PORTRETI SHPIRTEROR I NJERIUT TE THIRRJES

Ne kete kapitull ndryshe nga ato qe u thane ne kapitullin e dyte ne emer te pershkrimit te portretit shpirteror te njeriut te thirrjes do te permenden disa aspekte duke i shoqeruar me shmbuj per te ndricuar dhe nje here nga nje aspekt tjeter rrugen e ushtareve te shpetimit. Ky kapitull qe do te jepet nen disa tituj kryesore duke qene i lidhur ,portretin shpirteror te udheheqesit shpirteror mund te mendohet si abstrakt(enfusi).

1. Dashuria

Njeriu i thirrjes duhet te jete hero i dashurise para se gjithash. Ai nuk duhet te ndjeke nje rruge te gabuar per te bere te tjeret ta pranojne te verteten duke perdorur forcen. Qe besimi ndaj Allahut(xh xh) te zere vend ne zemer nje rruge te tille seshte kurre e mundur. Ne rrugen per ti afruar te tjeret ne besim dashuria shkrin zemrat dhe shpirterat duke e pergatitur degjuesin ta pranoje Allahun dhe te Derguarin e Allahut me gjithe zemer.

Njeriu i thirrjes e ben degjuesin te besoje duke e bindur ate ,e me dijen dhe virtytet e tija e magjeps ate pas vetes. Ai qe e sheh dhe njihet me njeriun e thirrjes duke pare cilesite e tij e ka me te lehte ta pranoje dhe as qe mohohet ndikimi qe te pranoje ate qe ai thote. Personat qe frikesohen nga ata qe mundohet ti japin gjerat nen friken e force frikesohen dhe nga te vertetat qe ata thone. Sado te ngrohta dhe jetesore te jene te vertetat qe propagandohen ftohtesia e personave qe flasin ndikon ne menyre negative te degjuesit. Nje veprim i tille me teper se nje ane pozitive eshte shume negativ. Askush ska te drejte ti frikesoje dhe ti largoje nga islami njerzit ,nga gabimet e tija personale.

Dashuria,ashtu edhe si cdo ndjenje e mire ka arritur kulmin me te Derguarin e Allahut(s.a.s). ai e mbeshteti misionin e tij mbi ndjenja te rendesishme si dashuria dhe thirrjen ne fe e realizoi ne nje atmosfere te ngrohte dashurie. Pastaj ai qe thote “une jam per ju si babai per femijen e tij”mendohet ndryshe.

E si mund te jete ndryshe kur ai sapo lindi dote thoshte”Populli im”.

Kjo eshte thirrja”Biri im” e nje babai shume te dhimbshem qe rrit femijet e tij me dashuri dhe perkushtim. Jakupi kishte vetem nje Jusuf ndersa per Ate cdo individ i popullit te tij ishte nje Jusuf...Ai i hapi krahet per secilin nga individet e popullit te tij me dashurine e prindit per femijen e tij dhe ata e deshen ate me teper se prinderit e tyre dhe se vete qenia e tyre. Atehere veprimi qe sjell respekt dhe dashuri duhet te jete cilesi ,vecantesia dhe tipari i pandare i njeriut te thirrjes. Aty ku nuk ekziston dashuria as qe behet fjale per respekt dhe dashamiresi. Me ane te perdorimit te forces mund te realizojme bindjen e njerzve ndaj disa gjerave ,por as qe behet fjale qe permes perdorimit te forces te realizohet pranimi i te vertetave qe ju propagandojne te tjereve. Dashuria ska dere te mbyllur qe nuk hap. Dhe askujt qe nuk shkrihet nga ngrohtesia e dashurise nuk mund te shkrihen me asgje tjeter. Nese njerzit deshironi i lidhni me njeriu tjetrin me nje dashuri te ngrohte per kete qellim dhe ju duhet tju afroheni me dashuri. Pa falur gabimet dhe mangesite e njerzve dhe pa jua treguar te drejten permes dashurise nuk do te mund te zgjidhni asnje ceshtje personale apo sociale.

Profeti yne(s.a.s)mundohet te na paraqise me nje krahasim dhe nje shembelltyre gjendjen e tij kundrejt gabimeve te njerzve.

“Gjendja ime me juve ngjan me gjendjen e njeriut qe ndez nje zjarr dhe mundohet te largoje fluturat dhe insektet e tjera te mos bien ne te ...Edhe une ju kam kapur per dore per tju mbrojtur nga zjarri por ju me shpetoni prej dore.”

Kjo thenie ete Derguarit te Allahut(s.a.s) hap horizonte te medhaja ne emer te thirrjes ne besim dhe nese shkohet ne kete rruge do te kete perkrahje te besimit grupime te medhaja,ne te kundert pikpamjet,medimet dhe te shkuarit ndryshe do te demtoje,dobesoje ceshtjen me per ne keq u kujton disa njerez do te kene nje fund te keq.

Nese do te arrinit te vinit veshin ne dashuri zemres se njeriut te sotem do te degjoni nje rrahje zemre plot dhimbje dhe shqetesim. Askush smund te jete i lumtur teksa lundron mes mekatesh dhe rokulliset ne mes te mjerimit. Me perjashtim te atyre qe kane humbur ndergjegjen dhe kane marre fund si bote e brendshme shpirterore askush sqendron me deshire ne kete mizerabel. Ata kane rene pasi iu jane marre kembet nje here por nuk gjejne rrugen e daljes. Dora juaj e dashamiresise do tju tregoje atyre rrugen e daljes qe kerkon.

Edhe pse personit qe mund ti afroheni me dashuri mund te mos i pranoje per momentin gjerat e matura dhe me dashuri ,si ju dhe ceshtjeve per te cilat i flisni do tju shohe me dashamiresi dhe ngrohtesi. Atehere kur sta merr mendja sheh mijera shembuj kur njerez nga te cilet jane hapur shpresat kthehen ne rrugen e drejte. Duke qene ju shkaku qe ata te gjejne te verteten per gjate gjithe jetes ata do tju jene mirenjohes dhe nga punet e tyre te mira nje pjese do tu shkruhet juve.

