K
y libër portretizon një nga personalitetet më domethënëse të historisë së Islamit. Duke pa-
sur parasysh keqkuptimet dhe akuzat e pabaza në lidhje me të, Aishja e nderuar (r.a.) do kuptuar drejtë, deri në imtësitë më të vogla. Më shumë se çdo bashkëshorte tjetër e Profetit tonë të dashur (s.a.s.). Kjo biografi e R. Hajllamazit, një njohës shumë i mirë i historisë së periudhës së Kohës së Lumturisë dhe i jetëshkrimit të Profetit dhe sahabëve të Tij, e pasqyron jetën e saj në aspekte të ndryshme, sipas transmetimeve më të besueshme.
Veç pasqyrimit të disa fragmenteve më domethënëse nga jeta e saj, sqaron rolin e saj kritik në themelimin e shkollës islame, me referencë të veçantë në rolin e saj në rrëfimin e çështjeve private që kanë të bëjnë me gratë dhe marrëdhëniet martesore në përgjithësi, ashtu si edhe në ruajtjen e thënieve autentike të Profetit, një pjesë të të cilave ne i njohim falë ruajtjes së tyre të parë prej saj. Veç këtyre, meqenëse ndjeshmëria e saj në praktikimin e fesë është e lidhur me një varietet të pasur shembujsh, shumë çështje të debatuara si, mosha e saj, kur u martua, si dhe qëndrimi ndaj Aliut të nderuar, janë marrë në shqyrtim në kapituj të veçantë, të cilat të mahnisin për atë renditje dinjitoze të aq shumë fakteve. Si nënë e pashoqe e të gjithë besimtarëve, ajo ka merituar përherë njohjen, e si pasojë e saj, respektimin dhe ndjekjen shembull përgjatë gjithë jetës, të cilëve u dedikohet ky botim në gjuhën shqipe prej shtëpisë sonë botuese.
Foto e kopertinës: Pjesë nga shamia e Aishes r.a.
Ndodhet në Muzeun e Tokpkapisë në Stamboll
ISBN: 978-9928-156-08-2mi: 600 Lekë / 5 Euro
Shënimet
- 293.Muslim, haxh, 39.
- 294.Buhari, gusl, 12,13.
- 295.Muvatta, Sijam, 4; Bejhekiu, Sunen, 4/214; Nesei, Sunenul Kubra, 2/180.
- 296.Muslim, dhikr, 17; Nesei, xhenaiz, 10; Ahmed bin Hanbel, Musned, 2/346.
- 297.Ebu Davud, xhenaiz, 18.
- 298.Bejhekiu, shuabul iman, 1/318. Shih gjithashtu Buhari, rikak, 45; Muslim, xhenne, 56.
- 299.Ibni Sa’d, tabakat, 8/480; Ibni Abdibarr, tahmid, 17/251; Ibni Haxher, tahzibu tahzib, 12/466.
- 300.Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/75.
- 301.Tefsiri Baghaui, 1/374; Ajni, Umdatul Kari, 2/136.
- 302.Tirmidhi, menakib, 63.
- 303.Hakim, Mustedrek, 4/15; Dhehebi, sijer, 2/185, 200.
- 304.Hakim, Mustedrek, 4/12.
- 305.Hakim, Mustedrek, 4/12; Darimi, Sunen, 2/442.
- 306.Ibni Sa’d, tabakat, 2/374.
- 307.Ibni Sa’d, tabakat, 2/375.
- 308.Isbahani, egani 20/331.
- 309.Hakim, mustedrek 4/15.
- 310.Nisa, 3.
- 311.Nisa, 127.
- 312.Buhari, nikah, 1, 38.
- 313.Nisa, 6.
- 314.Po aty, 10.
- 315.Buhari, buju, 95; uasaja, 23; tefsir, 81.
- 316.Bekare, 238.
- 317.Bekare, 284.
- 318.Tirmidhi, tefsir, 3.
- 319.Ata që kanë transmetuar më shumë hadithe.
- 320.Buhari, xhumu’a, 13, 14.
- 321.Muslim, Adahi, 26.
- 322.Mu’minun, 5-6.
- 323.Muslim, hajd, 59; Ibni Maxhe, taharet, 108.
- 324.Kur personi, i cili ka transmetuar hadithin e pyeti Aishen nëse ishte fjala për të, ajo buzëqeshi dhe iu përgjigj në mënyrë pohuese. Shih: Ebu Davud, taharet, 69; Tirmidhi, taharet, 63.
- 325.Buhari, menakib, 20.
- 326.Muslim, talak, 36; Tirmidhi, nikah, 37.
- 327.Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/241.
- 328.Ebu Davud, menasik, 51; 332 Buhari, haxh, 146.
