A. TEURATI DHE UNGJILLI JANË ARGUMENTE TË PROFETËSISË SË MUHAMEDIT (S.A.S)

Së bashku me profetët e kaluar, edhe librat e kaluar, Teurati dhe Ungjilli (Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re), janë argumente dhe dëshmitarë të profetësisë së profetit Muhamed. Megjithëse Teurati dhe Ungjilli janë të korrigjuar, eruditë të tillë si Hysejin Xhisri kanë gjetur në ekzemplarët e tyre shumë shenja në lidhje me këtë çështje. Këtu do të mjaftohemi duke dhënë vetëm katër prej tyre.

1. “Unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj.” (Ligji i Përtërirë, 18:18)

“Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: "Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t`ju thotë! Dhe do të ndodhë që kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shkatërrohet në mes të popullit".Gjithashtu të gjithë profetët, të gjithë ata që kanë folur qysh nga Samueli e këtej, i kanë shpallur këto ditë.”” (Veprat e Apostujve, 3:22-24)

“Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun” (Ligji i Përtërirë, 34:10)

Në sentencat e mësipërme të cituara nga Dhiata e Re dhe Dhjata e Vjetër’

Me fjalën “vëllezërit tuaj”, me të cilën profeti Musa u drejtohet të bijve të Izraelit me prejardhje nga Is’haku, i biri i Ibrahimit, shënohen të bijtë e Ismailit, vëllait të Is’hakut. Kurse profeti që ka për të ardhur nga të bijtë Ismail, mund të jetë vetëm profeti Muhamed, sepse vetëm ky ka rrjedhur nga soji i Ismailit. Jusha dhe Isai (Joshua dhe Jezusi) e kanë prejardhjen jo nga Ismaili, por nga të bijtë e Izraelit.

Me fjalën “si unë”, profeti Musai e ka fjalën për profetin e ardhshëm Muhamed, sepse, në

rreth njëzet veçori të detyrës profetike e të legjislacionit që solli, ku futen xhihadi ose lufta fetare, ligjet dhe ndëshkimet, autoriteti i fjalës mes bashkësisë, etj., Musait i përngjet Muhamedit (s.a.s), jo Jusha dhe Isai.

Pohohet hapur se nga të bijtë e Ismailit s’ka për të dalë më një profet si Musai.

ç) Shprehja “do t’i vë në gojë fjalët e mia” aludon për faktin se profeti i ardhshëm (Muhamedi)

s’do të dijë shkrim e këndim, pra, fjala e Zotit do t’i përcillet me gojë, ndërsa ai do ta mësojë lehtë dhe do t’ua përcjellë, pastaj, njerëzve.

2. “Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali

Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.”

(Ligji i Përtërirë, 33:2)

“Ardhja nga Sinai” do të thotë se Musait iu dhanë ligjet e Zotit në malin Sina. “U paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran”, është aludim për profetin Muhamed. Paran që në arabishte është në trajtën Faran, është jo vetëm emri i vjetër i Mekës; në kapitullin Zanafilla në Dhiatën e

Vjetër thuhet se Ismaili jetonte në shkretëtirën Paran. (Zanafilla, 21:21)

Me shenjtorët nga mesi i të cilëve do të dilte profeti i ardhshëm, shënohen familja e Profetit, e përfaqësuar nga Aliu, si dhe sahabët, shokët e profetit Muhamed.

Me ligj i zjarrtë aludohet për xhihadin në Islam.

3. “...Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë"? Prandaj unë po ju them se juve do t`ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t`i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt. Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërrmuar.” (Mateu, 21:42-44)

“Guri i qoshes” që përmendet më sipër nuk mund të jetë profeti Isa, sepse s’ka ndodhur ndonjë copëtim nën Isain dhe gjërat që solli ai, apo thërrmim si pluhur, por nën profetin Muhamed, si dhe, sepse Isai nuk solli ligj, nuk sundoi, por solli ligj dhe sundoi profeti Muhamed; vetë Isai thotë se nuk ka ardhur për të vënë ligje e për të sunduar. (Gjoni, 12:47)

Në rivajetet e Buhariut dhe Muslimit, profeti Muhamed pohon vetë se është guri i qoshes i ndërtesës profetike, për rrjedhojë, duke u vënë “gur qosheje”, me të plotësohet misioni profetik.

4. “Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,” (Gjoni, 14:16)

“... Ai do t’jua mësojë juve çdo gjë dhe do t’jua kujtojë çdo gjë që ju kam thënë...” (Gjoni, 14:26)

“... Ai do të dëshmojë për mua...” (Gjoni, 15:26)

“... është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi;... dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për drejtësi dhe për gjykim.” (Gjoni, 16:7-8)

Origjinali i fjalës Ngushëllues që përmendet më sipër, në greqisht është në trajtën Piriklitos që ka për përgjegjëse fjalën arabishte Ahmed. Ahmed është emri i profetit Muhamed dhe në Kuran pohohet hapur se emri i tij në ungjill është Ahmed. Të gjitha cilësitë dhe vetitë me të cilat përshkruhet Ahmedi në ungjill, janë vetëm te profeti Muhamed. Ndërkaq, ne sot nuk kemi ndër duar shumë nga ungjijtë që flasin hapur për të ardhmen dhe vetitë e profetit Muhamed.