Le te mundohemi ta shtjellojme temen edhe permes nje shembulli,le ta supozojme se ka rene nje zjarr dhe njeriu qe ju se pelqeni po digjet me femijet e gjithshka ka. Ose anije eshte fundosur dhe njerez qe ju nuk i njihni jane shperndare neper dete duke pritur tju zgjatet nje dore e ti shpetoje. Perballe kesaj tablloje ju do te veproni menjehere per te shpetuar ate njeri qe po digjet me familjen e tij dhe ata njerez qe po i shihni e po mbyten ne det duke rrezikuar edhe jeten tuaj. Edhe sikur dikush te mundohej tju pengonte ju as qe do ti degjoni fjalet e tija pasi zeri i ndergjegjes eshte me i forte se cdo ze tjeter. Gjithsesi me shembujt qe permendem ju mund te shpetoni vetem jeten e tyre 50-60vjecare. Atehere cili duhet te jete qendrimi juaj kundrejt njerzve kur behet fjale per jeten e perjetshme te tyre? E gjithe ceshtja eshte te kuptuarit e ketij fakti. Per cdo njeri me shpirt eshte nje detyrim moral qe te mos zemerohet dhe mbaje meri ndaj atyre njerzve dhe te mos i qortoje per veprimet e tyre.

Urdheruesit shpirteror dhe drejtuesit fetar te diteve te sotme duhet ta shohin ceshtjen ne kete aspekt ne nje kohe kur ana morale dhe materiale ,te kesaj bote dhe asaj tjetres te mbare njerzimit po merr fund nen fatkeqesite qe po ju bien. Rrahja zemerimi dhe dhuna si pershtaten udheheqesit shpirteror. Genjeshtrat dhe interesat politike duhet tejene shume larg tij. Udheheqesi shpirteror ekziston si besnik i dashurise ,dhemshurise dhe dashamiresise,dhe kjo eshte ajo qe presin shpirtat nevojtare per te shpetuar. Ne kete aspekt i Derguari i Allahut(s.a.s) eshte udherrefyesi dhe udheheqesi yne. Vetem per ti bere nje here njerezit te thone”Zoti eshte nje”ju desh te perballonte dhe te duronte shume gjera.ai gjithmone mundohej per shpetimin dhe madje deshironte dhe hurjen ne parajse te armiqve te tij madje dhe te atyre qe e godisnin me gure,te atyre qe e gjakosnin per vdekje,te atyre qe donin ta mbysnin dhe i hidhnin pislleqe teksa falej dhe te atyre qe hidhnin gjemba rruges nga do te kalonte. Vete ai as qe kishte ndonje perfitim nga kjo pune. Ne Taif Ai ishte goditurmegure duke u gjakosur keqe dhe ishte fshehur ne nje vreshte. Prane tij ishte edhe Zejd(r.a). Engjejt i shkuan ne ndihme dhe i thane se mund te ngrinin dhe malin dhe ta leshonin mbi ate fis arrogant. Por Ai meshirim i gjalle dhemshurie hapi duar njerzore dhe tha:

“Shpresoj qe Allahu nga pasardhesit e tyre(deri diten e fundit)do te dergoje dike qe te adhuroje vetem Allahun dhe te mos i afroje dicka tjter ne adhurim(te mos beje shirk)” duke kerkuar qe atyre te mos u ndodhte asgje nga veprimet ndaj tij.

Edhe ne fushen e luftes kur i ishe thyer dhembi dhe nje cope e perkrenares i ishte ngulur ne fytyre dhe gati sa nuk shembej perdhe nga gjaku qe ie rridhte nga fytyra,menjehre ai ngriti duart dhe permes lutjeve u mundua te ndalonte ndeshkimin hyjnor. Permes thenies:

“Zoti im udhezoje fisin tim ne rruge te drejte ,sepse ata se dine(per mua)” ai ndaloi fatkeqesine e pashmangshme qe do te binte mbi kokat e mosbesimtareve ku dhe shihet qarte dhembshuria dhe dashuria qe e karakterizonte ate.

Meqe ra fjala do te doja te permendja nje aspekt te trajtuar ne menyra te ndryshme sipas rastit duke qene se lidhet ngushte me temen ne fjale. I riu kur e ka gjetur rrugen ne drejte kur e gjen veten ne mes te drites vazhdon te jete dite nate ne mesin e njerzve te ndricuar nga drita e besimit. Por ne nje momente gjate debatit degjon gjykimet e krahut tjeter me nje ngarkese emocionale shprehet deri ne”do tju heqesh koken te gjitheve” Nje i ri tjeter me i matur dhe i arsyeshem zbohet nga keto fjale dheme nje ton te ngarkuar emocionalisht ja kthen:

“More shok mos thuaj ashtu. Nese keto gjera qe thua ti do te ishin zbatuar dite me pare une sdo te isha ne mesin tuaj por do te isha nje i mjere qe do te meritonte zjarrin e ferrit. Por ja qe une jam ne mesin tuaj dhe ata njerez qe nuk mendojne si ne kane nevoje per nje sjellje te ngrohte. Per ndryshe do te shkaterrojme shpetimin e tyre ne boten tjeter. Nga kjo as ne dhe as ata nuk kemi ndonje perfitim.”

Keto fjale qe u mundova ti paraqes ne menyre e permbledhur jane te thena ne emer te te gjithe rinise qe dergjet nen ethet e mosbesimit dhe kane nevoje per dashurine dhe perkujdesjen tuaj. Permes forces asgje smund te arrihet. Ne duhet te veprojme jo sipas ndjenjes por me arsye dhe logjike. Thelbesore eshte qe personat e quajtur “kundershtare te binden dhe te drejtohen drejt botes shpirterore. Per nje udheheqes shpirteror pa renie ne pozite te veshtire kjo duhet te jete metoda qe duhet te ndiqet.

Nje brez po shkaterrohet dhe mbi rruge qe te cojne drejte besimit jane vendosur barrikadat e nevojave dhe epsheve. Ana e tij fizike ka kaluar ne prioritet dhe atij ne emer te fese ,besimit dhe Kuranit sarritem ti mesojme asgje. Tashme ky brez endet si i marre ne kete rreth vicioz. Ky eshte rezultati normal dhe i pritshem. Seshte ky brez i mjere dhe kjo rini e ngrate ndaj te cileve duhet te zemerohemi e merzitemi. Mallkimin e besimtareve e meritojne ata qe i rrokullisen ata ne kete aventure ,pasi cdo gabim eshte i tyre. Nuk them se rinia eshte krejtesisht e pafajshme por perplasja ne fytyre me zemerim e fajesise se saj ska asnje ndikim per ta shpetuar ate. Shpresojme qe sa me shpejt i gjithe ky brez te shpetoje nga ky qorrsokak. Ky eshte qellimi dhe ideali i ekzistences tone. Pertej kesaj nuk kemi asnje mendim apo pretendim.

