Dimensionet e edukimit

Në kreun e mëparshëm prekëm çështje të tilla si edukimi i fëmijës sipas moshës dhe nivelit, dhe çështje të tjera të rëndësishme mbi të cilat duhet të përqendrohen prindërit, mësuesit dhe edukatorët.

Edhe një herë le ta kujtojmë se ata që nuk sillen të ndjeshëm në çështjet e edukimit, dhe që nuk e ushqejnë fëmijën me arsim dhe edukatë në mënyrë të kënaqshme në përputhje me moshën, aftësitë, gjerësinë e mendimit, nivelin e tij dhe veçoritë e mjedisit ku ai jeton, të mos habiten nëse në periudhat e mëtejshme përballen me një “ujk të uritur”!

1. Vepra e mirë duhet paraqitur bashkë me njerëzit e mirë

Tregimi i një veprimi të mirë te njerëzit e mirë, më shumë se prindërve, u intereson mësuesve dhe edukatorëve. Si duhet të veprojmë për ta treguar veprën e mirë bashkë me njerëzit e mirë?

Fëmijët, të rinjtë duhet ta mësojnë dhe dinë se çfarë quhet një punë e mirë, vetëm se, që mësimi të mos mbetet vetëm në teori, duhet bërë i qartë dhe konkretizuar me shembullin e njerëzve të mirë, të shquar për aktet dhe figurën e tyre të mirë.

Në radhë të parë, fëmija ose i riu duhet të kenë një model për ta ndjekur, duke filluar që nga adhurimet e gjer te sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e përditshme e të zakonshme në mënyrë që të mos lëkunden në vendosmërinë e tyre dhe, ashtu siç theksohet në hadithin profetik, të druhen nga mjedisi e të fshihen:

“Ashtu siç ndodh sot që hipokritët kanë turp për ato që bëjnë dhe duan t’i fshehin prej nesh, do të vijë një ditë që do të fshihen edhe besimtarët!”

Ne duhet t’u tregojmë fëmijëve qysh të vegjël se si duhet ta kapërcejnë këtë sëmundje të posaçme për disa periudha të caktuara, në mënyrë që ta parandalojmë këtë dukuri tek ta në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë, duhet t’ua bëjmë të qartë atyre se besimi dhe feja janë nder, virtyt dhe dinjitet, si dhe t’i përgatisim ata shpirtërisht që të mbahen me zemër pas urdhrave të Allahut!

Kështu, fëmija duhet të ketë besim të patundur për mendimet, ndjenjat dhe rrugën ku ecën, në mënyrë që të mos bjerë më vonë në kompleksin e inferioritetit e të shtypet nën presionin e rrymave mohuese. Për më tepër, ai duhet t’i vlerësojë faljen e namazit, agjërimin, etj., si vlera, virtyte dhe shenja madhështie dhe, kur të jetë e nevojshme, pa ngurruar fare, t’i drejtohet Allahut duke treguar sheshit se ai përkulet vetëm para Allahut!

Kurani na mëson që, të paktën dyzet herë në ditë, t’i drejtohemi Allahut duke u lutur:

“Zoti ynë, vetëm Ty të adhurojmë dhe ndihmën vetëm prej Teje e kërkojmë! Tregona rrugën e drejtë!..”

Dhe, pastaj, duke na e përcaktuar se cila është rruga e drejtë, edhe na orienton, edhe na ndihmon që të pozicionohemi pa lëkundje kundër rrugës së shtrembër të mohimit, herezisë dhe perversitetit:

“Në rrugën e atyre që i ke shpërblyer me favore e të mira dhe jo në rrugën e atyre të cilët tërhoqën ndëshkimin Tënd dhe të atyre që u shmangën dhe e humbën veten!”107

2. Përfitimi nga shkencat e natyrës për edukimin fetar

Ndërsa fëmijët marrin mësime mbi shkencat e natyrës si fizika, kimia, astronomia, fizika e atomit, etj., duhet që, paralelisht me nivelin e tyre kulturor, t’u flitet edhe për besimin e vërtetë islam. Në kundërshtim me materialistët që e marrin për bazë materien duke e varur çdo gjë prej saj, besimtari duhet ta bëjë vlerësimin e materies në kuadrin e besimit, njohurive dhe besimit në Allahun (xh.sh.), Ahiretin (ringjalljen dhe jetën tjetër) dhe Kuranin. Besimtarët duhet të dinë të nxjerrin trëndafila në baltovinën e materies ku

Dimensionet e edukimit 77 janë mbytur materialistët historikë, si dhe t’i shohin dhe vlerësojnë të gjitha gjërat dhe dukuritë si prova dhe dëshmitarë të ekzistencës së Allahut (xh.xh.)!

Sigurisht, po qe se fëmija, krahas mësimeve mbi shkencat e natyrës që merr nga arsimi i ulët e gjer në universitet, nuk merr edhe po aq edukim fetar në familje e mjedise apo institucione përkatëse, thyerja dhe rrëshqitja e tij janë të padiskutueshme e të paracaktuara. Nëse niveli arsimor e kulturor që merr ai në shkollë e në mjediset e saj, nuk ndiqet nga afër e nuk ndërhyhet në kohë ndaj mendimeve të mbrapshta të mundshme, gjërat e mësuara mund të kthehen në mjete që çojnë në mohim, ndërkaq që shkencat janë argumentet më të hapura të ekzistencës dhe unitetit të Allahut!

