FJALËT
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
وَبِهِ نَسْتَعِينُ
ٱلْحَمْدُ لِلَّٰهِ رَبِّ ٱلْعَالَمِينَ، وَٱلصَّلَاةُ وَٱلسَّلَامُ عَلَىٰ سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ وَعَلَىٰ آلِهِ وَصَحْبِهِ أَجْمَعِينَ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
Dhe prej Atij ne kërkojmë ndihmë.
Të gjitha lavdërimet i takojnë All-llahut, Krijuesit të të gjitha botëve, dhe bekimet e paqja qofshin për shkëlqesinë tonë, Muhammedin Alejhis-salatu ves-selam, për të gjithë familjen e tij dhe për sahabët-shokët e tij.
Vëlla! Ti më kërkove disa këshilla. Atëherë dëgjo disa të vërteta të përfshira në tetë tregime të shkurtëra, që duke marrë parasysh qënien tënde ushtar, ato janë në formën e krahasimeve të një natyre ushtarake. Unë e konsideroj nefsin -shpirtin- tim më të nevojshmin se të çdokujt tjetër për t’i dhënë këshilla. Në një kohë unë iu adresova nefsit tim në mënyrë të hollësishme me tetë Fjalë të inspiruara nga tetë vërsete të Kur’anit, prej të cilëve unë pata përfituar. Tani unë do t’i drejtohem shpirtit tim po me këto fjalë, por shkurtazi dhe me gjuhën e njerëzve të zakonshëm. Kushdo që dëshiron mund të dëgjojë së bashku me mua.
* * *