2. Shpirti i sakrifices

Kjo eshte nje ceshtje qe duhet shqyrtuar me vete por do te doja tju terhiqja vemendjen ne dy pika qe lidhen me te . Shpirti i sakrifices eshte nje nga tiparet me te rendesishme te udheheqesit shpirteror.ai qe se merr parasysh sakrifikimin as qe mund te behen njerez te perkushtuar ndaj nje misioni,e per ta as qe behet fjale te jene te suksesshem. Ku duhet do te sakrifikoje pasurine,shpirtin e madje edhe femijet e familjen,postin,famen e poziten e shume gjera te tjera te rendesishme per te ,cdo gje qe mund te jete ideale per te. Ata qe braktisin dhe sakrifikojne cdo gje per nje moment padyshim qe do te triumfojne dhe misioni qe kane marre persiper do te arrije majat.

I Derguari i Allahut(s.a.s) gjate hedhjes se bazave te misionit te tij ne Meke duke filluar nga njerezit me te afert dhederi te njerzit qe ju perkushtuan me mish e me shpirt ketij misioni u injektoi ,u tregoi dhe perjetoi me shembullin personal kete shpirt sakrifice. Psh Hz Hatixhe(r.a) pa i perjetuar(...) per tja ngarkuar Hz Muhamedit(s.a.s) mbretit te kesaj bote dhe tjetres harxhoi te gjithe pasurine e saj per kete ceshtje te shenjte. Te gjithe shpenzimet per darkat dhe gostite qe u shtroheshin idhujtareve te Mekes per tju treguar islamin hiqeshin nga ajo. Kjo grua e nderuar qe para fillimit te shpalljes se islamit ishte nga me te pasurit e Mekes ,kur vdiq si kishte mbetur mundesi te perballonte as leket per qefen.

Eshte tregues tjeter i shpirtit te sakrifices te njeriut te misionit qe pervec se te shpenzoje te gjithe anen ekonomike per ceshjten e tij por edhe te emigroje ne qofte se eshte e nevojshme duke braktisur vendin ku eshte lindur dhe rritur vetem qe te jetoje me mire besimin,mendimet e tija,lirine dhe te shpalose lirshem anet e tija njerzore. Te gjithe emigruan me ne krye Hz Ebu Bekir,Omerin,Osmanin,Aliun(r.a) qofshin te pasur apo te varfer,te rinja apo pleq ,burra apo gra,duke lene vendlindjen dhe gjithshka kishin mizoreve dhe despoteve te Mekes per te marre me vete aq pak sa mund tju duhet rruges. Muhaxhiret sakrifikonin keshtu per te jetuar dhe shprehur lirshem misionin misionin qe besonin dhe i kishin dedikuar jeten,Ensarete Medines qe ju hapen krahet dhe i mirepriten perzemersisht duke ndare me ta gjithshka tregonin nje dimension tjeter te sakrifices. Ensaret ndonese ndonese te varfer dhe qe e siguronin jetesen duke u marre me bujqesi priten perzemersisht dhe bujarisht vellezerit ne besim te Mekes.

Ushtaret e devotshem te thirrjes dhe udhezimit ne rruge te drejte duhet te tregojne te njetin nivel dhe botekuptim sakrifice te perfaqesuar nga bashkesia e sahabeve qe ne cdo fushe ishin ne majat me te larta. Ne te kundert ata sdo te arrijne te jene te suksesshem aq sa duhet.

3. Lutja

Lutja per njeriun e thirrjes eshte nje aspekt qe sduhet te mbetet pas cilesive te tjera. Ai pret vetem nga Zoti qe fjalet etija te kene ndikim. Ai eshte zoterusi i gjithshkaje dhe zemrat ne duart e tija jane jane si rruazat e tespive qe i rrotullon dhe i leviz si te duash. “Nese skeni lutjen,cju mbetet pas?”(Furkan,25/77). Dhe eshte shpallja hyjnore qe ndikon ne shpirtin e tij.

Ka shume njerez te pandikueshem as nga magjite e fjalet e mrekullueshme qe permes lutjeve te sinqerta e me zemer te hapur kane gjetu rrugen e vertete. Lutja eshte arma me e fuqishme e besimtarit si dhe vendstrehimi i pare dhe i fundit per njeriun e thirrjes. Ai ne fillim ben lutje e pastaj thote cka per te thene ,por kjo sdo te thote te heqe dore nga te logjikuarit dhe te arsyetuarit. Perkundrazi duhet te kuptoje qe te zoteroje me mire vendin e tyre. Ja dy shembuj qe tregojne me se miri forcen e lutjes.

I Derguari i Allahut(s.a.s)per shpetimin dhe udhezimin ne rruge te drejte te njerzve kishte perdorur cdo rruge te ligjshme,por asnje moment pa hequr dore nga lutja. Psh Ai ishte lutur gjithmone per Hz Omerin(r.a). Kjo mund te quhet begatia e lutjes te te Derguarit te Allahut(s.a.s).

Perseri nje dite tjeter Ebu Hurejre(r.a) vjen tek i Derguarit te Allahut(s.a.s) dhe i kerkon te beje nje lutje per nenen e tij. Sepse deri atehere islami nuk kishte mundur te gjente rruge dhe te hunte ne zemren e saj. Sipas kerkeses se Ebu Hurejres,Derguarit te Allahut(s.a.s) hapi duart dhe u lut:”Zoti im,udhezoje ne rruge te drejte nenen e Ebu Hurejres”. Ebu Hurejre i gezuar del nga xhamia dhe vrapon per ne shtepi kur sa afrohet tek dera degjon zerin e se emes:”Ndalo aty ku je dhe mos hy brenda!” Ndersa Ebu Hurejra po priste jashte degjon zhurme uji dhe mendon se e ema po lahej. Pas pak gruaja e moshuar hap deren dhe shqipton fjalet e shehadetit. Ebu Harejre spo gabohej,e ema po shqiptonte fjalet magjike duke u futur ne rradhet e myslimaneve. Ndonese ishte munduar shume qe kjo grua te gjente rrugen e drejte,mjaftoi vetem nje lutje e te Derguarit te Allahut(s.a.s).

4. Arsyeja dhe Realiteti

Njeriu i thirrjes ne te njeten kohe duhet te jete njeri i arsyes dhe realitetit. Edhe kur vlereson situatat e ndryshme edhe kur mundohet ti shpjegoje dicka degjuesit duhet ti tregoje gjerat siaps nivelit te personit perballe dhe ta binde ate. Njeriu i thirrjes nuk paragjykohet nga bashkesia ne nivelin e arsyes dhe gjerat qe tregohen pranohen ne po ate nivel. Kur themi keto mos mendoni se e nxisni te jete nje njeri i arsyes por se bashku dhe me faktoret e larte permendur njeriu duhet te jete patjeter i logjikshem dhe i arsyeshem. Ja nje shembull i goditur nga i Derguarit te Allahut(s.a.s):

Xhylejbib(r.a)ishte nje njeri qe kishte dobesi pas femrave. Kjo gjendje i shqetesonte sahabet e tjere por ja qe atij smund ti thonin asgje,dhe nje dite kete ja tregojne te Derguarit te Allahut(s.a.s). Profeti e therret ate dhe mes tyre zhvillohet kjo bisede. I Derguari i Allahut(s.a.s) pyet dhe Xhylejbib pergjigjet.