Sigurisht, po qe se përkundër marrjes së mësimeve mbi filozofinë dhe zvarritjes nëpër një sërë dyshimesh dhe lëkundjesh, fëmija nuk mbështetet me anë të vlerësimeve të drejta e pozitive të arsyes, logjikës dhe shkencave, mund të hyjë më vonë në një krizë ideore serioze. Prandaj ai detyrimisht duhet mbështetur, me aq sa ç’e ka nivelin e njohurive racionale, po me argumente racionale, logjike e faktike. Përkundër dedikimit nga materialistët të rregullsisë në natyrë, natyrës dhe demagogjisë të zhvilluar prej tyre në këtë drejtim me anë të një sërë teorish filozofike, edhe ne, duke folur për çështje të tilla si fakti që ligjet që vërehen në çdo gjë me anë të gjuhës së harmonisë së krijimit, janë të paracaktuar dhe sundues, duhet t’ia ngulisim atij në mendje se të gjitha këto janë nën administrimin e Allahut (xh.xh.). Vetëm në këtë mënyrë mund t’i parandalojmë ne dyshimet dhe lëkundjet që teoritë e ndryshme mund të mbjellin tek fëmija.

Sigurisht, ne duhet ta pajisim mendjen e fëmijës me njohuri të drejta e të sakta përkundër njohurive të shtrembra të ngarkuara në kokën e tij me anë të korrigjimeve dhe shtrembërimeve të paimagjinuara, në mënyrë që fëmija të mos përfundojë në ndonjë hutim. Për nga përmbajtja, çdo gjë varet nga dituria, kurse injoranca është armiku më i madh edhe i besimtarit, edhe i fesë. Atëherë themi se përkundër përpjekjeve të injorantëve për ta turbulluar brezin e të rinjve me mashtrime të paimagjinuara, besimtarët janë të detyruar të rrisin e përgatisin njerëz besnikë ndaj kombit, atdheut, prejardhjes, të hapur ndaj fesë, diturisë e shkencës si dhe që t’u dalin për zot historisë dhe gjeografisë së vet!

3. Përgatitja e një mjedisi të mirë

Dhe tani dëshirojmë të mendojmë mbi çështjen e përgatitjes së një mjedisi sa më të mirë për fëmijën. Në botën moderne u jepet shumë rëndësi arsimit parashkollor si dhe komplekseve sociale si parqe, palestra, salla leximi, etj. të ngritura pranë shkollave ose në vende të përshtatshme. Për fëmijën është shumë e rëndësishme që jeta e tij materiale dhe fizike të kalojë në një mjedis të shëndetshëm, të rregullt dhe të qetë, që të mos e preokupojë familjen, që të rritet dhe përgatitet i pajisur dhe i hapur ndaj mjedisit. Të gjitha këto janë menduar e shoshitur dhe janë bërë duke parashikuar çdo lloj dobie dhe dëmi. Por ç’e do se ka nevojë si ky, edhe për një mjedis ku ta zhvillojë jetën e tij shpirtërore, ta ndjejë veten njeri të pavarur, dhe madje, të krijojë lidhje me Zotin e vet. Kur flasim për mjedisin e fëmijës, duhet menduar edhe kjo. Këtu e më poshtë do të përpiqemi t’i parashtrojmë gjërat që duhen bërë lidhur pikërisht me këtë çështje.

a) Zgjedhja e shokut

Ka shumë rëndësi që nxënësi të zgjedhë, mes shokëve, ata që respektojnë besimin dhe fenë. Në këtë mes, prindërit s’duhet të rrinë mospërfillës, por ta ndjekin nga afër zgjedhjen që ka bërë apo do të bëjë fëmija i tyre. Ndërkaq, ndjekja e prindërve nuk duhet të jetë në formën e presionit të ushtruar mbi fëmijën, por në formën e udhëzimit.

Siç thotë Saadiu te “Gjylistani”, shoku i keq është më i keq se gjarpri. Kurse shoku i mirë është më i mirë se engjëjt. Sa të jeni bashkë me shokun e mirë, ndodheni vazhdimisht në horizonte engjëllore!

Profeti na porosit: “Njeriu rri me atë që do!” Prandaj është shumë e rëndësishme që prindërit t’i ndihmojnë fëmijët për të gjetur shokun/shoqen e duhur. Kurrë nuk duhet nënvleftësuar mjedisi shoqëror kur bëhet fjalë

78 Nga fara te lisi

për formësimin e ndjenjave dhe mendimeve të fëmijës. Po qe se fëmija ka hyrë në një mjedis të prishur, ai duhet shkëputur menjëherë prej aty dhe duhet futur në një mjedis tjetër. Kurse kur ky mjedis i prishur është vetë mjedisi i lagjes apo shkollës së fëmijës, ai duhet izoluar ose transferuar në një mjedis tjetër ku menjëherë i duhet gjetur shoqëria e duhur, fetare, e ndershme dhe e virtytshme.

b) Ta bëjmë fëmijën të thithë një atmosferë fetare të sinqertë dhe ta mbajmë larg nga dyfytyrësia

Përveç marrjes me vete ose dërgimit në xhami, fëmijën duhet ta merrni me vete ose ta dërgoni edhe në ceremonitë fetare, mevludet, etj. Kështu, e afroni dhe e mësoni atë me jetën dhe atmosferën fetare. Ndërkaq, në përputhje me natyrën e tij të pastër, fëmija duhet ta dëshirojë këtë gjë, të kënaqet dhe ngopet me këtë atmosferë në mënyrë që të mos kërkojë të shkojë tjetërkund. Edhe muzika që duhet të dëgjojë ai, duhet ta fusë në një atmosferë fetare, t’ia kujtojë besimin, fenë, gjërat e shenjta dhe të përgatisë tek ai zhvillimin e ndjenjës së afërsisë ndaj Allahut.