- 329.Buhari, haxh, 405; Buhari, ilm, 48.
- 330.Buhari, ilm, 48.
- 331.Buhari, sifatu salat, 79.
- 332.Bekare, 173; Kurtubi, el-xhami, 2/224.
- 333.Malik, muatta, talak, 1198.
- 334.Buhari, talak, 4.
- 335.Ra’d, 38.
- 336.Tirmidhi, nikah, 2; Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/97.
- 337.Ibni Sa’d, tabakat, 2/375. 342 Zerkeshi, exhabe, 9.
- 338.Ibni Sa’d, tabakat, 2/375.
- 339.Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/93, 95; Buhari, edebul mufred, 1/382.
- 340.Tekuir, 23.
- 341.Nexhm, 13-14.
- 342.Nexhm, 18.
- 343.Shih tefsirin e Ibni Kethirit dhe Taberiut, Nexhm, 13-15.
- 344.En’am, 103.
- 345.Lukman, 34.
- 346.Maide, 67.
- 347.Buhari, bed’ul halk, 7; Taberani, Muxh’emul kebir, 12/90; Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/241.
- 348.Buhari, bed’ul uahj, 1.
- 349.Buhari, shehadet, 15; megazi, 34.
- 350.Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/67.
- 351.Muslim, fedailu sahabe, 157.
- 352.Ibni Abdibarr, istiab, 1/342. 358 Tirmidhi, menakib, 62
- 353.Hakim, Mustedrek, 4/12.
- 354.Dhehebi, sijer, 2/183.
- 355.Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/219.
- 356.Zerkeshi, el-ixhabe, 176.
- 357.Buhari, bed’ul uahj, 1.
- 358.Said ibni Mansur, Sunen, 1/191; Ibnul Xhezui, zadul mead, 5/189.
- 359.Buhari, edeb’ul mufred, 1/299.
- 360.Po aty, 1/300.
- 361.Buhari, menakib’ul ensar, 45.
- 362.Buhari, salat, 57; Menakib’ul ensar, 26.
- 363.Buhari, fedail’ul Medina, 12; Menakib’ul Ensar, 46; Merda, 8, 22.
- 364.Bejheki, Sunen, 7/422.
- 365.Muslim, fedailu sahabe, 156.
- 366.Për më tepër shembuj të detajuar të poemave që ka recituar Aishja, shih: Bejhekiu, Sunen, 7/289; Taberiu, tarih, 3/7;
- 367.Ibni Abdirabbi, el-ikdul Farid, 5/239.
- 368.Buhari, edeb’ul mufred, 1/302.
- 369.Buhari, edeb’ul mufred, 1/299.
- 370.Ibni Abdirabbi, el-ikdul Ferid, 2/206; Kalkashandi, Subhul Aishe, 1/248; Nuvejri, Nihajatul Arab, 7/230.
- 371.Ebu Hajjan, imta, 511; Ibni Tajfur, Balagatul Nisa, 5; Buti, Aishe, 81.
- 372.Ibni Kethir, el-bidaje, 7, 232.
- 373.Buhari, uasaja, 2; feraiz, 6.
- 374.Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/67; Hakim, Mustedrek, 4/218.
- 375.Dhehebi, sijer, 2/183.
- 376.Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/40; Ibni Sa’d, tabakat, 5/595; 8/68.
- 377.Ibni Maxhe, taharet, 111; Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/97, 265.
- 378.Buhari, menakib, 20.
- 379.Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/32, 258; Tirmidhi, daauat, 129.
- 380.Ibni Haxher, tahzibu tahzib, 12/463.
- 381.Ebu Nuajm, Hiljetul Eulija, 1/309; 2/176; Ibni Asakir, Tarihu Dimeshk, 40/267.
- 382.Ibni Haxher, tahzibu tahzib, 12/463.
- 383.Ibni Sa’d, tabakat, 5/181.
- 384.Ibni Haxher, Tahzibu tahzib, 7/165; 12/463.
- 385.Ibni Asakir, Tarihu Dimeshk, 61/410.
- 386.Ebu Nuajm, Hiljetul Eulija, 2/179.
- 387.Ta’ha, 131.
- 388.Kehf, 39.
- 389.Ibni Sa’d, tabakat, 2/180.
- 390.Ibni Haxher, Tahzibu tahzib, 8/300.
- 391.Po aty.
- 392.Dhehebi, Tedhkiratul Hufadh, 1/97.
- 393.Ibni Sa’d, tabakat, 5/181.
- 394.Ibni Sa’d, tabakat, 5/204.
- 395.Buhari, edebul mufred, 1/382.
- 396.Malik, muuatta, Hudud, 11.