-Xhylejbib! Degjova se ngacmon femrat. Pa me thoni a do donit qe te njeten gje tja benin nenes tende?

-Jo sdo doja o i Derguari i Allahut!

-Mos harro se ajo qe ti ngacmon eshte nena e dikujt. Po nese do ja benin motres tende do te te pelqente?

-Jo sdo me pelqente o i Derguari i Allahut.

-Mos harro se ajo qe ti ngacmon eshte motra e dikujt. Dhe Profeti e pyet per shume te afert,nese do ti pelqente ti ngacmonin hallen,tezen e te afermet e tjera te tij por ai ju pergjigj”jo” te gjithave. Atehere i Derguarit te Allahut(s.a.s) duke perseritur edhe njehere fjalet shtoi:

-Ajo qe ti ngacmon eshte halla,tezja... e dikujt.

Xhylejbib(r.a)e kishte kuptuar logjiken dhe ishte bindur. Pas kesaj Profeti ngriti duart dhe beri nje lutje per te. Sahabet betohen se Xhylejbib pas kesaj u be nder djemte me te ndershem te tere Medines. Pas kesaj ai mori pjese ne nje beteje ku ra deshmor(shehit). Ne fushen e betejes secili po kerkonte te afermit e tij dhe u vu rese edhe i Derguari i Allahut(s.a.s) po kerkonte dike. “A keni ndonje humbje?” Pyeti ata qe kishte prane. Dhe ata ju pergjigjen”Jo o i Derguar i Allahut!”Nuk mundi ti mbante lotet dhe duke qare tha:”Por une kam nje!” dhe me dore tregon Xhylejbibin ,i cili ishte shtrire mes shtate te tjereve. Profeti iu drejtua atyre”Vrau shtate veta ne fillim,pastaj dhe ate e vrane”. Pas kesaj jep nje sihariq per te qe mjafton per te gjithe brezat deri ne diten e fundit(kjametit)” Xhylejbibi eshte nga te mite dhe une jam nje prej te tijeve.”

Lutja dhe arsyeja i kishin dhene krahe Xhylejbibit saqe me dy krahet ai me dy krahet ishte bere pjestar i botes se pertejme.

Toleranca

Njeriu i thirrjes eshte tolerant. Toleranca eshte nje gjeresi vizioni dhe sdo te thote te leshosh pe ne ceshtjen tende. Nese do mundeshim ta shtjellonim me tej permes nje shembulli. Fjalet qe i Derguari Allahut(s.a.s) ju tha ne clirimin e Mekes atyre qe i kishin perzene nga Meka duke mos lene gje te keqe pa bere ndaj myslimaneve eshte nje nga shembujt me te spikatur te tolerances. Profeti pyet ata se cfare prisnin ate dite prej tij. Dhe ata ju pergjigjen:”Ti je vete toleranca,presim vetem falje.” dhe ata u shperblyen me falje. “Shkoni,sot ska merira...”(Jusuf,12/92) eshte nje thenie qe Kurani e transmeton si nje fjale qe Jusufi jua thote vellezerve te tij. Gjithsesi i Derguari i Allahut(s.a.s)kete tolerance e tregonte edhe ndaj atyre me te cilet skishte lidhje gjaku. Toleranca e Tij eshte edhe me teper sesa ajo e Jusufit.

Ndjeshmeria

Njeriu i thirrjes eshte i shqetesuar,devijimi i rruges prej njerzve ,cenimi i urdherave te Allahut dhe ngritjet koke ndaj tij e preknin ate ne thellesite e shpirtit. Devijimet e perthyejne ate,dhe kur e kupton se smund te beje asgje pasi i ka duart e lidhura lendohet dhe merzitet sa me ska. Permes shprehjes se Kuranit drejtuar profetit”Per shkak se ata nuk besojne po e mundon shume veten”(Shuara,26/31) tregohet mese qarte gjendja shpirterore qe perjetonte i Derguari i Allahut(s.a.s)nga shqetesimet ne emer te thirrjes. Kjo gjendje shpirterore e shkaktuar nga shqetesimet dhe brengat duhet te jete ne cdo njeri qe kryen misionin e thirrjes.

Devijimi eshte largim nga feja. Nga kjo murted quhet njeriu qe mohon cdo gje te shenjte qe ka besuar me pare,dhe ne nje ane tjeter ky person ka tradhetuar myslimanet. Ai qe tradheton nje here si zihet bese pasi mund ta beje serish,ndaj dhe sipas nje pjese devijuesi(murtedi) nuk ka te drejte te jetoje me. Sipas dijetareve te legjislatures islame pavarsisht se per cfare arsyeje ka devijuar para se gjithash ajo ceshtje duhet ti tregohet edhe nje here deri ne hollesite me te vogla. Duhet te ndiqet nga afer per nje fare kohe dhe te sqarohet per gjerat qe ka te paqarta. Nese te gjithe ato perpjekje nuk sjellin me dobi dhe ai behet nje gangrene ne strukturen e besimit duhet trajtuar ne nje menyre tjeter. Asnje besimtar nuk duhet te qendroje indiferent perballe devijimit ose keqinterpretimit te dikujt tjeter,pasi kjo bie ne kundershtim me botekuptimin per ti keshilluar njerzit ne te drejte te fese islame. Cdo besimtar qe degjon nje ngjarje te papelqyeshme sipas nivelit te botekuptimit te tij duhet te shqetesohet dhe te brengoset. Brengosja e njeriut te thirrjes duhet te jete me e thelle se e cdo njeriu tjeter,sepse shpetimi i gjithe njerzve eshte qellimi kryesor i jetes se tij.

Ja reagimi i te Derguarit te Allahut(s.a.s)perballe nje ngjarjeje qe i kishte ndodhur Halib b.Velidit(r.a). Hz Halid ne nje ceshtje devijimi rreth fese nxitohet ne vleresimin e rrethanave dhe kryen nje ekzekutim. Kur i Derguari i Allahut(s.a.s) degjin kete merzitet dhe i drejtohet Zotit permes nje lutjeje:

“Zoti im te kerkoj ndjese nga ky veprim i halidit”. Kjo ndjeshmeri e te Derguart te Allahut(s.a.s)gjente meshirim edhe te ata qe ishin rreth tij. Psh kur po ktheheshin nga beteja e Jemames Hz Omer(r.a) shqetesohet dhe pyet”Cfare i bete atij?” Kur personi i pergjigjet “E vrame Hz Omer(r.a) sikurse i Derguari i Allahut(s.a.s) i merzitur ja kthen atij:”A nuk duhej qe ta burgosnit diku dhe te prisnit per nje fare kohe?” Pastaj hap duart dhe i drejtohet Allahut me nje lutje :”Zoti im,betohem se kur keta kane bere kete veprim une nuk isha prane tyre dhe betohem se smu be qejfi kur e degjova.