Vetëm se nuk duhet të harrojmë që mjedisi ku do ta çoni fëmijën, duhet të jetë i sinqertë. Nëse personat që këndojnë mevlud apo himne fetare, nuk ndjejnë vetë emocione, jo vetëm që dallohen nga fëmijët duke e humbur forcën bindëse mbi ta, por edhe ndikojnë për keq mbi fëmijët duke u sugjeruar atyre anasjelltas dyfytyrësinë në këtë punë.

Po të shihet me kujdes, çështja nuk është vetëm te pjesëmarrja e fëmijëve nëpër ceremoni fetare për të dëgjuar mevlude e himne fetare, por te largimi i tyre nga ceremoni dhe mjedise ku shfaqet formaliteti dhe dyfytyrësia.

Kjo është një domosdoshmëri e botëkuptimit tonë fetar, pasi shumë prej tyre mund t’i shohim edhe në jetën e sahabëve. Kjo ishte sjellja e natyrshme e Profetit tonë Fisnik (s.a.s.); e si mund të mendohet që të ishte ndryshe për sahabët e nderuar? Nëse ne e pranojmë këtë parim, atëherë quhemi se kemi pranuar një prej çështjeve më të qenësishme të besimit tonë.

c) Zgjedhja e personave dhe mjediseve për të krijuar lidhje

Në të vërtetë, fëmija i rritur mirë dhe nën kujdes e prindërve, është i mbrojtur në një masë të madhe nga ndikimet negative të mjedisit të jashtëm. Megjithëkëtë, ndjekja nga afër ka shumë rëndësi. Edhe kur të shkojë për të blerë lapsa e fletore, fëmija duhet orientuar në mjedise ku të mos bjerë nën ndikime negative. Ai nuk duhet të hyjë në ato vende ku janë ekspozuar dhe shiten libra të rrezikshëm.

Edhe kur të shkojë për të qepur një rrobë, fëmija duhet të gjejë botën e vet te rrobaqepësi. Edhe te berberi fëmija duhet të shohë njeriun që e fillon punën me emrin e Zotit!

Ndërkaq, të gjitha këto nuk duhen kuptuar si kërkesë për ta shkëputur fëmijën nga njerëzit. Këtu është fjala për të treguar ndjeshmërinë dhe vëmendjen e duhur për këto çështje që lidhen me formimin dhe të ardhmen e fëmijës.

Këtu dëshiroj të ndalem edhe mbi një çështje tjetër. Vajtja në gëzimet apo hidhërimet e të tjerëve është një detyrë fetare. Profeti Muhamed (s.a.s.) na porosit: “Kur t’ju ftojnë në një dasmë apo fejesë, përgjigjiuni ftesës!” Është e qartë se kjo porosi e Profetit nuk mund të kundërshtohet. Por edhe të mos shkosh në një dasmë ku ka gjëra të këqija dhe kryhen mëkate, është një parim fetar dhe një detyrë fetare. Po qe se bëhet fjalë për situata ku fëmija prishet me ato që sheh dhe dëgjon mendime që ia turbullojnë mendimet, sigurisht që askush s’duhet të shkojë.

d) Zgjedhja e programeve televizive që do të shohë fëmija juaj

Besimtari që ka televizion në shtëpi, duhet t’i zgjedhë me kujdes programet që do të ndjekin fëmijët. Nuk themi se ka faj ose bën mëkat televizioni. Gjithashtu, fjalët tona nuk duhen kuptuar si kundërvënie ndaj televizionit. Vetëm se edukimi e kërkon domosdoshmërisht zgjedhjen e programeve televizive. Është fakt që disa emisione e tronditin mendimin moralo-etik dhe besimor të rinisë dhe e nxijnë botën e tyre shpirtërore. Prandaj, nëse në shtëpinë tuaj shihet ende një kanal

Dimensionet e edukimit 79

televiziv, megjithëse ai i ka shpallur luftë moralit tuaj, prishja e moralit të familjes suaj, duke filluar që me fëmijët, bëhet e pashmangshme.

Këto fjalë të mia kurrsesi nuk duhet të krijojnë opinionin se ne jemi kundër shkencës, zhvillimit, përparimit, teknikës. Ne përkrahim përdorimin e teknikës në shërbim të lumturisë dhe qetësisë së njerëzimit. Ne duhet të përfitojmë patjetër nga dhuntitë që na ka falur Allahu, si mendimi, arsyeja, kultura, arti, shëndetësia, mjekësia, etj. Zgjedhja e kanaleve televizive ose, më saktë, mospranimi për të ndjekur çdo lloj kanali nuk është shenjë prapambetjeje, ashtu siç nuk është shenjë përparimi ndjekja e kanaleve dhe programeve me përmbajtje shkatërruese për brezat e rinj.

e) Rritja e fëmijëve me edukatë kuranore

Eshtë përsëri detyrë e prindërve, mësuesve dhe edukatorëve që të mos u lënë hapësirë zemrës, kokës, veshit, syrit dhe ndjenjave të tjera të fëmijës që të mësohen me mëkatin, i cili përshtatet pothuaj në çdo mjedis, që të sigurojnë rritjen dhe zhvillimin e tij në një mjedis krejt të pastër, që të përpiqen për t’u siguruar fëmijëve edhe jashtë atë atmosferë fetare me të cilën janë mësuar në familje, që të përpiqen për të siguruar përputhshmërinë e mjedisit të jashtëm me atë familjar.