- 397.Dhehebi, Tedhkiratul Hufadh, 1/112; A’lam, 4/508; 5/347.
- 398.Ibni Sa’d, tabakat, 8/480; Dhehebi, sijer, 4/507, 508.
- 399.Ibnul Xhezui, sifatu Safua, 4/23.
- 400.Po aty, 4/22.
- 401.Po aty.
- 402.Buhari, tabir, 21; menakibul Ensar, 44.
- 403.Ibni Hisham, sira, 1/271; Ibni Is’hak, sira.
- 404.Kamer, 46.
- 405.Sujuti, itkan, 1/29, 50.
- 406.Diferenca në moshë sipas kalendarit hënor.
- 407.Ibni Hisham, sira, 1/176; Hejthemi, Mexhmatuz Zeuaid, 3/285; Ibni Kethir, tefsir, 4/553; bidaje, 2/214.
- 408.Buhari, salat, 70; Kafala, 5, menakibul Ensar, 45; edeb, 64; Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/198.
- 409.Muslim, 3/463; Mu’xhemul Eusat, 12/145; Ibni Hisham, sira, 1/243.
- 410.Ibni Hisham, sira, 1/83.
- 411.Buhari, nikah, 11; Ahmed bin Hanbel, Musned, 6/210; Hejthemi, Mexhmuatu zeuaid, 9/225; Bejhekiu, Sunen, 7/129; Taberiu, tarih, 3/161-163.
- 412.Savash Rëza, Revista e D.E. Fakulteti i Teologjisë, Çështja e katërt, Izmit, 1995, fq. 139-144.
- 413.Berki, Ali Hikmet, Osman Eskioglu, Hatemul Enbiya Hz. Muhamed ve Hayati, 210.
- 414.Ibni Athir, Usudul Gaba, 3/467.
- 415.Ibni Abdibarr, istiab, 2/108.
- 416.Ibni Sa’d, tabakat, 8/75; Nedeui, Sirete Sejidati Aishe, 202.
- 417.Ibni Abdibarr, istiab, 2/108.
- 418.Taberani, kabir, 23/25; Ibni Abdibarr, istiab, 4/1937; Ibni Sa’d, tabakat, 8/63.
- 419.Buhari, menakibul Ensar, 43, 44; Muslim, nikah, 49; Ibni Maxhe, nikah, 13.
- 420.Buhari, menakibul ensar, 44; Muslim, nikah, 69; Ebu Davud, edeb, 55; Ibni Maxhe, nikah, 13; Darimi, nikah, 56; Taberani, kabir, Ibni Abdibarr, istiab, 4/1938; Ibni Sa’d, tabakat, 8/63. 427 Buhari, shehadet, 15; megazi, 34; tefsir, 6; Muslim, teube, 56; Tirmidhi, tefsir, 4; Ibni Sa’d, tabakat, 2/65; Ibni Hisham, sira, 3/310.
- 421.Ajni, Umdatul Kari, 3/92, 5/188; Ibni Haxher, Fet’h’ul Bari, 1/263; 8/141.
- 422.Nur, 12.
- 423.Halebiu, sira, 2/624.
- 424.Buti, Aishe Umul Mu’minun, 60.
- 425.Furkan, 72.
- 426.Buhari, megazi, 32; edeb, 91.
- 427.Ahmed bin Hanbel, 4/72.,
- 428.Tirmidhi, menakib, 61; Nesai, hasais, 35; Hakim, Mustedrek, 3/167 436 Ibni Ebi Shejbe, Musanef, 7/545; Ibni Haxher, Fethul Bari, 13/57.
- 429.Muslim, taharet, 85; Nesei, taharet, 99; Ibn Maxhe, taharet, 86); Ahmed ibn Hanbel, Musned, 1/96; Abdurrezak, Musannef, 3/128.
- 430.Taberi, tarih, 3/61.
- 431.Zerkeshi, el-ixhabe, 863-864.
- 432.Muslim, tefsir, 15; Is’hak bin Rahuja, Musned, 2/321.
- 433.Ahmed bin Hanbel, Musned, 1/86-97; Hakim, Mustedrek, 2/165; Bejheki, Sunen, 8/180; Ebu Ja’la, Musned, 1/367.
- 434.Buhari, hajd, 20.
- 435.Fet’hul Bari, 13/55; Taberi, tarih, 3/61; Ibni Kethir, el-bidaje, 7/246.
- 436.Taberi, tarik, 3/29; Ibni Kethir, el-bidaje, 7/238.
- 437.Bejheki, Sunen, 8/181.
- 438.Taberi, tarik, 4/534; Ibni Haldun, tarik, 2/606.
- 439.Nedeui, Siratu Sejidatu Aishe, 180.