Pasuria shpirterore

Njeriu i thirrjes nete njejten kohe duhet te kete nje pasuri shpirterore,fjalet e udheheqesit shpirteror gjenden ne masen e pasurise shpirterore qe ai zoteron. Sa me afer ti afrohet Zotit aq me teper Ai e afron me veten saqe ai person behet syri i tij,qe sheh ne cd ovend,veshi qe degjon,dora qe mban dhe burimi kryesor i cdo levizjeje te tij. Pra cdo veprim i atij udheheqesi shpirteror ndodh ne perputhje me fjalet e Allahut,dhe sa me teper ai te veproje ne baze te tyre qe ai din Zoti i meson ato qe ai si din duke e afruar edhe me shume me te drejten. Nje person i tille mund ti zgjidhe me lehtesi dhe problemet me te veshtira dhe te nderlikuara. Duke patur nje sjellje te tille ne vazhdueshmeri ai gjen vendin etij ne shoqeri duke u bere edhe nje perfaqesues i nje rruge te drejte. Nje njeri i ketij niveli vazhdimisht merr frymezime te shenjta dhe hyjnore. Duke vazhduar udhezimin ne rruge te drejte nen ndikimin magnetik kte frymezimit te tij behet nje vendpushim hyjnor drejt se cilit do te vrapojne kmijera e madje qindra mijera persona. Kjo terheqje e jashtezakonshme e tij buron nga pasuria shpirterore qe ato zoterojne. Nje udheheqes shpirteror qe arrin kete nivel zoteron nje force te jashtezakonshme duke arritur forcen magjepsese te njerzve te mire qe do te thote se besimi i tij ka arritur piken me te larte.I Derguari i Allahut(s.a.s) ne nje hadith shprehet:”Njeriu i mire ne teresi eshte vete besimi”. Ky njeri i mire paisi mendjen me forcen e argumentit ,logjiken me forcen e arsyetimit,ndricon mendimet dhe opinionet me frymezim ,forcon nefsin e tij me adhurim dhe lutje dhe zemren e kontrollon dhe mban nen mbikqyrje duke u bere nje person i denje ne rrugen e drejte. Personi qe arrin nje vetedije te tille jo vetem qe ska frike prej ndonje per soni tjeter por as qe var shpresen e spret gje nga te tjeret ,pasi gjithshka ai e pret vetem nga Allahu,sepse eshte i vetedijshem dhe i ndergjegjshem se e keqja dhe e mira vine vetem prej Tij.

Njeriu qe arrin kete shkalle te larte besimi eshte pa brenga e pa ndroje. Ai e pret vdekjen duke qeshur, madje edhe kur eshte ne kete bote ai jeton tjetren. Esthe i vetedijshem se duke hypur ne mjetin e vdekjes do te shohe vendet te cilat i mungojne ndaj dhe eshte gjithmone i lumtur. Ne permbajtjen e nje hadithi keta njerez tregohen keshtu:”Ne mesin e popullit tim ka prej atyre qe jane te lumtur(shprehje e mirenjohjes se te mirave nga Allahu)mes njerezve ,por qe naten e kalojne ne lutje e adhurim te thelle.(Kjo si shprehje e frikes se madheshtise ndaj Allahut). Trupi i tyre ecen neper toke,ndersa shpirti endet neper qiell.”

Per cdo udheheqes shpirteror duhet te jete nje qellim jetesor qe te arrije nivelin e njerzve te tille ku ne botekuptimin e tyre te jeteoje kjo bote dhe ajo tjetra. Ky eshte tipi i udheheqesit shpirteror qe ne presim. Eshte ky udheheqes shpirteror qe sjep pas kesaj bote as edhe nje grime dhe po te mos jete detyra e udhezimit te njerezve ne rruge te drejte as qe qendron te jetoje as edhe nje cast ne kete bote te kote. Ky eshte udheheqesi shpirteror me aromen e Isait(Jezuesit)dhe kulturen dhe moralin e Muhamedit. Ne fakt cdo udheheqes shpirteror duhet te jete i tille.

Tregon Tahirul Mevlevi qe komenton Mesnevine.”Ne burg isha se bashku me Atif Efendiun prej Iskilipi. Profesori njihte mire kulturen e kohes dhe ishte njeriu i penes. Per seancen e fundit gjyqesore po pergatiste aktmbrojtjen. Diten tjeter do te dilte para trupit gjykues dhe dihej se ce priste. Pas faljes se mengjesit e bere cope cope aktmbrojtjen dhe e hodhi ne koshin e plehrave.”Cfare ndodhi,perse e grise?”e pyeta . Me dha kete pergjigje:”Sonte ne enderr pashe Zoterine e Universit. Une isha ulur e po shkruaja aktmbrojtjen. Mu drejtua duke me thene:”Atif,ceshte ky ngurim? Apo sdo te vish nga ne?” E une i thashe:”E si nuk dua o i Derguar i Allahut.” Tashme e kuptova se kishte ardhur koha te shkoja te Ai,e cme duhej

aktmbrojtja.”

Ne seancen gjyqesore te asaj dite jepet denimi kapital me vdekje per Atif Efendiun,por ai ishte shume i qete dhe vendimin per vdekje e priste duke qeshur. Denimi qe i jepnin garantonte takimin me te Derguarin e Allahut(s.a.s). E si te mos gezonte njeriu qe garantonte nje fat te tille? Perse te mos jete i qete njeriu qe ecen rruges qe e din te drejte ku cdo largesi sheh pelqimin e Allahut,ai qe cdo hap beson qe i afrohete me shume te Allahut dhe te Derguarit te Tij. Nje hero i tille mund te vritet por nuk mposhtet kurre. Njeriu i thirrjes qe te arrije rezultatin qe ai deshiron duhet te ruaje gjithmone kete pasuri dhe kete drejtesi shpirterore. Personi qe i kushtohet Allahut dhe vetem punon qe te siguroje pelqimin e Tij,nese sja arrin sot padyshim qe ne nje te neserme do tja arrije deshirat dhe aspiratat e tija. Por cfare humbet ai qe ka gjetur Ate?... ne te kundert ai qe se ka gjetur Ate dhe sikur gjithe bota te ishin e tija cvelre do te kishte? Gjithsesi a nuk eshte shpirti i drejte dhe zemra e paster qe na cojne te Zoti yne? Pastaj pse duhet tju kushtojme shume rendesi gjithe atyre gjerave e puneve qe ne fund te fundit skane asnje pike vlere? Lutja dhe deshira jone ndaj Zotit eshte qe deri sa te shkojme te Ai te na ruaje me nje zemer te paster dhe shpirt te drejte. Ai eshte Zoti yne meshira e te cilit eshte gjithshka. Ndaj dhe shpresojme vetem deshiren dhe kerkojme pelqimin e Tij.