Në të vërtetë, në një kohë kur të gjitha forcat përdoren si elemente shtypjeje dhe kur e Vërteta merret nëpër këmbë, mbrojtja e orientimit dhe e dinjitetit të të qenit njeri kanë rëndësi të madhe. Mendoj se, për këtë arsye, edukimi i brezit me edukatën kuranore dhe pajisja e tij me moralin kuranor për ta sjellë atë si përkrahës të gjithëhershëm të së Vërtetës, përgatitja e tij në atë nivel që të mos lëkundet as para forcave më të papërballueshme, është parimi më i rëndësishëm i ekzistencës sonë kombëtare. Në përgjithësi, shoqëria ideale si në botën e ndjenjave e të ndërgjegjes, ashtu dhe në botën e realiteteve, është realizuar vetëm në saje të Kuranit!

Morali i Profetit tonë (s.a.s.) ka qenë Kurani, karakteri dhe temperamenti i tij, Kurani. Edhe ata që e ndiqnin atë, Kuran dëgjonin, Kuranit i jepnin zë dhe me të jetonin e përparonin. Ata që duken se janë të lidhur me Kuranin, por nuk shfaqin dot një përsosmëri të tillë, janë shpirtra sipërfaqësorë dhe mendime sipërfaqësore, që nuk e kanë përvetësuar dot frymën e Tij!

Ta kuptosh Kuranin dhe të ripërtërihesh me të, varet nga thellimi në thelbin e Tij. Ata që merren vetëm me fjalët dhe shprehjet e tij, Allahu e di, edhe nëse fitojnë shpërblim, mirësi, nuk mund të bëhen një shoqëri e hapur ndaj mirësisë. Çështja jonë thelbësore përsa i përket lidhjeve dhe marrëdhënieve me Kuranin, është të orientohemi kah ai me zemrën, vetëdijen, vullnetin, njohjen dhe ndjenjat tona për ta ndjerë atë me të gjitha përmasat e qenies sonë.

4. Ta vazhdosh edukimin me po të njëjtën ndjeshmëri

Ta bësh një të vërtetë, një mendim, të zërë vend, është tjetër gjë, dhe t’i japësh vazhdimësi, tjetër gjë. Po, është shumë e rëndësishme ta ndërtosh diçka, por më e rëndësishme se kjo, është t’i japësh qëndrueshmëri asaj dhe ta zhvillosh edhe më tej.

a) Jo pasardhës i keq!

Në Kuran ka ajete që na flasin për disa profetë me radhë:

“Kujtoje në Libër edhe Merjemin! Kujtoje në Libër edhe Ibrahimin! Kujtoje në Libër edhe Musanë! Kujtoje në

Libër edhe Ismailin! Kujtoje në Libër edhe Idrisin!...”

Pasi tregon për veçoritë e këtyre njerëzve të zgjedhur dhe epokat që hapën ata, Kurani vazhdon kështu:

“Më në fund, pas tyre erdhi një brez i tillë që e prishën namazin dhe shkuan pas dëshirave. Ja, prandaj do të vuajnë në të ardhmen ndëshkimin e perversëve dhe mëkatarëve!”111

80 Nga fara te lisi

Në bazë të çështjes mund të jetë Nuhu i nderuar (a.s.), Ademi, Musai, Mesihu (a.s.), por edhe Hz. Muhamedi (s.a.s.). Po qe se ata që kanë ardhur pas tyre, kanë qenë pasardhës të këqij të tyre, domethënë, e kundërta e tyre, që e kanë prishur namazin (vini re, jo e kanë lënë, por e kanë prishur), që janë dhënë pas dëshirave trupore e materiale, që kanë jetuar sipas dëshirave, iluzioneve dhe pasioneve të tyre, e kanë pasur të pamundur të përfitojnë nga njerëzit e mëdhenj që kanë pasur në krye të rrugës së tyre!

Edhe ne ndodhemi po në atë pikë ku ndodheshin ata para nesh që humbën: një Islam pa namaz meqë namazi na vjen i rëndë, pa agjërim meqë agjërimi është i vështirë, dhe një botëkuptim fetar që nuk njeh kufi në plotësimin e dëshirave trupore!

Kurse besimtari është, me të gjithë qenien dhe në të gjitha situatat, përfaqësuesi edhe i besimit, edhe i sigurisë, edhe i nënshtrimit ndaj Zotit! Sigurisht, ai, ashtu siç i beson Allahut, edhe përthyhet më dysh para Tij, edhe dridhet para ndalimeve të Tij!

b) Rëndësia e faljes së namazit

Në një deklaratë të tij të bekuar, Profeti (s.a.s.) thotë:

“Ai që e fal namazin, që drejtohet nga kiblja jonë dhe ha nga ajo që therim ne, është prej nesh!” Dhe, tani, ju lutem ejani dhe mendojeni pak të kundërtën e kësaj!

