Parathenia
BAZAT E KUMTIMIT
Njeriu me dobesite e tija eshte krijesa me e ulet ndersa me anet pozititve behet krijesa me e larte. Cdo botekuptim edukativ qe nuk e vlereson dhe analizon ate me dobesite dhe anen pozitive eshte I manget dhe gjysem.
Islami e shqyrton njeriun si nje teresi. Afrohet me nje metode kritikuese dhe te frikshme ndaj dobesive te tij dhe nxitese dhe inkurajuese ndaj aneve pozitive. Per kete arsye per Kuranin fisnik dhe hadithin e larte frika dhe shpresa ,parajsa dhe ferri ,meshira dhe denimi trajtohen pas njera tjetres ne nje ekuiliber. Tipi I njeriut te marre fund e te mbaruar nga frika dhe ai I perkedhelur nga shpresa duke arritur ne nje vetekenaqesi te tepruar nuk jane tipi I njeriut qe kerkon islami.
Vazhdueshmeria dhe sigurimi I jetes fetare arrihet vetem nga realizimi I kushteve te nevojshme. Njeriu nga njera ane duhet te mbeshtete vazhdimisht ne jeten shpirterore per te mos kaluar ne zbrazetire metafizike ,nga ana tjeter eshte e nevojshme te mbahet nen kontroll per te ruajtur drejtimin e levizjes permes normave te ndryshme juridiko ligjore ,per ta mbrojtur nga pengimet ,rrezimet dhe mbetja e rruges. Ne pamjen e jashtme keto denime mund te duken jo te nevojshme dhe te dhimbshme ,por ne fund po te mendohet se cfare mund te perfitohet prej tyre do shihet se keto norma jane ne interesin e njeriut po aq sa normat stimuluese dhe nxitese,dhe pas pamjes nga jasht te shemtuar mbart nje bukuri hyjnore.
Te gjitha sistemet qe e kane vleresuar njeriun vetem nga nje ane e tij kane falimentuar dhe ato qe akoma mbahen ne kembe po shkojne me shpejtesi drejt atij drejtimi. Pasi keto sisteme jane te privuara nga realiteti dhe harmonia e jetes. Si rezultat I ketyre gjerave nga te cilat sistemet jane shume larg vjen rezultati I padiskutueshem qe eshte mbarimi dhe falimentimi total.
Nga ky kendveshtrim ne duhet te vleresojme normat e islamit ne baze te principeve morale te vete islamit,pasi ai moral eshte morali I Kuranit. Synimi kryesor I yni duhet te jete qe tu tregojme njerzve rruga e edukimit ne moralin me te larte me te cilin eshte edukuar Zoteria I Zoterinjve(s.a.s). a nuk eshte edhe qellimi I te qenit njeri arritja e ketij morali te larte?
Parimet islame ne fillim te punes mund ti grupojme ne dy grupe kryesore. Ne nje menyre te thjeshte dhe te shkurter mund ti quajme subjektive dhe objektive. Te parat perfshijne strukturen kryesore dhe boten e brendshme te individit dhe nete dytat behet fjale per gjerat qe duhen bere me boten e jashme.
Para se gjithash njeriu duhet te kaloje nje jete shpirterore ne drejtimin e duhur,pasi treguesit e besimit mund ti fitojne njeriut kete cilesi.
Njeriu qe beson Allahun,engjejt,librat,profetet,ditet e gjykimit dhe fatin ne nje fare mase kane nje drejtim te caktuar. Por ky drejtim duhet forcuar me pune e veprime te mira duke I bere pjese te natyres se tij shpirterore. Duke falur namazin ,agjeruar,dhene zekatin duke kryer peligrinazhin si dhe duke kryer adhurimet shtese (nafile)njeriu zhvillon jeten shpirterore dhe zbukuroin boten e brendshme duke realizuar disa nga detyrimet ne planin personal. Dihet qe detyrimet lidhen me gjera qe duhen por edhe me ato qe nuk duhen kryer. Ne nje skaj te ketyre detyrimeve eshte parajsa dhe ne nje skaj eshte ferri,ose e thene ndryshe ne nje skaj pritet shperblimi dhe ne tjetrin pritet denimi,duke synuar nje ekuiliber te pranueshem.
Ne nje aspekt kjo ceshtje duhet shqyrtuar dhe ne planin e realizimit njerzor. Zoti na krijoi ne si njerez,si nje kompleks I dobesive dhe I vlerave te larta morale gje qe nuk ekziston ne krijesat e tjera. Kafshet nuk mund te dalin jashte kufizimeve qe u caktohen. Pasi ata skane vetedije dhe per rrjedhoje skane as pergjegjesi. Xhindet nga vete krijimi I tyre jane shume pas njerzve. Duke qene se struktura e djajve eshte bere njesh me te keqen ata jane vetem krijesa qe bejne gjera te keqija. Dhe engjejt kane kapacitet te kufizuar. Termi I kufizuar eshte per te treguar qe si dhe njerzit kane nje evolim te percaktuar. Djalli eshte privuar nga bindja ndersa engjejt nuk dine te kundershtojne. Ndersa njeriu eshte krijuar I hapur ne te njejten mase si ndaj te keqes dhe te gabuares ashtu edhe ndaj te mires dhe te drejtes. Sikurse mund te fitoje vendin me te larte nder krijesat ashtu edhe mund te bjere nder me te ulet e me te ulteve.
Detyrimet qe ve islami jane efikase per zhdukjen e se keqes. Tharja e kenetes eshte rruge me e mire me efikase per tu mbrojtur nga mushkonjat. Pasi ta rritesh gjarprin dhe ta besh ate kober ska vlere te ankohesh ndaj saj dhe eshte mese e qarte pamundesia dhe vendi jo I duhur per ta zhdukur ate. Keto detyrime duhen shqyrtuar nga ky aspekt duke patur besimin se ne kete menyre kuptohet me qarte.
Urdherimi I te mires dhe parandalimi I se keqes ,shperblimi ,komplimentat dhe perkedheljet ndaj veprimeve te bukura,perdorimi imasave shternguese dhe denuese ndaj se keqes dhe faktoreve qe te cojne ne te keqe,domethene tharja e mocalit dhe shkullja nga rrenjet e se keqes jane metodat dhe teknikat kryesore per te arritur qellimet dhe objektivat brenda detyrimeve te islamit.
Ne librin qe ju ndodhet ne duart tuaja do te mundoheni te paraqesim dhe te shqyrtojme ne aspekte te ndryshme ceshtjen e te urdheruarit ne rruge te drejte dhe ndalimit te se keqes. Duhet te kemi parasysh qe pikenisja eshte nje nga detyrimet ne islam dhe duhet te perpiqemi qe vleresimin ta bejme rreth kesaj te vertete. Shpresojme qe nje vleresim I tille ti hape horizonte te reja botekuptimit tone “rregulat e thirrjes ne islam”.