Malli dhe Deshira.

Njeriu i thirrjes duhet ta realizoje thirrjen per mes nje deshire dhe dashurie jetedhenese madje thirrja te jete nje tundim i parezistueshem. Kjo vecori eshte kriteri me i domosdoshem qe duehte te ndjeke njeriu i thirrjes. Shihet qe eshte shume e veshtire te ndiqet ky kriter madje arrihet shume vone.

Neqofte se Profeti yne(s.a.s)sdo te kishte zgjuar kete ndjenje ne bashkesine e tij,domethene nese sdo ti bente ata te apasionuarit per te treguar te drejten dhe te verteten ,per shume arsye kjo bashkesi sdo te mund te realizonte si duhet ate mision historik. Halid b.Velid(r.a) kur do te gjendej perballe komandantin bizantin para se gjithash do te ftonte ate qe te pranonte islamin. Nje perpjekje per ti futur ne te drejte para se ti flisnin shpatat me cfare mund te shpjegohet tjeter vecse me faktin qe deshira per ti futur njerzit ne besim kalonte gjithshka tjeter? Ndikimi i kesaj deshire dhe dashurie ishte kaq i madh sa do ti detyronte disa sahabe qe te udhetonin ne kater anet e botes. Ja nje prej tyre:

Hubejb(r.a) ishte kapur dhe derguar ne Meke. Pasi e lane ne burgje per shumedite me rradhe e nisen per ta ekzekutuar per mes zhurmes se pakuptimte te asaj dite. Ishte i merzitur dhe i brengosur pasi skishte arritur te kryente detyren te cilen i Derguari i Allahut(s.a.s) jua kishte ngarkuar atyre. Tani me duar e goje te lidhur po cohej drejt ekzekutimit mevdekje. Hidhte pa pushim syte perreth dhe kerkonte dike qe ti fliste rreth besimit. Por mes atyre qe kishte perballe nuk kishte njeri te tille. Ne fakt mes atyre gjendeshin dhe sahabet e se ardhmes,por qe akoma nuk u ishte hapur syri i zemres gjer ate dite. Hubejbi fali dy vakte namaz dhe shtoi:”Po te mos druhesha se do te thonit se u frikesua nga vdekja dhe zgjati faljen e namzit do ta zgjasja namazin e fundit.” Pastaj doli ne fronin ku do kryhej ekzekutimi. Po afrohej casti i ekzekutimit dhe skuadra e ekzekutimit me shtiza qe kishin filluar levizjen tregonte kete. Hubejb hidhte syte perreth por nuk kerkonte ndokend qe ta shpetonte nga vdekja,kurrsesi por kalonte neper mend nese ne momentin e fundit mund te shpetonte jeten e ndokujt. O Zot i madh sa e veshtire qenka te vdesesh para tyre pa mundur te besh dicka per ti futur ata ne rruge te drejte! Ne ate cast lindi casti i shumepritur. Nje nga paria e idhujtareve te Mekes i beri nje pyetje qe ne pamje te jashtme ishte pa rendesi. Por ai do te jepte nje pergjigje aq te goditur saqe necastin e fundit do te arrinte te bente dicka per ti udhezuar njerzit ne rruge te drejte. Nje mendim i hedhur aty kush e di ne te ardhmen ne sa persona do te arrinte te ndizte zjarrin e besimit. Pyetja ishte e tille:

“ O Hubejb ,ne kete cast a nuk do deshiroje te denohej Muhamedi qe te shpetoje ti?”

Sigurisht qe nje pyetje e tille nuk i behej nje myslimani e me pak nje njeriu si Hubejb. Po ai mundohejte shfrytezonte rastin qe i jepej nga kjo pyetje. Ishtëe mjaft i gezuar dhe do te mundohej te thoshte dicka mes nje ndjenje gezimi e hidherimi, dhe e dinte gjithashtu se kjo pergjigje do te ishte e shkurter si dhe namazi qe fali. Ne nje pergjigje nje fjale duhej te perfshinte gjithe jeten. Duhej te pergjigjej ne ate menyre qe historia te heshtete per ta degjuar dhe koha ta mbante te varur vath ne vesh. Ai duhej te fliste mjaft goditshem duke e vleresuar si duehej kete rast. “Jo per Zotin. Jo me te denohej qe te shpetoja une por sdo doja ti futej nje gjemb ne kembe ne Medine qe te shpetoja une!” Do te ishte pergjigja e atij njeriu besnik. U lartesofsh o shpirt i shenjte!

Permes ketyre fjaleve Hubejbi kaloi dhe shqetesimin qe lidhej me mos realizimin e thirrjes ne rruge te drejte. Tani ai ndihej i lehte sa nje pupel.

Permes kesaj detyre te fundit ai do ti dergonte pershendetjet e ndarjes te Derguarit te Allahut(s.a.s) duke acur drejt parajses. As qe e kaloi neper mend qe pershendetja e tij do te kalonte nga Meka ne Medine. Sepse pershendetja i dergohej personit qe ishte Profeti famelarte i Allahut.

Fjalet e fundit ne vendin e ekzekutimit ishin:”Paqja e Zotit qofte me ty o i Derguar i Allahut.” I Derguari i Allahut(s.a.s) ne Medine i rrethuar nga sahabet e tjere do ngrihej ne kembe dhe do ja kthente:”Paqja e Zotit qofte edhe me ty o Hubejb.”

Njeriu i thirrjes permes deshires dhe mallit te thirrjes duhej te kape horizontin e Hz Hubejbit qe ti thote ndal rrjedhes se gabuar te historise dhe te fitoje te drejten e trashegimtarit mbi toke duke futur rrjedhen e kohes ne trajektoren e saj te duhur.

Pastertia e zemres dhe drejtesia e shpirtit.