Të kujt do t’i quani ju ata njerëz që s’vënë ballin në sexhde, që e kanë ndërgjegjen të ndryshkur, që nuk kanë respekt për të tjerët, që shkaktojnë anarki, që veprojnë si armiq të rregullit, etj.? Quajini të kujt të doni, por ata s’kanë vend brenda rrethit të shenjtë të Profetit Muhamed (s.a.s.)!

Po, namazi është shumë i rëndësishëm. Edhe ne duhet të jemi syçelë në këtë drejtim. Atë që s’fal namaz, Profeti e pati treguar si njeri të mbetur në mes të rrugës. Pa le kur bëhet fjalë për besimin! Duke shkuar në një fushatë, dikush i pati propozuar ndihmë Profetit tonë. Dhe Profeti e pati pyetur: “A beson ti?” Njeriu i pati thënë se nuk besonte. Atëherë Profeti i qe kthyer: “Nuk ka ç’më duhet ndihma jote!”

Sepse besimi është një anije që të çon përherë në bregun e shpëtimit, ndërsa namazi është pjesa e saj më e rëndësishme. Siç shprehet edhe M. Lutfi Efendiu: “Namazi është shtylla e fesë, drit’e saj, është namazi ai që e vë në lëvizje anijen e fesë, prijës mbi adhurime është ai...” Kurse në një hadith tjetër, Profeti (s.a.s.) thotë:

“Namazi që u duket më i rëndë hipokritëve (dyfytyrëve), është namazi i agimit dhe jacisë!”

Po ne, a mundemi t’i falim me përkushtimin e duhur këto dy namaze? Sa për mua, qëndrimi i vërtetë kundërvënës ndaj ndjenjës së hipokrizisë (hezitimit) është përkushtimi i plotë në namaz!

PJESA E SHTATË

Krahasimi mes edukatës kuranore dhe asaj jo-kuranore

Krahasimi mes edukatës kuranore dhe asaj jo-kuranore

Brezi ynë ka sot dy alternativa: ose të bëhet i pashpirt, i ashpër dhe mizor me anë të ideve filozofike të gabuara, me anë të rrymave të këqija dhe ekstreme si dhe me anë të parimeve filozofike, ose i çmuar, me horizont dhe i mëshirshëm me anë të parimeve të larta hyjnore e të Kuranit.

Në këtë pjesë, duke e ndarë edukimin dhe edukatën në edukim dhe edukatë jo-kuranore, në njërën anë, dhe edukim dhe edukatë kuranore, në anën tjetër, do të bëjmë përshkrimin e cilësive të tyre, saora edhe krahasimin mes tyre.

1. Edukata dhe edukimi jo-kuranor

a) I faraonizon njerëzit

Siç është shfaqur gjer më sot, edukata jo-kuranore i ka bërë njerëzit, brenda poshtërsisë së tyre, nga një faraon potencial më vete. Faraonizmi ka dy forma. Njëra formë është faraonizmi i fuqishëm, i cili, duke qenë i tillë, është ekspansiv, dhunues, mizor dhe egoist. Kurse forma e dytë, faraonizmi i dobët, i mjerë, i pafuqishëm, i cili, duke qenë i tillë, është i ulët e banal sa t’u puthë këmbët të tjerëve.

Këtu nuk është fjala për faraonët e Egjiptit, por për figurën e përgjithësuar faraonike si simbol i gjithçkaje të keqe e të ulët.

Psikologjinë perverse të njerëzve të faraonizuar, duke marrë për model faraonin e profetit Musa (a.s.), Kurani e përshkruan kështu:

“I mblodhi menjëherë njerëzit e tij dhe u bërtiti: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!”

Ky është faraoni i fuqishëm, mendjemadh, egoist dhe mizor. Të tillë kanë qenë dhe janë edhe të gjithë njerëzit e faraonizuar kur e ndjejnë veten të fuqishëm.

Por ai na shfaqet edhe në një gjendje tjetër, kur ka rënë në mjerim, kur i rrezikohet jeta, kur i ka humbur e gjithë fuqia, për çka dhe është gati t’i bjerë kujtdo ndër këmbë. Ja si e përshkruan Kurani atë:

“Ne i kaluam të bijtë e Izraelit nëpër det. Kurse faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi ata për t’i kapur dhe ndëshkuar. Por, kur e pa se po mbytej, tha: “Edhe unë besova se s’ka zot tjetër veç Zotit që besojnë të bijtë e Izraelit! Edhe unë jam mysliman!”

Kuptohet menjëherë se faraoni nuk është i sinqertë në thënien e tij. Për të shpëtuar kokën, ai është gati të mohojë gjithçka që ka thënë më parë. Ai e ka humbur çdo lloj krenarie, brutaliteti a egoizmi. Ky është çasti i poshtërimit të tij. Ja, ky është një faraonizëm tipik, është forma e faraonizmit të mjerë!