Njeriu i thirrjes gjate misionit te tij duhet te karakterizohet nga nje pasterti e brendshme dhe drejtesi shpirterore. Duhet te mbarte nje zemer ne pershtatje me pastertine dhe kthjelltesine e ketij misioni. Ne te kundert po aq sa trazohet shpirti ,nderpret raportin qe ka me Zotin dhe humbet forcen e ndikimit. Mund te shpjegojme keshtu kete,pervec pelqimit hyjnor njeriu i thirrjes ne misionin e tij as qe duhet te pretendoje per dicka tjeter. Per sa kohe ai vepron keshtu do te ndjeje prane ndihmen dhe pranine e te Derguarit te Allahut(s.a.s) dhe gjithe njerzve te medhenj te tjere. Per kete askush te mos kete dyshimin dhe medyshjen me te vogel. Per te arritur nje prodhimtari per nje njemije nga farerat qe hidhen duhet te mbeshtetemi ne forcen hyjnore. Trokitja ne dyert e tjera shton me teper shqetesimet dhe problemet.

Ne fakt besimi yne i kushtezon gjerat ne kete menyre. Ne qenjen e tij Zoti duke mos patu partner dhe ne veprime ai ska te tille. Ndaj dhe te drejten dhe te gabuaren ai i ka krijuar vete.

Ai ke do don e larteson dhe ke don e fundos sikurse dhe triumfuesi dhe humbesi varen nga dora e tij.

Vertete qe eshte e veshtire te kesh nje menyre jetese te drejte por edhe shperblimi per kapercimin e kesaj pengese te pakalueshme eshte mjaft i cmuar. Ebu hanifi ai iman(udheheqes fetar)i madh qe refuzoi postin me te larte te gjykatesit vetem qe te ruante pastertine e zemres dhe drejtesine e shpirtit. Ai renkonte nen goditjejt e kerbacit por e refuzoi propozimin qe e shihte si kushtin e shpirtit. Dhe iman Shafia beri ceshte e mundur per te mos u perballur me nje propozim te tille. Ai kishte pranuar te jetonte i thjeshte mes njerzve duke refuzuar cdo post apo pozite me gjithe presionin e vazhdueshem. Per kete arsye detyrohej te kalonte nje jete me probleme. Kur vinte sa ketej andej mundohej qe te mos e shihte njeri dhe te jetonte pa e ditur kush se ku rrinte duke u ruajtur qe te mos kishte fatin e imanit te madh.

Perpjekja qe iman Ahmed b.Hanbel dha per hire te Kuranit asnjehere smund te fshihet nga kujtesa e historise. Ai ishte shprehur qe “Kurani seshte krijese” dhe per gjithe jeten kishte jetuar me kete fjale. Po te perdorte fjale me politike ai do ta kalonte kollaj kete problem por ai as qe mundohej fare.

Ai na tregon nje kujtim te tijin keshtu:

“Ditet e para ngaqe smund te duroja goditjet e kerbucit bertisja. Nje here ne burg sollen nje grabites i cili me tha nje dite:”O iman! Ty te kane sjelle ketu per dicka qe ti e din se eshte e drejte dhe bertet kur te godasin. Ndersa mua me kane sjelle per nje faj qe seshte i drejte ,dhe ndonese me godasin sa dhe ty as qe e kam nxjerre zerin e gojes.” pas asaj dite sa here fillonin te me godisnin me vinte ne mendje fjala e atij grabitesit dhe shterngoja dhembet dhe kur dhimbjet arrinin kulmin as qe nxirrja zerin e gojes fare. Ky iman i nderuar kush e di se sa dite e sa muaj ka kaluar ne mes te dhimbjeve e te mundimit por edhe ne momentet me te veshtira kur e linin forcat dhe fuqite ai mundohej te ruante forcen e logjikes ,dhe te mos toleronte as edhe nje fjale te vetme nga fjalet nga fjalet e thena ne fillim ,duke shfaqur nje heroizem te jashtezakonshem. Ne ate kohe iman Shafiu jetonte i fshehur. Nje nate ne enderr sheh Profetin i cili i thote atij:”Coji te fala Ahmed Hanbelit. Thuaji te duroje edhe pak se se shpejti d ote vije tek une.”

Iman Shafiu menjehere dergon ne burg nje nga njerzit e tij pasi ai e kishte te veshtire te shkonte. Me lajmetarin i con dhe nje kemishe dhe i thote:Le ta veshe imani kete kemishe qe lekura e tij ta preke ate.” Lajmetari shkon te Ahmed b.Hanbel dhe i dergon te falat e te Derguarit te Allahut(s.a.s) dhe ai pothuajse i harroi lutjet dhe i dolen lote nga gezimi. Iman Shafiu qe e mori prapa kemishen qe i kishte derguar Ahmedit fshiu me te fytyren dhe tha:”Fytyta qe u fshi me kemishen qe ka prekur trupin e iman

Ahmed b.Hanbel ,shpresoj(inshallah) te mos preke zjarrin e ferrit.” Perfundimi

Duke i paraqitur te perbledhura ne ceshtje ato qe treguam deri ketu ne

lidhje me metoden e thirrjes ne islam dua ta perfundoj kete liber:

Thirrja dhe udhezimi ne rruge te drejte eshte detyra me e shenjte. Pasi dhe Allahu(xh xh) roberit e tij me te zgjedhur Profetet i ka derguar me kete detyre.

Thirrja ne situata normale eshte nje domosdoshmeri e natyrshme por ne ditet e sotme kur shume ceshtje po lihen pas dore ajo behet me e domosdoshme se cdo gje tjeter. Lenia pas dore e saj eshte e papranueshme.

Personi qe vdes duke e lene pas dore kete detyre mbart shqetesimin qe mund te kete vdekur ne kundershtim(nifak). Sepse ky person ka braktisur detyren me te rendesishme dhe me te dobishme se cdo obligim personal.

Bashkesia ne gjirin e se ciles praktikohet kjo detyre eshte e siguruar nga fatkeqesite dhe katastrofat tokesore dhe qiellore. Nese brenda saj ka qofte edhe 3-5 njerz qe mund te bejne kete detyre te shenjte Zoti e merr nen mbrojtjen e tij ate bashkesi. Ne te kundert rezultatet jane negative. Zoti ka mundesi ta shkaterroje ate bashkesi ne te cilen kjo detyre e larte nuk kryhet. Shkaterrimi total i bashkesive dhe shoqerive ne histori jane nje shembull i qarte i kesaj.

Kjo detyre duhet shqyrtuar ne planin personal ,te pergjithem e shteteror. Myslimani eshte baza kryesore e rregullit boteror. Sikurse smund te kete rregull aty ku seshte ai ashtu edhe aty ku behet fjale per pranine e tij smund te kete arrarshi dhe terror. Kjo lidhet me faktin se sa myslimani mund te realizoje si duhet detyren e thirrjes.