Ndërkaq, në jetë hasen raste jotipike e kalimtare si të cilësive faraonike, ashtu dhe cilësive të mira si të Musait (a.s.) i cili përbën, në këtë rast, të kundërtën e faraonit. Disa herë, te një besimtar mund të ketë ose të shfaqen cilësi faraonike, kurse te një mohues, cilësi prej Musai. Allahu (xh.xh.) sheh esencën e njeriut, atë që është e përhershme dhe e qëndrueshme te njeriu. Me këtë esencë njeriu shfaqet dhe vlerësohet edhe prej njerëzve të tjerë. Në lidhje me këtë, Profeti thotë:

“Allahu nuk sheh as trupin, as paraqitjen tuaj, Ai vështron zemrat dhe aktet tuaja!”

b) I bën njerëzit kryeneçë dhe të ashpër

Njeriu i formuar me një edukatë jo-kuranore është inatçi, kryeneç dhe krenar. Për atë kanë rëndësi dinjiteti personal dhe krenaria, për të cilat ai është gati të marrë nëpër këmbë pa u lëkundur sa e sa të drejta, sa e sa vlera! Mirëpo ndjenja e këmbënguljes që nuk duhet ngatërruar me kryeneçësinë egoiste, i është dhënë njeriut për t’u bërë i vendosur në të drejtën dhe çështjen e tij.

Dimensionet e edukimit 85 c) Bazohet mbi interes

Synimi i edukatës jo-kuranore është interesi. Thelbi i të gjithë luftës që bën njeriu, është interesi. Njerëz të tillë të pyesin: “Cili është fitimi prej kësaj pune?”

Në edukatën jo-kuranore bëhet fjalë vetëm për të mbushur barkun e për të kënaqur dëshirat. Lumturia e njerëzimit në optikën e kësaj edukate është veç plotësimi dhe kënaqja e kërkesave dhe dëshirave materiale-trupore.

Disa vende si Amerika, Gjermania, Anglia, Franca, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Holanda mund të mendojnë se e kanë rregulluar ekonominë dhe i kanë siguruar lumturinë shoqërisë së tyre. Sipas tyre, ata kanë realizuar botën ideale të përshkruar nga shkrimtarët utopistë. Kjo quhet filozofia e ngushëllimit që i vlen vetëm individit që i ka plotësuar kërkesat dhe dëshirat personale dhe s’mendon për të tjerët. Në të vërtetë, shoqëria e tyre tronditet çdo ditë nga vetëvrasjet dhe sëmundjet e ndryshme shoqërore.

d) Jeta e njerëzve të formuar me edukatën jashtëkuranore mbështetet në luftën, dialektikën dhe demagogjinë

Meqë interesi karakterizohet nga përjashtimi, pra që nuk është ngopës për gjithçka dhe për të gjithë, rezultati imediat i tij është përfytja, lufta mes gjithë elementëve që e synojnë atë. Çdo shoqëri që ka për synim interesin, meqë nuk i plotëson dot kurrë ato që kërkon, i futet një rruge të pafund lufte e përleshjeje. Të gjitha sistemet e bazuara mbi interesa, nga kapitalizmi në komunizëm, nga socializmi në fashizëm, të gjitha izmat bazohen mbi luftën e interesave.

Biologët materialistë mes të cilëve spikat Darvini me teorinë e tij të seleksionit natyror, nëpërmjet luftës së ashpër për ekzistencë, e shohin luftën biologjike si thelbin e jetës, dhe kur kjo luftë shtrihet edhe në shoqërinë njerëzore, asgjësimi i njëri-tjetrit shihet si diçka legjitime.

e) Lidhjet ndërkombëtare janë racizmi dhe shovinizmi

Lidhja më e rëndësishme mes individëve dhe kombeve, e pranuar nga edukata jo-kuranore, është racizmi banal, internacionalizmi dhe shovinizmi. Në fakt, racizmi, shovinizmi dhe rryma të ngjashme me këto janë planifikuar sipas parimit për t’i përvetësuar dhe asimiluar të tjerët dhe ashtu kanë vepruar. Për shembull, në synim të komunizmit është mundja dhe asimilimi i të gjitha sistemeve të tjera. Historia e afërt tregon se fashizmi dhe nazizmi patën planifikuar sundimin në të gjithë botën. Këtë e vërtetuan edhe shkaqet e shpërthimit të dy luftërave botërore dhe përfundimet e tyre.

f) Si parim mban forcën

Pikëmbështetja në sistemet sociale dhe filozofike jo-kuranore është forca. E drejta është me atë që ka forcën në dorë ose i forti ka gjithmonë të drejtë. Ky është haptazi një moral faraonik. Veprimi i forcës që nuk respekton vlerat njerëzore, është dhunë, përdhunim. Një njeri që e trajton çështjen sipas parimit të forcës, që e lidh çdo gjë me forcën, e ka shumë të vështirë ta ruajë veten nga përdorimi i dhunës. Njerëzimi përjetoi shembujt e kësaj në masë veçanërisht në shekullin XX. Në këtë shekull s’bëhej fjalë më për ekspansionin dhe dhunën e individëve. Edhe popujt nisën të vepronin me instinktin e asgjësimit të njëri-tjetrit.

2. Edukata kuranore

a) Nxënësi i Kuranit është një rob i Zotit

Nxënësi i Kuranit është vetëm një njeri, një krijesë, një rob i Zotit. Ai nuk është mizor, dhunues, i ashpër, i egër apo egoist. Kurani e thekson në çdo rast se njerëzit janë rob të Allahut dhe se kjo është një nder për ta. Edhe njëri prej atributeve kryesore të Profetit tonë të Dashur (s.a.s.) është të qenët rob i Allahut. Në Fjalën e Dëshmisë ai përmendet si Robi dhe i Dërguari i Allahut. Ndërkaq, atributi si rob i Allahut është i përhershëm. Ai qe i tillë para se të bëhej profet dhe vazhdoi të mbetej i tillë edhe pasi e kreu detyrën e

86 Nga fara te lisi

profetësisë. Çdo gjë është kalimtare dhe mbaron. Vetëm një gjë nuk mbaron: të qenët rob ndaj Allahut që është i pafillim e i pambarim!

Allahu i fton njerëzit: “O njerëz! Bëjuni rob vetëm Allahut (adhurojeni vetëm Allahun)...” Dhe besimtarët, dyzet herë në ditë i thonë Atij: “Vetëm Ty të adhurojmë (vetëm Ty të bëhemi rob)!”

Një besimtar i mirë është një rob i shtrenjtë që nuk ndjen nevojën që t’i përulet as një krijese tjetër. Ai është vetëm rob i Allahut, dhe i askujt tjetër. Edhe në çaste kur kur duket si i mjeruar është një mbret më vete. As nuk i përulet assesi asnjë faraoni, që për të marrë shembuj ideal i mjaftojnë shembujt e pafundmë nga jeta e profetëve. Ata e kanë njohur Allahun (xh.sh.) si Të Adhuruarin Absolut dhe si Qëllimin e Vetëm kënaqësinë e Tij.

Nëse do të udhëtonit me imagjinatë deri në kohën e profetësisë do të shihni Amar bin Jasirin që i vendoset sipër hekuri i nxehur flakë, do të shihni Musab bin Umejrin që e shtrojnë përdhe duke e goditur me drurë të trashë. Do të shihni Sad bin Ebi Uakasin tek përpëlitet nga etja dhe uria e padurueshme.

Janë disa gjëra që mund të duket se disa gjëra të tjera. Të hapësh shoqata, të grumbullosh njerëz, të organizosh kongrese, të bësh punë të ndërvarura prej pagesave ose interesash të tjerë materialë... këto janë gjëra tejet të lehta për t’u realizuar. E vështirë, por e rëndësishme është ta ngresh sipër pishtarin e së drejtës dhe të vërtetës pa i hyrë kurrfarë dëshire materiale apo shpirtërore. Andaj, synimi kryesor, që na bie si detyrë është të përgatisim breza faqebardhë që nuk kërkojnë asgjë kundrejt arritjes së drejtësisë në vend të vet, pa i njohur vetes asnjëlloj përfitimi pos vetëdijes se janë robër të Allahut (xh.xh.).

b) Nxënësi i Kuranit është i thjeshtë, dhe i varfër para Allahut

Nxënësi i Kuranit është i thjeshtë, modest. Në pamje të jashtme ai mund të duket si i ngratë, si i përgjumur, por s’është ashtu. Ai është i butë dhe i urtë, por i vyer dhe i vendosur saqë të mos i përulet dhe nënshtrohet askujt tjetër veç Zotit të vet. Ai zotëron një dinamizëm të brendshëm. Në u duktë i varfër dhe i dobët nga jashtë, këto cilësi janë krahë për të për t’u ngjitur te Zoti. Sa më shumë ta ndjejë ai varfërinë dhe dobësinë në ndërgjegjen e vet, aq më shumë i rritet bindja ndaj Zotit.

Profeti thotë: “O Zot, gjersa të mbyllim sytë, mos na lër vetëm për vetëm me veten tonë!” Ja, pra kjo thellësi e brendshme e dobësisë për të është si krahë prej drite me të cilat vrapon pas Zotit duke kërkuar vetëm pëlqimin e Tij!

c) Synimi i vetëm i nxënësit të Kuranit është kënaqësia e Allahut

Synimi i nxënësit të Kuranit është vetëm e vetëm kënaqësia e Allahut. Ai e mban vështrimin vazhdimisht te pëlqimi hyjnor duke pritur ftesën e prejandejshme: “O ti shpirt i kënaqur e i qetësuar, kthehu te Zoti yt i kënaqur prej teje dhe ti i kënaqur prej Tij!”

Jusufi i nderuar (a.s.) lutej: “Zoti im, ma dhe pjesën time nga pasuria dhe më mësove t’i shpjegoj ëndrrat. O ti, krijuesi i qiejve e i tokës! Ti je Zoti im në këtë botë e në jetën tjetër! Bëmë të vdes si mysliman dhe më bashko me njerëzit e mirë!”

Me këto fjalë e shprehte ai idealin e vet.

Kjo do të thotë se është një meritë që qëndron gjithmonë mbi tërë mirëqenien dhe lumturinë e kësaj bote, që e kënaq plotësisht zemrën, e cila nuk është tjetër pos kënaqësisë dhe pëlqimit të Zotit!

Në Kuran thuhet: “Unë u urdhërova që ta adhuroj vetëm Allahun duke ia kushtuar gjithçka vetëm Atij!”