Eshte tregues i besimit urdherimi i gjerave te mira dhe ndalimi i gjerave te keqija. Kjo detyre nuk mund te mendohet e ndare nga besimi. Ne thenjen Kuranore(Tevbe,9/71) duke permendur se besimtari eshte mik ndaj te tjereve thekson kushtin se ku mbeshtetet kjo miqesi dhe i kujton se kjo lidhet ngushte me kete detyre te shenjte mes te shejtave. Ndersa idhujtaret dhe mosbesimtaret thuhet(Tevbe,9/67) se jane i njejti lloj por sjane miq te njeri-tjetrit, pasi pengojne te miren duke stimuluar dhe nxitur te keqen.

Feja islame eshte nen mbrojtjen e Allahut(xh xh) dhe Ai do ta ruaje vete fene e tij. Kjo mbrojtje lidhet me daljen ne mbrojtje dhe perkrahje te fese nga njerzit qofshin keta burra apo gra. Perkrahja e fese ne menyren me te qarte eshte realizimi i detyrave te thirrjes te individeve mysliman.

Thirrja ,vepra(punet) dhe thirrja jane tre fytyrat e ndryshme te nje vertete. Seshte e mundur ti ndash nga njera-tjetra. Ne thirrje dija eshte kushti kryesor ndersa veprat jane jeta e thirrjes.

Njeriu i thirrjes duhet te njohen mire epoken e qe jeton dhe te vertetat e islamit. Ai qe se njeh kohen do te thote qe jeton ne nje bote iluzionesh. Dhe eshte perpjekje mjerane per ti terhequr njerzit dhe per tu folur per iluzione e gjera te paqena.

Njeriu i thirrjes duhet ta pershtase zemren e tij sipas Kuranit. Ai qe sarrin te beje nje akordim te tille eshte e veshtire dhe madje e pamundur te flase per te vertetat dhe ne emer te islamit.

Njeriu i thirrjes gjate thirrjes duhet te tregoje kujdes me qellim qe rruga e ndjekur te jete e pranueshme dhe ligjore. Pasi objektivi i pranueshem arrihet vetem permes nje rruge te pranueshme. Kjo ishte edhe rruga e ndjekur nga i Derguari i Allahut(s.a.s) dhe nga sahabet e nderuar. Ne skemi nevoje per aktiviste qe per te arritur qellimin perdorin cdo rruge si te pranueshme por na nevojiten njerez thirrjese me shpitin e sahabeve qe i shqyrtojne gjerat ne hollesine me te vogel dhe i vene ne praktike. Keta te fundit jane ata qe do ta mbajne ne kembe kete fe duke e cuar ne kater anet e botes.

Njeriu i thirrjes duhet ta jetoje patjeter ate qe flet. Ne te kundert behte fjale per nje tregues hipokrizie,ndaj dhe besimtari duhet ti shmanget nje situate te tille. Ne fjalet e njeriut qe se perjeton ate qe e flet ska dobi dhe ndikim. Ata digjen si flaka e kashtes dhe shuhen shpejte. As qe behet fjale qe te kete energji per ngrohje.

Njeriu i thirrjes duhet te ruaje gjithmone modestine dhe thjeshtesine. Ky eshte nje veprim i njerezve fisnik. Besimi eshte vete fisnikeria. Atehere njeriu i thirrjes duhet te veproje me fisnikeri si cdo besimtar. Ky ishte morali i te Derguarit te Allahut(s.a.s).Njeriu i thirrjes duhet ta beje pjese te karakterir kete moral.

Njeriu i thirrjes pervecse per ceshtje detyre nuk duhet te jete shume i afrueshem me drejtuesit shteteror dhe klasen intelektuale. Korrektesia ne kete aspekt eshte nje kusht i rendesishem per ruajtjen e nderit dhe gjendjes se tij.

Njeriu i thirrjes duhet te jete kembengules ne thirrje. Kembengulja eshte shprehje e respektit dhe e vleresimit kundrejte ceshtjes se tij. Dhe ai eshte i detyruar te pranoje dhe te ndjeke ato ceshtje qe Zoti i konsideron te rendesishme. Ne te kundert do jete ai qe do pergenjeshtroje vetveten.

Njeriu i thirrjes sduhet te perplaset me ligjet e krijimit(natyrore). Ai duhet te jete racional gjithmone ne thirrje dhe udhezim ne rruge te drejte. Seshte e drejte te anashkalohen disa deshira dhe dobesi prezente te njeriut. E rendesishme eshte qe keto deshira dhe dobesi te kanalizohen me te miren dhe te bukuren.

Vuajtja dhe mundimi jane fati i pandryshueshem i rruges se thirrjes. Njeriu i thirrjes qe ne fillim duhet ta pranoje fatin e tij.

Njeriu i thirrjes duhet te jete heroi i dashurise. Nuk duhet te mendohet nje rruge per ta pranuar te drejten duke perdorur forcen fizike.

Nje vecori e rendesishme e njeriut te thirrjes eshte shpirti i sakrifices. Njeriu i thirrjes duhet te kete karakterin e nje dishepulli apo apostulli. Ata qe sjane te lindur te tille qe ne fillim as qe mund te vdesin si njeri i thirrjes me nivel. Nje pune e tille para se gjithash kerkon sakrifice.

Njeriu i thirrjes duhet te jete i njesuar me lutjen. Lutja eshte bota e afersise dhe e sinqeritetit.

Ne te njejten kohe ai eshte njeriu i ligjikes dhe realitetit. Ne shkallen e arsyetueshmerise ka sukses dhe pranohet nga shoqeria ne te cilen jeton.

Njeriu i thirrjes eshte shume i ndjeshem ne lidhje me ceshtje qe lidhen me besimin e njerezve. Ceshtja e mosbesimit dhe e devijimit qe sheh ia copeton zemren duke e bere te behet dysh perballe ketyre gjerave.

Njeriu i thirrjes e realizon punen e thirrjes me deshire dhe mall. As qe mund te mendohet te arrije sukses pa u bere i dashuri i pasionuar per kete pune.

Thellesia dhe pasuria shpirterore jane tipar i pandare i njeriut te thirrjes. Kjo thellesi shpirterore ben qe ai te arrije nivelin me te larte ,duke u paisur me vlerat me te larta morale.

Njeriu i thirrjes duke shpallur misionin e thirrjes duhet te karakterizohet nje pasterti e zemres dhe drejtesi shpirterore. Qe te shohe pas tij ne menyre te hapur Allahun dhe te Degjuarin e tij eshte e domosdoshme te jetoje nje jete po aq te paster sa dhe misioni i tij.

Nje jete e tille arrihet vetem permes pastertise shpirterore.