“Thuaj: “Unë i bëhem rob vetëm Allahut duke ia kushtuar adhurimin tim vetëm Atij!”122

“Kurse ata qenë urdhëruar që të largohen nga politeizmi (shirku) dhe ta adhurojnë vetëm Allahun që është një i vetëm, ta falin namazin dhe ta japin zekatin!”123

Dimensionet e edukimit 87

Me këto fjalë besimtari është gjithmonë i orientuar për të kërkuar pëlqimin hyjnor.

d) Parimi i jetës për të është ndihma reciproke

Kurani thotë: “Ndihmoni njëri-tjetrin për të mirë dhe duke u ruajtur (nga ndalimet e Allahut), jo për të keqe, për mëkat dhe armiqësi. Dhe kini frikë Allahun sepse ndëshkimi i Allahut është i ashpër!”

Besimtarët duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin për t’i zbatuar urdhërimet dhe ndalimet e fesë dhe, duke u mbështetur te njëri-tjetri, duhet të përpiqen ta jetojnë fenë. Nuk duhet të harrojmë se aspekti shoqëror i islamit ka më shumë peshë. Aspekti shoqëror i islamit synon ta ngrejë njeriun në këmbë, ta mbajë në këmbë dhe t’i japë vazhdimësi. Kurani thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe devocion!..”

Jeta nuk përbëhet prej luftës dhe armiqësisë, por prej ndihmës së dyanshme dhe mbështetjes te njëritjetri. Molekulat ndihmojnë bimësinë, bimësia kafshët, kurse kafshët, si konserva proteinash, na vijnë në ndihmë neve. Atomet dhe molekulat e ajrit, dheut, ujit e vazhdojnë ekzistencën e tyre të lidhura mes tyre sipas idesë së plotësimit të njëra-tjetrës.

Besimtari e sheh gjithësinë si një harmoni ndihme reciproke dhe thotë: “Nga kreu në fund, gjithësia s’është gjë tjetër veçse një ndihmë reciproke mes pjesëve përbërëse të saj!” Atëherë, edhe njeriu duhet t’i përshtatet harmonisë së përgjithshme të gjithësisë duke vrapuar për ndihmë, me qëllim për të mos e prishur këtë simfoni, këtë melodi të përgjithshme!

e) Lidhja jonë është lidhje vëllazërie

Kurani e përcakton si vëllazëri lidhjen mes besimtarëve myslimanë.

Kjo lloj lidhjeje duhet ngritur mes të gjithë myslimanëve dhe sipas kësaj lidhjeje duhet theksuar edhe një herë ndjenja e vëllazërisë. “Besimtarët janë vëllezër” – thekson Kurani. Besimtari duhet ta shohë si vëlla këdo që beson, kurse gjithësinë, si një vend vëllazërie.

f) Ideja e të drejtës është parim më vete

Edukata kuranore pranon si pikëmbështetje ekuivalencën e drejtë-forcë. Është i fortë ai që ka të drejtë.

Forca buron nga e drejta dhe jo e drejta nga forca. Islami thotë: “Kush ka të drejtë, është i fortë!” Myslimani, edhe në qoftë i dobët sot, jeton me besimin dhe bindjen se nëmos sot, nesër, me ndihmën dhe mirësinë e Allahut, e drejta do të fitojë!

Kështu, në historinë e Islamit ka ndodhur që një kalif i fuqishëm si Omeri i nderuar të dalë para gjyqit për t’u gjykuar në bazë të ankesës së një njeriu të thjeshtë, sepse, në vështrimin e myslimanit, respekti ndaj së drejtës së dikujt, kushdoqoftë ai, është respekt ndaj Zotit!

Besimtari që nuk ka hyrë nën ndikimin e sistemeve filozofike jo-kuranore, vepron siç parashikohet në Kuran, duke jetuar me të drejtë dhe duke këshilluar për drejtësi:

“Pasha kohën! Pa dyshim, njeriu është në humbje, veç atyre që besojnë, bëjnë punë të mira dhe këshillojnë njëritjetrin për drejtësi dhe durim!”127 Materia ekziston në saje të qenies së të Drejtës. Drejtësia është një nga emrat më të mëdhenj ndër emrat hyjnorë.

Besimtari e sheh forcën vetëm te e drejta. Kush ka të drejtë, është i fortë. E drejta është e lartë dhe asgjë nuk mund ta pengojë atë!

Shënimet

  1. 81.Et-Taberani, Musnedu Shamijin, 1/148.
  2. 82.Fatiha: 5-6. 107 Po aty: 7.
  3. 83.Buhari, edeb, 96; Muslim, birr, 165.
  4. 84.Muslim, nikah, 98, 101; Ibni Maxhe, nikah, 25.
  5. 85.Merjem: 16, 41, 51, 54, 56. 111 Po aty: 59.
  6. 86.Buhariu, salat, 28; Tirmidhiu, iman, 2; Nesai, iman, 9.
  7. 87.Muslim, xhihad, 150; Tirmidhiu, sijer, 10.
  8. 88.Buhari, ezan, 34; meuakit, 20; Muslim, mesaxhid, 252.
  9. 89.Naziat: 23-24.
  10. 90.Junus: 90.
  11. 91.Muslim, birr, 32-33; Ibni Maxhe, zuhd, 9.
  12. 92.Ebu Davud, edeb, 101; Ahmed bin Hanbel, musned, 5/42.
  13. 93.Fexhr: 27.
  14. 94.Jusuf: 101.
  15. 95.Zumer: 11. 122 Po aty: 14.
  16. 96.Bejjine: 5.
  17. 97.Maide: 2.
  18. 98.Po aty.
  19. 99.Huxhurat: 10. 127 Asr: 1-3.